Ne krahasim me vitin e shkuar, kredite e keqija jane rritur ne shumen 2.7 miliarde leke. Shtohen kushtet per kredite
TIRANE- Kriza ekonomike boterore shfaq shenjat e para edhe ne Shqiperi. Megjithese vendi yne nuk rrezikohet drejtperdrejt nga kjo krize, shtrengimi i kritereve te kredidhenies, tregon se bankat jane duke marre masa per minimizimin e efekteve te saj ne vend. Shtrengimit te kritereve te kredidhenies, nuk do ti shpetojne as bizneset.
Megjithese gjate pjeses se mbetur te ketij viti parashikohet nje ulje e intensitetit te ketij shtrengimi, bankat do te tregohen me te kursyera ndaj kredive per investime. Per kredite per kapital qarkullues, me maturim me te vogel se nje vit, dhe per ndermarrjet e vogla dhe te mesme, parashikohet nje shtrengim i metejshem i standardeve te kredidhenies.
Sipas Bankes se Shqiperise, kjo ndodh pasi ne muajt ne vazhdim pritet nje rritje e kerkeses per kredi nga keto ndermarrje. Bashkangjitur kesaj, pritet edhe nje rritje e riskut per moskthimin e kredive te marra. Situata me e fundit ekonomike ne bote, e cila ka shkaktuar uljen e te ardhurave nga emigrantet, duke zvogeluar aftesine blerese te shqiptareve, bashkangjitur stanjacionit qe po perjetojne vendet perreth nesh, rrisin rrezikun e mosshitjes se prodhimeve te ketyre ndermarrjeve.
Lidhur me kushtet e dhenies se kredise, bankat kane forcuar standardet e aplikuara per kredine nepermjet rritjes se kerkeses per kolateral, ne raport me madhesine e huase. Tashme bizneseve do tju duhet te posedojne sasi me te medha te pasurive te paluajtshme per te bere te mundur levrimin e kredise nga bankat.
Sipas Bankes se Shqiperise, faktoret kryesore qe nxisin kerkesen e bizneseve per kredi jane, nevoja per financimin e investimeve dhe nevoja per kapital qarkullues. Dominimi i huadhenies ne valute verehet edhe kete vit, ajo perben 73% te totalit te kredise se akorduar. Si bizneset, ashtu edhe individet, preferojne te marrin kredi ne monedhe te huaj, kryesisht ne euro, duke perfituar nga interesat me te leverdisshme.
Si faktore qe kane nxitur kerkesen e individeve per kreditim ne valute te huaj, bankat rendisin rrezikun e ulet qe lidhet me luhatjet ne kursin e kembimit apo te normes se interesit dhe diferencen qe ato ofrojne ne keto norma. Nje sektor ku bankat ende hezitojne te japin kredi eshte ai bujqesor. Kredite e dhene per kete sektor shenojne shifra shume te uleta ne krahasim me sektoret e tjere, kjo per arsye se bankat ende i konsiderojne me risk te larte kredite e dhena per bujqesine.
Nje tjeter arsye e mosdhenies se kredive jane edhe vete *kredite e keqija*. Sipas Bankes se Shqiperise, ne krahasim me vitin e shkuar verehet nje rritje e moskthimit te kredise nga individet dhe bizneset. Behet fjale per 2.7 miliarde leke qe jane marre hua nga klientet e bankave dhe qe nuk jane kthyer prej tyre.
Ritmet e ndjeshme te kreditimit te ekonomise jane shoqeruar edhe me rritje te riskut te moskthimit te kredise nga klientet. Gjate tremujorit te dyte te ketij viti *kredia e keqe* arriti shifren e 2.7 miliarde lekeve, duke shenuar nje rritje prej 0.4 %, ne krahasim me tremujorin e meparshem.
Ekspertet bankar bejne te ditur se kjo tendence, kah rritjes se kredise me probleme, pritet te vazhdoje si rezultat i ritmit te larte te kredive te akorduara gjate ketyre viteve. Duke u fokusuar ne kredine per individ, ato shprehen se kerkesa vijon te rritet, si per kredine per banesa ashtu dhe per ate per konsum, por me ritme me te uleta ne krahasim me vitin e kaluar.
Ne tregun bankar shqiptar, ne shumicen e rasteve, kredite per individ merren nga emigrantet, te cilet jane te prirur qe kredine e marre ta investojne ne pasuri te paluajtshme, kryesisht duke blere shtepi. Sipas specialisteve, kriza qe ka perfshire vendet ku ata kane emigruar, ka bere qe te ulet sasia e te ardhurave, kjo ka ndikuar ne uljen e kerkeses per kredi nga ana e tyre.
Duke i bashkangjitur edhe shtrengimet e vendosura nga bankat per kete kategori kredie, parashikohet qe kerkesa e individeve per kredi gjate muajve ne vazhdim te mos pesoje rritje, por te mbetet ne nivelet e gjashtemujorit te pare te ketij viti. Emirjon Senja