|
Krimi, edhe dy te vdekur e kater te plagosur ne nje dite
Publikuar me : 22.09.2008 Ne :
Krimi - 754 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Nje çifte e shkrepur pa dashje ka kthyer ne mort nje dasme qe zhvillohej dje ne fshatin Rabosh te Rrethit te Lezhes. Nje grua ka gjetur vdekjen e bere shoshe nga saçmat e leshuara prej nje distance te afert, ndersa dy persona te tjere jane plagosur rende. Autori i krimit, qe sipas policise eshte krejtesisht aksidental, eshte shoqeruar ne komisariat, por pastaj eshte dashur te çohet ne spital, pasi tronditja e rende i ka shkaktuar komplikacione te shendetit.
Gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyll syte, ne mes te nje gezimi ne fshatin Rabosh, qe ben pjese ne Komunen Balldre te Lezhes. Rreth ores 15:00, kur dasma e nisur ne mesdite kishte filluar te ndizej, njeri nga dasmoret ka shkrehur pa dashje çiften dhe saçmat jane derdhur mbi njerezit qe po vallezonin. Leze Hila, 50 vjeçe, eshte ndodhur ne drejtimin e grykes se çiftes dhe ka rene menjehere pertoke e pajete. Me pak me shume fat kane qene Hile Caka, 45 vjeçe, dhe Sander Jaci, 45 vjeç, te cilet jane transportuar menjehere ne spitalin e Lezhes e me pas drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Mjeket ne kete spital thane se dy te plagosurit jane ende ne gjendje kritike dhe vetem sot do te mund te thuhet me saktesi nese ata kane shanse t‘u mbijetojne plageve.
Nderkohe, Policia e Lezhes, qe ka mberritur ne vend vetem pak minuta pas ngjarjes se rende, i ka vene prangat 44-vjeçarit Roland Çupit, i cili konsiderohet autor i krimit. Çupi ishte i aferm i familjes qe bente dasmen dhe kishte marre çiften me vete per ta shkrehur ne ajer siç e do zakoni i dasmave shqiptare. Ai ka shkrehur njehere çiften ne ajer, por kur ka qene duke e ulur armen, ne menyre te pavullnetshme i ka meshuar edhe njehere kembezes. Arma eshte shkrehur kesaj radhe me gryken te ulur poshte, duke i leshuar saçmat ne drejtim te dasmoreve.
Burime nga Policia e Lezhes thane se 44-vjeçari eshte prangosur dhe eshte derguar ne dhomat e paraburgimit. Por, ndersa policet e shoqeronin, Çupi ka shfaqur probleme shendetesore dhe eshte çuar ne spitalin e qytetit. Mjeket aty thane se ai kishte kriza depresioni, qe i jane shkaktuar nga tronditja.
Incidentet me arme neper dasma nuk jane nje ndodhi e rralle per Shqiperine, ku gezimi nuk konceptohet pa pushken.
Fier, atentat kusheririt te Ben Qimes
Policia dyshon se autori eshte nga Vlora. Nuk perjashtohet ndonje konflikt i vjeter i familjes
Dy persona jane plagosur rende ne nje atentat me arme te ndodhur dje ne mbremje ne qytetin e Fierit. Policia tha se njeri nga viktimat e atentatit eshte kusheriri i pare i Arben Isufajt, i cili njihet ne Fier me nofken Ben Qimja dhe eshte arrestuar si i dyshuar per nje vrasje. Sipas burimeve zyrtare te policise, mesohet se dy te plagosurit jane ne gjendje te rende ne sallen e kirurgjise te Spitalit Rajonal Fier, nderkohe qe autor i dyshuar i atentatit eshte nje person me banim ne Vlore, emri i te cilit nuk behet i ditur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:30 ne lagjen "Sheq i Vogel", ku banon dhe ka ngritur bizneset e saj familja Isufaj. Amarildo Isufaj, 22 vjeç, dhe Tomor Jarua, 27 vjeç, kane qene ne katin e pare te nje kompleksi tregtar, prone e familjes Isufaj qe eshte ne ndertim e siper. Sipas policise, qe ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes, mesohet se te dy personat kane qene te ulur ne nje tavoline brenda kesaj ndertese. Autori i plagosjes se tyre mesohet se ka qelluar nga afer. Arma e zjarrit, e cila eshte perdorur, ka qene nje pistolete. Nderkohe qe i gjithe karikatori i saj eshte shkrehur ne drejtim te Amarildo Isufajt dhe mikut te tij Tomor Jarua. Burimet e policise bejne te ditur se zhurma qe ka leshuar pistoleta ka bere qe drejt nderteses ku ndodhi atentati te shkojne banore te zones, te cilet jane te aferm dhe te besuar te fisit Isufaj. Por, autori i krimit ka arritur te largohet, nderkohe qe dy te plagosurit jane derguar me te shpejte drejt spitalit te Fierit. Mjeket deklarojne per gazeten "Shqip", se gjendja e tyre eshte mjaft e rende, nderkohe qe saktesojne se shume plumba kane pershkuar trupin e 22-vjeçarit Amarildo Isufaj. Spitali dhe vendi ku ndodhi atentati jane rrethuar nga policia. Kjo e fundit po mban nen kontroll te plote edhe familjaret, si dhe te gjitha hyrjet e daljet e qytetit. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Fierit, autori i ketij atentati mendohet te jete nje banor i qytetit te Vlores. Nuk behet i ditur emri i tij, ndersa drejt qytetit bregdetar eshte nisur nje grup agjentesh operacionale. Motiv i ketij atentati mendohet te jete ndonje perplasje e koheve te fundit, por policia nuk hedh poshte edhe dyshimet se motiv mund te jete bere edhe ndonje çeshtje e vjeter. Amarildo Isufaj, me arsim tetevjeçar, eshte djali i xhaxhait te Arben Isufajt, Ahmetit. Ky i fundit ka qene i dyshuar per trafikimin e nje sasie droge te kapur teksa transportohej me nje ambulance te spitalit te Fierit. Nderkohe qe Arben Isufaj eshte vene ne prangat e Policise se Tiranes ne veren e ketij viti, si nje nder autoret e dyshuar te vrasjes se Pirro Koçiut. Avokati i Isufajt ka hedhur gjithmone dyshimet se arrestimi dhe provat e ADN-se qe çuan ne arrestimin e Arben Isufajt kane qene te rreme.
