Senati amerikane pritet te votoje sot per nje version te rishikuar te paketes se shpetimit disa miliarde dollareshe te qeverise per sektorin financiar amerikane.
Udheheqesi i Senatit, Harry Reid, tha se ishte esenciale qe te veprohej me shpejtesi per rivendosjen e besimit ne sistemin financiar dhe forcimin e ekonomise.
Nje zedhenes i udheheqesit republikan ne Dhomen e Perfaqesuesve e cila e hodhi poshte versionin e pare diten e hene, tha se ai kishte pare versionin e rishikuar dhe besonte se Kongresi do ta votonte ate.
Dy konkurentet presidencial Xhon Mekejn dhe Barak Obama rikthehen ne Uashington per te marre pjese ne votimin ne Senat.
Debati Mekein-Obama per krizen
Te dy kandidatet kryesore presidenciale floen me tone te ngjashme, duke i bere thirrje Kongresit per te vepruar pa vonese ne ndihme te sektorit te trazuar financiar. Kronika ne vazhdim shpjegon se si problemet e fundit ekonomike po ndikojne tek politika presidenciale:
Pas perplasjeve per dite me radhe mbi ceshtjet ekonomike, republikani Xhon Mekein dhe demokrati Barak Obama i bene thirrje Kongresit te perpiqet perseri per te miratuar planin e administrates, i cili u hodh poshte nga Dhoma e Perfaqesuesve te henen.
Senatori Mekein beri komente para nje grupi biznesmenesh ne Ioea:
"Nuk mund te lejojme qe kriza ne sistemin financiar te kthehet ne krize ne besimin e konsumatoreve. U bej thirrje te gjitheve ne Uashington te bashkohen ne frymen dy-partiake per te zgjidhur kete krize. E di qe shume prej zgjidhjeve per kete problem nuk gezojne popullaritet, por pasojat e frikshme te pasivitetit do te jene shume me te demshme per sigurine ekonomike te familjeve amerikane dhe ne ate rast fajin do ta kemi ne vete."
Zoti Mekein dhe rivali i tij demokrat, Senatori Barak Obama, folen me telefon me presidentin Bush, i cili po ashtu i ka bere thirrje Kongresit te veproje pa vonese per te shpetuar planin.
Si Obama, ashtu edhe Mekein propozuan qe qeveria te rrise nivelin tavan mbi shumen e depozitave te garantuara ne banke nga niveli aktual prej 100 mije dollaresh ne 250 mije dollare.
Zoti Obama u beri thirrje amerikaneve te mbeshtesin planin e qeverise, ne komentet qe beri ne nje tubim per fushate ne Reno te shtetit Nevada:
"Atyre demokrateve dhe republikaneve qe e kundershtuan te henen planin, u them te marrin mbi vete pergjegjesite qe u takojne dhe te bejne ate qe duhet per te miren e vendit. Te gjithe amerikaneve u them se nese behem president, ky plan per shpetimin e sektorit financiar nuk do te jete masa e fundit qe do te marr per te forcuar ekonomine, por vetem fillimi."
Zoti Obama tha se nese Kongresi nuk ndermerr masa, amerikanet do ta kene gjithnje e me te veshtire te sigurojne kredi per blerje shtepie apo per te blere nje makine e per te paguar studimet universitare.
Ka gjasa qe ekonomia te jete nje teme e rendesishme ne debatin e se enjtes mes dy kandidateve per nenpresident, republikanes Sara Pejlin dhe demokratit Xho Bajden.
(BBC)