Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriza, parate ikin me *valixhe* diplomatike

Publikuar me : 01.12.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 581 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bankat e huaja te nivelit te dyte nderrojne taktike, pas paralajmerimeve te guvernatorit

*Nese ndonje banke meme do te bjere, e fundit per te cilen do te mendoje do te jete dega ne Shqiperi*. Deklarimi eshte i ish-guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani, i bere pak jave me pare, kur qeveria amerikane sapo kishte premtuar fondin prej 700 miliarde dollaresh per te lehtesuar krizen financiare dhe kur ne Europe, po merreshin hapa te ngjashem.

Mese nje muaj me vone, kriza eshte ne vijim dhe vende rrotull Shqiperise, po planifikojne nderhyrje monetare per bankat e tyre, qe te shpetojne parate e depozituesve. Rasti me i fresket eshte ai i qeverise greke, qe injektoi mbi 28 miliarde euro, duke kujtuar se rreziku eshte jo vetem per financat e Athines, por edhe ne bankat qe ne Shqiperi jane dege te bankave greke.

Dhe jo vetem ne Greqi, por edhe ne Itali, apo edhe vende te tjera, ku jane selite qendrore te bankave qe operojne ne Shqiperi. Alarmi behet edhe me evident, kur dihet se te 16 bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi, asnjera nuk eshte shqiptare dhe ato jane dege te bankave te huaja.

Guvernatori Adrian Fullani, ne mbledhjen e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, megjithate deklaroi se nuk ka vend per panik, dhe se institucioni qe ai drejton e ka gjendjen nen kontroll: *Tregjet financiare nuk jane prekur nga tronditjet e tregjeve financiare globale apo evropiane.

Shkak per kete ka qene jo vetem shkalla e ulet e integrimit me tregjet evropiane dhe orientimi i sistemit tone bankar drejt financimit te aktivitetit te brendshem, por edhe mbikeqyrja e kujdesshme e Bankes se Shqiperise. Si autoriteti monetar dhe mbikeqyres i sistemit bankar, Banka e Shqiperise ka qene vecanerisht e kujdesshme qe te mbeshtese nevojat per likuiditet te sistemit dhe te monitoroje ne vazhdimesi performancen e treguesve financiare te bankave.

Per kete arsye, ajo ka ofruar operacione ne treg te hapur per injektimin e likuiditetit per periudha me te gjata dhe pertej nevojave te llogaritura te bankave*.

Por ka zera te shqetesuar qe thone se disa prej bankave qe operojne ne Shqiperi, megjithese kane patur probleme me kredite e keqija me kreditoret shqiptare dhe nuk kane portofol te kenaqshem me likuiditete, vazhdojne te transferojne valute jashte vendit, per llogari te bankave meme. Eshte nje praktike e njohur edhe nga Banka e Shqiperise, aq sa guvernatori Fullani rreth dy muaj me pare publikisht u kerkoi bankave qe te mos nxirrnin valuten jashte vendit dhe premtoi se do te shtoheshin kontrollet se sa jane respektuar keshillat e Bankes Qendrore.

Nje ekspert bankar thote se bankat kane reflektuar, por vetem duke ndryshuar taktike, duke e bere me te kamufluar dhe me te sigurt nxjerrjen e valutes jashte vendit. *Deget e bankave te huaja po perdorin dergesat diplomatike, te cilat nuk kontrollohen nga autoritetet doganore per te nxjerre jashte kufijve per ne thesarin e bankes meme, valuten e depozituar ne Shqiperi*- tha ai.

Qe depozituesit shqiptare jane te shqetesuar per fatin e parave qe kane lene ne banka, pas falimentimit te bankave ne mbare boten, e treguan veprimet bankare te dy muajve te fundit. Ndonese pa kaos, apo radhe te gjata mijera depozitues terhoqen kursimet e depozituara dhe me pas duke i kthyer ne valute, per ti patur me mire te sigurta ne shtepi.

Konvertimi i monedhes vendase ne euro dhe dollare solli edhe shtrenjtimin e valutes, ne nje kohe kur vlera e tyre te tregun boteror ishte ne renie. Nje zyrtar banke thote se paniku i humbjes se parave nga bankat, u zevendesua me pas me friken e mbajtjes se tyre ne shtepi. *Ne jemi deshmitare se si shume depozitues i rikthyen parate serish ne banke, sepse e kishin te pamundur ti mbanin ne shtepi, sepse mund te beheshin pre e grabitjeve*.

Interesat

Ka edhe nje arsye qe mund friken e humbjes se parave nga bankat. Jane interesat e larta qe ofrohen nga bankat e nivelit te dyte, per depozitat me apo pa afat si ne leke apo ne valute. Me reklamime te medha, shume prej bankave, ne menyre agresive po perpiqen te terheqin depozitues, me interesa qe12 vite me pare i jepnin disa prej kompanive rentiere ne Shqiperi. Por kjo eshte shume e demshme per zhvillimin e ekonomise.

Keshilla eshte e ekonomisteve, te cilet shohin te norma e larte e interesit te vendosur nga banka qendrore, nje pengese te madhe qe eshte lartesuar nga viti ne vit. Studiuesi i ekonomise dhe i sistemit bankar, Alfred Cako ne nje prononcim per gazeten *Shekulli* thote se *Banka e Shqiperise duhet ta ule normen e interesit, sepse ajo po i kthen shqiptaret qe te fitojne me mire nga depozitat, sesa te investojne ne ekonomi, duke nxitur zhvillimin e vendit*.

Sipas tij ne nje treg bankar si i Shqiperise, raporti mes depozitave dhe kredise eshte 6 me 1, eshte pengese per zhvillimin. *Ky raport mund te ulettek ne nese ulet norma e skontimit te Bankes se Shqiperise drejt normes natyrale te interesit me qellim qe te rriten investimet dhe jo kursimet ne Shqiperi dhe inflacioni te mbahet ne fre me shitje-blerje bonosh, dhe rritjen apo uljen sipas rastit te primit te depozitave te bankave te nivelit te dyte tek BSH-ja, e cila po gabon me kete norme paksa te larte interesi,*-thote eksperti Cako.

Prej dates 12 Korrik 2006, Banka Qendrore vendosi te ndryshoje Programin Monetar, duke rritur normen e interesit. Keshilli Mbikeqyres miratoi nje shtese prej 0,25 %, duke e cuar ne nivelin 5,25 %. Nderhyrja e Bankes erdhi pas deklarimeve publike te guvernatorit Ardian Fullani, i cili kritikoi qeverine per menyren e shperndarjes se shpenzimeve buxhetore, duke i perqendruar ato vetem ne gjysmen e dyte te vitit. Prej asaj kohe, rregullisht, Banka e Shqiperise e ka rritur normen baze te interesit dhe prej gati nje viti ai eshte 6.25 per qind.

 

Recetat

*Historia e teorive ekonomike*, nje liber per krizen financiare

Nuk ka sukses vetem *Kapitali* i Marksit. Zhytja e botes ne krize financiare ka nxitur ribotimin e librave qe japin recetat per zgjidhjen e problemeve financiare. Keto dite pritet te dale nga botimi libri *Historia e teorive ekonomike* e autorit Roger E. Backhouse, e botuar ne fillim para disa viteve dhe i ribotuar perseri keto vitet e fundit.

Libri perdoret si nje reference e rendesishme per te studiuar historine e ekonomiksit ne Angli, Australi, Kanada dhe madje edhe ne USA. Sipas perkthyesit Alfred Cako, libri mund te jape pergjigje per publikun e shqetesuar per fatin e tregut te kreditit, per depozituesit dhe bankieret per sa i perket tregut monetar dhe, te gjithe shqiptareve per trendin ekonomik qe ka lidhje te forta me kete treg.

Z.Cako thekson se, sipas tij, kjo lidhje ekziston perte pare shkaqet pak a shume te njejta te krizave ekonomike dhe financiare. Keto te fundit ndodhin ne menyre permanente, p.sh ne Angli cdo 18 vjet, ne France cdo 10 vjet, etj., pavaresisht se kriza aktuale eshte ndoshta me e thella dhe do te jete problemi kryesor qe do tu duhet te zgjidhin Presidenti Obama dhe udheheqesit e 8+5 vendeve te medha keto 2-3 vjet.

Kjo krize ngjan me krizen e shkaktuar nga OPEKU ne fillim te viteve 1970 sepse kandela ka qene kriza energjitike e cila e coi krizen ne ekonomi dhe ne outputin e mallrave dhe sherbimeve perendimore, duke e ulur rendimentin e saj per shkak te ngritjes se kostos dhe kjo krize ekonomike tronditi marredheniet e debitoreve me kreditin perendimor. Sekuestrot mbi kolateralet sollen rritjen e ofertes sidomos te shtepive, cka rrezoi cmimet e tyre duke e futur kredine mortgage ne kolaps.

Nderhyrja eshte rreth 2 trilion $. Gjithsesi kjo krize nuk tregon renien e teorive ekonomike, sidomos te shprehjes theceriane se *shteti nuk eshte zgjidhja, ai eshte problemi*. Shteti kryen funksionin e rishperndarjes nepermjet politikave te taksave dhe ‘the invisible hand do ta sqaroje perseri tregun, edhe pse bota ka nevoje per marreveshje te gjera politike pasi vendet zoteruese te burimeve energjitike kane avantazhe ndaj perendimit dhe keto avantazhe nuk jane se zhvendosen si teknologjia.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit