Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriza, vendi mund ti rikthehet kredive nga FMN

Publikuar me : 15.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 182 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Me ofrimin e financimeve, FMN kushtezon politikat e borxhit dhe ato fiskale. Bode E kemi kaluar ate faze


Bell Kemi mbeshtetur Shqiperine me asistence teknike, nese do te kete nevoje ofrojme edhe financime

TIRANE- Prej me shume se nje viti e gjysme, Shqiperia kishte hyre ne nje stad tjeter marredheniesh me Fondin Monetar Nderkombetar, nga mbikeqyrja direkte nepermjet nje misioni te perhershem ne mbeshtetje me keshilla teknike dhe politike.


Por duket se kjo marredhenie do te marre nje tjeter dimension duke marre parasysh deklaratat e djeshme te kreut te misionit te FMN-se ne Shqiperi, Geruin Bell, i cili krahas mbeshtetjes teknike ofroi edhe mbeshtetjen me ane te financimeve ndaj Shqiperise. Kjo deklarate vjen ne nje kohe kur qeveria ka propozuar shkurtime drastike ne shpenzime si dhe marrja e huave ne tregun e jashtem paraqitet me kosto te medha.


FMN-ja eshte ketu per te ndihmuar. Ne te kaluaren e kemi bere kete nepermjet programeve tona te huadhenies. Ne kete pike ne jemi duke ofruar asistence teknike dhe keshilla politike, por Shqiperia mund te mbeshtetet tek ne per ti ofruar sigurim dhe mbeshtetje financiare nese do te doje, - tha dje Bell gjate konferences se djeshme ne prani te Ministrit te Financave, Ridvan Bode dhe Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani.


Por, per te perfituar nga kredite e FMN-se, fillimisht nje vend duhet te plotesoje disa kushte, te cilat fillojne nga politika qeverisese deri tek ato fiskale, qe tashme duhet te ndermerren sipas direktivave te ketij institucioni.


Pyetjes se mbeshtetja me financime nga FMN do te kthente Shqiperine ne nje stad te kaluar te marredhenieve me kete institucion, kreu i Financave, Ridvan Bode, iu pergjigj se nuk behet fjale per nje gje te tille. Sipas Bodes, vendi yne e ka kaluar stadin kur mbikeqyrej drejtperdrejt nga FMN.


Per te te ofruar kredi, FMN fillimisht kushtezon marrjen e masave per kryerjen e rregullimeve te nevojshme ne nivelin e borxhit publik, deficitit buxhetor, sistemin e taksave, etj. Kur nje vend merr hua nga Fondi Monetar Nderkombetar, qeveria e tij merr persiper qe te rregulloje politika ekonomike per te tejkaluar problemet qe e cuan ate te kerkojne mbeshtetje financiare, - citohet ne faqen zyrtare te FMN-se.


Vitin e shkuar, ne valen e pare te krizes ekonomike qe preku shume vende te botes, FMN pergatiti nje shume rreth 740 miliarde dollare per mbeshtetjen e ekonomive qe do te ndjeheshin ne rrezik. Kusht i perfitimit te kredise ishte qe veshtiresite ne ekonomi te kishin ardhur per shkaqe te jashtme si dhe vendi te kishte performance te mire makro-ekonomike. E. Senja


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit