Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriza e se djathtes Italiane

Publikuar me : 22.08.2010 Ne : Shendeti - 179 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Teksa fitonte zgjedhjet parlamentare te 13-14 prillit 2008 e ngjitej per here te trete ne 14 vjet ne timonin e qeverise italiane, Silvio Berluskoni jepte pershtypjen se mandati i tij ekzekutiv do te mbyllej vetem ne 2013-en - kur parashikohet fundi kushtetues i kesaj legjislature me shumicen e qendres se djathte.


Ne ato zgjedhje e majta ekstreme nuk arriti te hynte ne parlament, e majta me e moderuar e Veltronit dukej krejt pa jete e pa ide dhe Berluskoni, aleat me postfashistet e Finit, populistet e Liges se Veriut te Bosit e nje grup autonomistesh siciliane, zoteronte ne dy dhomat e legjislativit numra komode per te realizuar reforma institucionale e strukturale ekonomike te nevojshme per te bere me eficent sistemin italian, karakterizuar prej nje polarizim politik i tejskajshem e nje rritjeje ekonomike te pakenaqshme ne dy dekadat e fundit.


Ne shkurtin e 2009-es antagonisti opozitar i Berluskonit dorehiqej pas humbjes se partise se tij per zgjedhjet ne rajonin me status autonom te Sardenjes. Hija e gjate e nje hegjemonie ne dukje te pathyeshme te trinomit Berluskoni-Fini-Bosi dukej se konfirmohej ne mars te atij viti me bashkimin ne nje parti te vetme, Partia e Lirise, te krijeses berluskoniane Forca Italia e partise Aleanca Kombetare te Finit, kryetari i Dhomes se Deputeteve.


Natyrisht kryetar i partise se re ishte kryeministri, i paoksidueshmi Kavalier Berluskoni. Por bashkejetesa Berluskoni-Fini do te shenonte ulje-ngritje tensionuese dhe aktualisht urrejtja politike mes dy bashkethemeluesve ka futur ne krize krijesen e unifikuar te lindur ne marsin e vjetshem qe Berluskoni e quajti partia e dashurise.


Bashke me partine ka hyre ne nje krize te pashpallur edhe ekzekutivi italian. Tentativa e materializuar me lindjen e Partise se Lirise per ta futur sistemin partiak italian ne kuadrin e bipolarizmit te modelit sundues ne demokracite anglo-saksone rrezikon te katalogohet ne kuadrin e nje meteoriti iluzor ne qiellin e politikes italiane.


Prej disa muajsh Berluskoni e pasuesit e tij synojne ta detyrojne Finin te dorehiqet prej kryesise se Dhomes se Deputeteve pasi ky, i kthyer befas ne politikanin i djathte me popullor ne gjirin e popullit te majte, sfidon prej nje viti kryeministrin e Bosin ne ceshtje qe shkojne prej pavaresise se institucioneve kushtetuese ne njohjen e te drejtave te te huajve dhe prekin tema te ndjeshme bioetike ne nje vend te pershkuar prej kultures katolike.


Gjithashtu Fini,permes fondacionit te krijuar prej tij Te besh te ardhme (Fare Futuro), sfidon berluskonianet ne tema intelektuale mbi vendin e kultures se djathte italiane brenda asaj evropiane dhe denon tentativat e shumices se ciles i perket per te mbrojtur eksponente me pushtet te hetuar prej drejtesise. Vete Berluskoni ka probleme me drejtesine italiane, dhe ka akuzua se ndodhet ne duart e gjykatesve te kuq me bindje komuniste.


Ne mbledhjen e grupit drejtues te Partise se Lirise ne 22 prill Fini u distancua prej qendrimeve kritike te Liges se Bosit, nje parti ish-separatiste, ndaj perkujtimeve te pervjetorit te 150-te te bashkimit te vendit (pervjetor qe bie ne marsin 2011).


Ne 30 korrik, ky grup drejtues praktikisht e perjashtoi Finin e nje grup pasuesish te tij nga Partia e Lirise, duke bere kryetarin e Dhomes te akuzoje Berluskonin per nje konceptim iliberal te jetes politike e te leshoje krijesen e tij parlamentare E ardhme dhe liri, grupim formalisht ende brenda shumices legjislative. Koalicioni i Berluskonit ndodhet thuajse ne nje krize identiteti pas largimit te Finit, qe ne shtator mundet edhe te krijoje nje parti te re e te shkeputet edhe formalisht prej shumices.


Rasti Fini eshte nje simptome dhe jo shkak i krizes se berluskonizmit. Kryeministri italian ka fituar tre pale zgjedhje parlamentare (1994, 2001, 2008) duke arritur te bashkoje ne nje koalicion te vetem ithtaret e dy prej tendencave kryesore te se djathtes italiane (e perendimore ne pergjithesi) liberistet (pasues te nje doktrine qe mbron nderhyrjen e ulet te shtetit ne ekonomi dhe beson tek nje treg i lire konkurrues ku taksat mbi ndermarrjet jane te uleta) e populistet (ndjekes te nje tendence qe i kundervihet kercenimeve te identitetit kombetar prej efekteve te globalizimit si p.sh., emigracioni klandestin).


Serbatori i privilegjuar i votave te koalicioneve berluskoniane kane qene shtresat e mesme qe gjate Luftes se Ftohte votonin per partine me baze katolike Demokracia Kristiane.


Tek konsensusi per Kavalierin (emertimi publik i Berluskonit) shihet trekendeshi fitues i se djathtes se re europiane (misheruar edhe tek modeli Sarkozi qe triumfoi ne presidencialet franceze te 2007-s) lidership i forte e karizmatik, komunikim i drejtperdrejte (ndihmuar ne Itali prej faktit se kryeministri eshte nje manjat i afirmuar i mediave) dhe demokraci programatikisht efikase pa ndermjetesimin e partive ideologjike tradicionale (qe sundojne spektrin e majte).


Ne kurorezimin e Berluskonit vota ideologjike e klienteliste e te shkuares se afert eshte transformuar ne nje vote opinioni per liderin, ne nje raport besueshmerie zgjedhes-i zgjedhur bazuar mbi pritshmerine e efikasitetit te qeverisjes se ketij lideri.


Berluskoni e Sarkozi kane radikalizuar luften politike ne binaret e plebishitarizmit mbi personalitetin e tyre politik, duke ngjallur shpesh pritshmeri joreale per nje ndryshim efikas te sistemit.


Kryeministri italian premton prej 16 vjetesh nje revolucion te ri ekonomik, lehtesime fiskale per ndermarrjet e bizneset, reforme te institucioneve kushtetuese e atyre te drejtesise, ngritjen ekonomike te Jugut (gangrena e vertete e zhvillimit te vendit), thjeshtesim e teknologjizim te procedurave burokratike dhe lufte pa kriter ndaj kriminalitetit te organizuar e emigracionit klandestin (dy fenomene te vecuara qe Berluskoni e Bosi preferojne ti shohin si te lidhura shume ngushte).


Por ne 2006-en nje referendum hodhi poshte reformat kushtetuese te legjislatures se meparshme berluskoniane, rritja ekonomike eshte prej vitesh anemike dhe sherbimet publike shteterore nuk njohin permiresime te dukshme.


Gati te detyruar te votojne qendren e djathte prej percarjeve periodike te se majtes, italianet nuk e kane pare statusin e tyre material te permiresuar dukshem gjate zhvillimit te revolucionit berluskonian. Industri te fuqishme si prodhuesja e automobilave FIAT delokalizojne ndermarrjet e tyre ne SHBA e Evropen Lindore.


Se fundmi ish-presidenti i shoqates se industrialeve Montezemolo ka akuzuar gati hapur permes fondacionit te vet Berluskonin per deshtim ne implememtimin e premtimeve me te cilat i hyri politikes.


Sistemi berluskonian duket qartazi se ka hyre ne krize. Fini tenton te shfrytezoje ate qe shfrytezon keq vete opozita italiane, duke shtytur opinionin publik te pyese veten nese Berluskoni mundet ta nxjerre vendin prej krizes morale e te ideve ku ka hyre apo eshte vete aktor kryesor frymezues i kesaj krize.


Ndersa Italia vuan mungesen e meritokracise e papunesine kritike te moshes se re, nje kercenim per te ardhmen e afert prodhuese vjen prej krizes demografike qe mund te kete valvul zgjidhjeje rritjen e punesimit te te huajve, aq te demonizuar prej qeveritareve. Perplasja me Finin mund ta detyroje Berluskonin te kerkoje shpejt zgjedhjet e parakohshme, ku sipas parashikimeve mund te rifitoje nje tjeter mandat qeverises.


Por sfida e kryetarit te Dhomes detyron publikun italian te pyese veten nese berluskonizmi eshte ne gjendje ta beje vendin te perballoje veshtiresite ekonomiko-shoqerore bllokuese te zhvillimit pa e futur ne rrugen pa krye te demagogjise, populizmit e denigrimit te kundershtareve politike mbartes idesh konkurruese. Ne fillim te legjislatures aktuale Berluskoni premtoi nje qeverisje te te berit, duke lene te kuptohej se koalicioni i tij do te punonte aktivisht ne zgjidhjen e problematikave.


Duke zhbere praktikisht shumicen e gjere qe zoteronte ne parlament ai ka ndikuar fort ne bllokimin e ketij modeli premtues pa dhene alternativa te dukshme per ta rivene ne levizje. Kriza aktuale e se djathtes italiane vetem sa reflekton krizen me te gjere te ketij vendi gati te bllokuar qe nuk ravijezon dot nje strategji te besueshme zhvillimi te se ardhmes se tij te pasigurt.

Universiteti La Sapienza, Rome

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit