Nje tjeter instrument financimi per universitetet, Ministri Tafaj ka renditur edhe kredine e studentit.
Sipas tij, cdo student ka te drejten te marre nje kredi studentore, por prioritet do te jene ata studente qe i perkasin shtresave ne nevoje. Interesat e kesaj kredie do te subvencionohen nga qeveria, dhe studenti duhet te shlyeje vetem shumen qe ka marre.
Por, shlyerja e kredise do te filloje dy vite pas diplomimit dhe punesimit te studentit.
Keshilltari Bardhyl Musaj Universitetet publike duhet te bejne nje analize te kostos se programit te studimit
Menjehere pas perfundimit te fjales se Ministrit Tafaj ka nisur edhe debati mbi kete skeme te re financimi te prezantuar nga MASH.
Ishte keshilltari i kryeministrit per arsimin e larte, Bardhyl Musaj, ai qe i pari vuri theksin ne rendesine e percaktimit te kostos se studimit per nje student, pasi, sipas tij, kjo eshte e vetmja menyre per te zbatuar me efikasitet skemen.
Parimi kryesor i kesaj skeme financimi eshte leku ndjek studentin. Ka dy lloje modelesh per te arritur kete I pari nepermjet nje kuponi, me te cilin studenti regjistrohet sipas deshires me disa kritere te percaktuara qe jane elemente teknike. Modeli i dyte eshte ne baze te numrit te studenteve qe kane aplikuar per dege te caktuara ne universitetet te caktuara shkon edhe leku ne universitet, u shpreh ai.
Po sipas argumentimit te Musajt, me e pranueshme per kushtet, ne te cilat ndodhet vendi yne, eshte modeli i dyte, cka do te thote se vjelja e fondeve nuk do te behet nepermjet kuponeve, por se leket do te shkojne ne universitet sipas numrit te studenteve qe jane regjistruar.
Kriteret
Sipas njoftimeve zyrtare te Ministrise se Arsimit, ne fillim te muajit shtator kompania e huaj e punesuar nga MASH ka nisur procesin e rating-u per te gjitha universitetet publike dhe private ne vend.
Ne perfundim te te cilit MASH do te kete nje liste me universitete qe kane kaluar klasen dhe me ata qe nuk kane mundur. Por mbi cfare kriteresh do te behet ky seleksionim?
Sipas Musajt, kompania e huaj do te nise punen me disa fusha studimi, per te percaktuar me tej nje kompleks treguesish qe duhet te plotesojne universitete pa dallim, nese jane publike apo private.
Ky grup kriteresh duhet te permbaje domosdoshmerisht personelin akademik, rezultatet e studenteve, perqindjet e atyre te diplomuarve qe jane punesuar, duhet te permbaje mjediset e mesimdhenies, infrastrukturen fizike, biblioteken qe duhet te kete nje literature te pasur, si dhe informacionet qe jepen per studentet dhe publikun, kryesisht nepermjet faqeve elektronike te universiteteve.
Do te ishte shume mire qe ne universitet publike te filloje nje analize e kostos se programit studimit, pasi ka nje disbalance. Per programe te njejta, studimi ka kosto te ndryshme ne institucione te ndryshme te arsimit te larte, u shpreh Musaj. Nje tjeter ceshtje qe preku keshilltari ishte edhe shmangia e klonimit te programeve.
Sipas tij, Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe nuk mund te ndodhe qe nje program studimi te jete ne dhjete institucione te arsimit te larte. Nje shperndarje e tille nuk ka cilesi. Por, nese do te behej nje lloj profilizimi i programeve te studimitt mbi bazen e kerkeses se tregut te punes, me ato qe kerkon zhvillimi rajonal. Kjo do te ishte ne te mire te tyre, ne te mire te zhvillimit institucional, - perfundoi ai.