Kruje
Ekspertiza mjekoligjore zbuloi perqindje te larte alkooli ne gjakun e viktimes
Bie nga shkembi, vdes 45-vjeçari
Trupi i nje 45-vjeçari eshte gjetur i pajete ne malesine e Krujes. Mungesa e Bajram Temes prej disa oresh ne shtepi kishte shkaktuar shqetesim te familjaret, nderkohe qe trupi i tij eshte gjetur ne afersi te vendit te njohur nga banoret e zones si "Shkembi i Vajeve". Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Noj te Rrethit te Krujes. Kufoma eshte pikasur nga banoret e zones, te cilet me pas kane njoftuar rreth mesdites se djeshme policine lokale. Identifikimi i saj eshte bere shpejt dhe familjaret kane shpallur zine per humbjen e parakohshme te Temes.
Humbja e ekuilibrit, ndersa kalonte ne zonen shkembore, dyshohet t‘i kete shkaktuar vdekjen, ndersa oret e mungeses se tij kane shqetesuar familjaret. Nga veprimet e para hetimore eshte konstatuar se viktima mund te kete qene i dehur kur ka gjetur vdekjen.
Disa banore te zones deshmuan se e kishin pare ne gjendje te dehur pak kohe perpara se te vdiste, nderkohe qe keto deshmi jane konfirmuar edhe nga ekspertiza mjekoligjore. Ekspertet qe keqyren kufomen dhe moren mostra per te kryer analizat thane se ne gjakun e viktimes kishte perqindje te larte alkooli.
Burime nga policia lokale bene te ditur se hetimet per kete rast vdekjeje nuk do te mbeten thjesht ne nje aksident tragjik, po do te perqendrohen dhe ne mundesine e perfshirjes se ndonje personi te dyte ne te. Hetimet do te zbardhin nese vdekja i ka ardhur nga humbja e ekuilibrit per shkak te te qenit i dehur, apo dikush tjeter e ka "ndihmuar" ne renie.
Tropoje
Sipas policise, behet fjale per nje sherr te rastesishem
Shtiu mbi fqinjin,
arrestohet 21-vjeçari
Nje i ri 21 vjeç nga fshati Geghysen i Komunes Bujan eshte arrestuar nga policia lokale, pasi kishte tentuar te vriste nje bashkefshatarin e tij per motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Geghysen rreth ores 20:00 te se shtunes, kur Florian Rexha 21 vjeç, gjate nje sherri, te cilin policia e cileson si te rastit, ka qelluar me bresheri ne drejtim te bashkefshatarit Rifat M., banor i se njejtes lagje. Fatmiresisht plumbat e nisur nga automatiku i 21-vjeçarit nuk e kane prekur bashkefshatarin. Disa deshmitare kane pohuar se pas grindjes qe lindi mes dy komshinjve, Rexha ka hyre ne shtepi nga ku kishte marre automatikun dhe ka qelluar disa here. I kercenuari ka shpetuar edhe fale erresires se mbremjes, ndersa policia i ka vene dje prangat agresorit rreth ores 09:00, duke sekuestruar edhe armen, si dhe tete gezhoja si prove materiale. Rexha do te perballet tashme me dy akuza, ate te kanosjes me arme, si dhe armembajtjes pa leje sipas neneve 84 dhe 278 te Kodit Penal. Armembajtja pa leje perben sfiden me te veshtire per policine lokale ne verilindje, pasi sherbejne si burim vrasjesh te njepasnjeshme. Vrasja e fundit ne Tropoje ndodhi pak jave me pare ne nje prite nga autore qe ende nuk jane identifikuar.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|