Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kreditoret skthejne 22 mld leke te bankat

Publikuar me : 28.08.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 511 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Sa vjen e rendohet me teper gjendja ne sistemin bankar, duke iu referuar shifrave te fundit te kreditimit. Shqetesimi i Bankes se Shqiperise, se pakujdesia e bankave te nivelit te dyte per te dhene kredi pa hesap do te jape shenja negative ne drejtim te menaxhimit te portofolit, po behet gjithnje e me shume realitet. Shifrat e fundit flasin per nje situate te keqe financiare per bankat ne Shqiperi, te cilat nuk po arrijne si duhet te mbledhin ne kohe kredite e dhena. Aktualisht totali i kredise se dhene per sektorin privat ne vend nga ana e bankave llogaritet ne rreth 216 miliarde leke (afro 2,4 miliarde dollare), ku nga keto, gati 10 per qind jane hua me probleme. Duke perfshire sektorin privat, ne total, kredia per ekonomine arrin ne rreth 348 miliarde leke. Nje pjese kryesore e sektorit bankar po has çdo dite e me shume me problemin e kthimit te kredise dhe kjo duket te mosrespektimi i afeteve nga ana e klientit. Shume prej tyre pranojne nen ze se nder shkaqet kryesore te krijimit te kesaj situate eshte renia ekonomike e klienteve, si rrjedhoje e reduktimit te te ardhurave si nga ulja e pages, ashtu dhe nga largimet nga puna. Nje tjeter shkak qe ka ndikuar per keq ne kete situate eshte dhe akordimi i kredive konsumatore, te cilat jepen nga bankat pa qene nevoja qe klienti te paraqese ndonje garanci pasurore. Nisur nga gjithe ky ambient jo fort kurajues per sektorin bankar, autoriteti me i larte monetar ne vend eshte duke ndermarre nje sere masash te forta rregullative ne drejtim te permiresimit te tregut.

Situata

Pak kohe me pare, gjate nje seminari te organizuar nga Banka e Shqiperise, guvernatori Ardian Fullani kritikoi ne menyre te drejtperdrejte drejtuesit e bankave te nivelit te dyte per mungesen e informacionit ne drejtim te klienteve. Kreu i BSH-se u referohej me se shumti rasteve kur aplikimet per kredi jane ne valute te huaj. Dhe ne fakt, shifrat e fundit flasin per shuma te medha parash ne valute te huaj, te cilat kane perfunduar te klienti si rrjedhoje e marketingut te ofruar nga bankat. Deri ne fund te muajit qershor 2008, nga 216 miliarde leke qe eshte totali i kredise per sektorin privat, rreth 173 miliarde leke jane kredi e dhene ne valute te huaj, ndersa pjese tjeter jepet ne lek. Rreziku qe mund te vije nga kredite me valute lidhet me faktin e ndryshimit te interesave, politike qe nuk varet nga Banka e Shqiperise, por nga ajo Evropiane. "Do ju sugjeroja qe klientit t‘i ofrohen kushte me te mira me kredite ne valuten vendase, duke u garantuar nje politike te qendrueshme nga ana jone", iu drejtuar Fullani krereve te bankave ne Shqiperi.

Shifrat

Duke iu referuar te dhenave nga Banka e Shqiperise rreth mbikeqyrjes se tregut, mesojme se nga e gjithe kredia e dhene, rreth 91,11 per qind e saj rezulton e shendetshme, ndersa pjesa e mbetur perbehet nga kredi te dyshimta me 1,03 per qind, kredi ne ndjekje me 4,65 per qind, kredi te humbura 0,84 per qind etj. Per sa u perket rreziqeve qe mund te vijne nga kursi i kembimit per kredite e akorduara ne valute, bankat kane percaktuar nje nivel provigjioni qe ne total shkon ne rreth 3 per qind mbi totalin e kredise se akorduar. Kjo mase ne perqindje perdoret nga vete bankat per nevojat e veta, ne raste kur ka luhatje te dukshme te kursit te kembimit.

Nderhyrja

Manovrat me normen

baze te interesit


Qe prej 12 korrikut 2006, Banka e Shqiperise e ka rritur pese here normen baze te interesit me 0,25 per qind, duke e bere ate aktualisht ne nivelin e 6,25 per qind. Keto ndryshime sollen nje rritje te interesave per depozitat ne lek, e si rrjedhoje edhe per kredite, duke i shtrenjtuar ato. Synimi i BSH per te ulur inflacionin dhe rrezikun nga kredite e keqija, duke rritur normen baze te interesit, nuk solli rezultate, per aq kohe sa bankat ne Shqiperi preferojne me teper qe operacionet financiare t‘i kryejne ne valute. Kjo duket qarte te kredite ne valute, te cilat zene rreth 70 per qind te totalit. Si rrjedhoje e shtrenjtimit te kredive ne lek, individet te shtyre edhe nga vete bankat iu drejtuan kredive ne valute, pasojat e te cilave po duken çdo dite e me shume.




2006

12 korrik 2006/ 5.25 + 0.25

30 nentor 2006/ 5.50 + 0.25

2007

27 qershor 2007/ 5.75 + 0.25

26 shtator 2007/ 6.00 + 0.25

27 nentor 2007/ 6.25 + 0.25


 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit