Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriza greke, kriza shqiptare dhe te dyja se bashku

Publikuar me : 09.03.2010 Ne : Politike - 375 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Fqinji yne jugor, Greqia, eshte ne krize te rende ekonomike. Qe prej shume vitesh financat publike greke jane keqmenaxhuar, duke thyer keshtu kriteret e percaktuara nga traktati i Maastrichtit. Per te mos pesuar sanksionet e parashikuara nga ky traktat, Qeveria greke ka paraqitur bilance qe ne dukje i permbushnin keto kritere, por qe ne realitet nuk ishin te verteta.


Perfaqesuesit e Bankes Qendrore Europiane e kane shprehur qarte: Greqia ka genjyer dhe shfaqja e genjeshtres eshte fshehja e deficitit buxhetor, deficit i deklaruar ne nivelin 6perqind te PBB-se, kur realisht ishte 12perqind e PBB-se, nga 3perqind qe eshte kufiri i lejuar per vendet anetare te Eurozones.


Shqiperia po perjeton nje krize te thelle ekonomike. Ne Shqiperi, gjithashtu, eshte ngritur e konsoliduar prej vitesh nje sistem institucional statistikor fals, me shifra jo reale qe nuk perputhen me ato te institucioneve nderkombetare te specializuara. Shembulli me i qarte eshte spekulimi me rritjen ekonomike.


Qeveria shqiptare, per te fshehur krizen, ne menyre sistematike deklaron rritje ekonomike disa here me te larta se realiteti, duke genjyer per nje tregues themelor te menaxhimit te financave publike. Kulmi arriti kur drejtuesit me te larte te qeverise deklaruan nje rritje prej 9perqind nderkohe qe kudo ne bote rritja ishte zero ose negative.


Ndryshe nga Qeveria greke, Qeveria jone genjen e qete, sepse nuk ka kushtezime nderkombetare. Keto mashtrime u bene edhe me te ekzagjeruara pas largimit te Fondit Monetar Nderkombetar, nje nder te paktat institucione qe ia nxirrte te palarat ne shesh Qeverise, te cilit nuk ju rinovua marreveshja dhe praktikisht u perzu nga Shqiperia.


Thelbi i krizes greke eshte ekonomia e semure, jo konkurruese, me eksporte minimale. Aftesia menaxhuese e qeverive te shkuara greke ka rezultuar ne nivele shume te uleta duke mos qene ne gjendje te perdorin me eficience burimet e brendshme, qe Greqia i ka me shumice, dhe te mos perfitojne me efikasitet nga fondet e Bashkimit Europian per zhvillimin e metejshem te vendeve anetare.

Thelbi i krizes shqiptare eshte ekonomia e pazhvilluar, bujqesia primitive dhe e neglizhuar plotesisht nga politikat publike, biznesi i frenuar dhe gati i falimentuar, eksportet e paperfillshme, keqmenaxhimi dhe shperdorimi i fondeve publike, korrupsioni galopant.


Politikat publike nuk perkojne as me rregullat me elementare te menaxhimit te ekonomise se tregut te lire dhe si te tilla po deshtojne njera pas tjetres.


Kujtoni zhurmen e madhe te nismes "Shqiperia nje Euro" qe do te sillte miliarda euro investime, qe jo vetem nuk solli investime te tilla, por coi ne shperdorimin apo pervetesimin e pasurive te perbashketa.


Kujtoni nismen ligjore per riklasifikimin e biznesit te vogel si biznes i madh thjesht per te rritur artificialisht te ardhurat e buxhetit te shtetit, qe jo vetem nuk i rriti te ardhurat, por coi ne falimentim shumicen e bizneseve te vogla, duke goditur rende ekonomite familjare. Nderkohe qe duhet te kishim bere pikerisht te kunderten.


Te krijonim lehtesi per biznesin e vogel, te krijonim kushte lehtesuese per kreditimin e tij, te benim ulje te perkohshme te taksave per ti dhene atij frymemarrje - akte qe do ti jepnin energji ekonomise dhe do te rrisnin te ardhurat e buxhetit.


Kujtoni manovrimet primitive me buxhetin e shtetit te vitit 2009, qe ka ndryshuar zyrtarisht kater here, apo me buxhetin e vitit 2010 qe u ndryshua vetem pak dite pasi u miratua.


E tille eshte edhe nisma e sapo shpallur per te privatizuar gjithcka, vec hidrocentraleve te kaskades se Drinit, jo per te zhvilluar ekonomine sic ben e gjithe bota me privatizimet, por vetem per te mbledhur 100 milione euro me shume per buxhetin e shteruar te shtetit.


Perkundrejt deficiteve buxhetore te shtrira ne vite, Qeverite Greke kane vrapuar drejt rruges me te lehte, marrjes se kredive nga bankat nderkombetare, duke e rritur borxhin publik ne 110perqind te PBB-se, pa menduar aspak se nje dite duhet te filloje ti shlyeje keto borxhe me parate e taksapaguesve greke. Qeverite greke nuk jane frenuar as nga fakti se nivele kaq te larta borxhi publik po ndryshonin rrenjesisht profilin e saj te rrezikut, duke e rritur se dukshmi ate.


Qeveria Shqiptare ka ndjekur te njejten rruge.


Borxhi publik i saj mendohet te jete ne nivelin 65perqind te PBB-se, - "mendohet", sepse Qeverisa e fsheh me fanatizem vleren e sakte te borxhit publik - nderkohe qe kredi te tjera prej qindra miliona eurosh jane duke u negociuar me banka private dhe institucione financiare.


Shume shpejt, shpenzimet per sherbimin e borxhit, pra pageses se interesave dhe kostove te tjera te lidhura me borxhin, do te jene me te larta se fondi qe i jepet sot pushtetit lokal nga buxheti i shtetit dhe do te afrohen me fondin vjetor te Qeverise Shqiptare per investimet publike.

Ne dukje, shtetet kyce te Eurozones, si Gjermania dhe Franca, e kane lene Greqine teresisht vetem ne perballjen me krizen e saj financiare.


Pas shpetimit te bankave dhe institucioneve financiare me paketa prej disa qindra milione euro, asnje vend nuk deshiron te perdore taksat e votuesve te tyre per te shpetuar qytetaret greke. Ndonese dinamikat ekonomike mund te jene globale, votat e taksat ende jepen ne nivelin lokal e kombetar.


Mungesa e gatishmerise per te ndihmuar Greqine me financim te drejtperdrejt eshte shprehur qartazi ne deklaraten e nje parlamentari Gjerman, i cili deklaroi se "nuk mund te ndihmosh nje te dehur duke i dhene nje shishe tjeter pije alkoolike."


Ndersa deputete te tjere Gjermane, madje nga vete partia e Kancelares Merkel, kane shkuar edhe me tej ne deklaratat e tyre, duke i sugjeruar Greqise te shese asete te tilla si ishujt e saj te pabanuar per te evituar falimentimin.


Te tilla deklarata u bene zanafillat e shprehjes aq popullore tashme ne qarqet gazetareske gjermane: ne ju japim para ne kesh, ju na jepni Korfuzin!


Me gjithe hezitimin e politikaneve te Eurozones, te gjitha vendet e Bashkimit Europian jane te shqetesuar per fatin e ekonomise Greke dhe ne themel te ketij shqetesimi qendrojne shume arsye.


Bankat franceze e gjermane, se bashku, kane nje ekspozim mbi 84 miliarde Euro ne borxhin Grek apo 6 here me shume se te gjitha vendet e Europes Jugore te marra se bashku.


Parisi dhe Berlini do te ishin viktimat e para direkte nese Greqia do te ndalonte se paguari borxhet. Anglia dhe Irlanda kane rreth 23perqind te bonove te hedhura ne treg nga Athina, Franca 11perqind dhe Gjermania, Zvicra e Austria se bashku kane 9perqind.


Per me teper, Brukseli ndan pergjegjesi me Greqine, sepse nuk ka ushtruar kontrollin e duhur ndaj ekonomise greke, duke mbyllur njerin sy perballe shifrave te falsifikuara qe i jane servirur.


Ndersa suksesi i qeverise greke javen qe shkoi ne hedhjen ne treg te obligacioneve te reja ne vleren 5 miliarde euro i dha pak kohe Greqise, te gjithe vendet e Eurozones jane te qarta per veshtiresite qe ka perpara Greqia.


Ato e kuptojne mire se kredi me interesa te nivelit 6.5perqind, sic ndodhi me kapitalin e ngritur rishtazi, jane te paperballueshme per Greqine. Situata komplikohet edhe me shume, kur merret parasysh se Greqia duhet te ngreje edhe 15 miliard euro te tjera nepermjet bonove te thesarit.


Vizitat e Papandreout ne Gjermani dhe France nuk jane te rastesishme. Kryeministri Grek kerkon qe keto vende te behen garantuese per borxhin grek per te ulur keshtu normat e interesit dhe koston e borxhit.


Ne te njejten kohe, vendet anetare te Eurozones duhet te gjejne nje zgjidhje per problemin Grek edhe sepse ato kercenohen nga zhvleresime te metejshme te monedhes se tyre. Fale krizes Greke, euro ka rene 10perqind ne krahasim me dollarin ne dy muajt e fundit, ndersa rreziku i spekulimeve te metejshme ndaj euros eshte real.


Per te mospermendur ramifikacionet e metejshme mbi Eurozonen nese kjo krize godet vendet e tjera me pak te zhvilluara, por me nivele te ngjashme borxhi publik si Spanja, Portugalia, Irlanda dhe, ndoshta, Italia. Per te gjitha keto arsye, politikanet e Eurozones do te mundohen te gjejne nje zgjidhje, qofte edhe financiare, per problemin grek.


Ndryshe nga Greqia, jane te shumta arsyet pse per fatin e ekonomise se Shqiperise duhet te mendojme ne vete dhe askush tjeter. Kryesore eshte se kriza jone nuk shqeteson drejtperdrejt asnje vend apo rajon vec shqiptareve.


Edhe sikur te donim te vinim ne jete "keshillat" e ofruara ndaj Greqise per te shitur asetet e medha te vendit tone, ne skemi asgje me vlera te tilla per te ofruar. Keshtu qe te gjitha pasojat do te bien pa asnje amortizim mbi familjet shqiptare, mbi kushtet e jeteses se tyre.


Mjafton te kujtojme se Greqise po i kerkohen ulje drastike te shpenzimeve publike, ulje te medha te pagave te sektorit shteteror dhe rritje te taksave, duke filluar nga Taksa e Vleres se Shtuar. Kur masa te tilla te duhet te merren ne Shqiperi, pasojat do te ndihem akoma me rende, ne kushtet kur infrastruktura, shendetesia dhe arsimi jane shume me pak te zhvilluara dhe kerkojne shume me teper financime se deri tani.


Krahas pasojave te krizes se saj ekonomike, Shqiperise do ti duhet tashme te perballoje edhe pasojat qe i vine nga kriza ekonomike e Greqise. Keto pasoja jane te shumanshme, imediate dhe te perspektives.


Aftesia blerese e grekeve do te bjere duke penalizuar menjehere eksportet qe kemi me Greqine, dhe vecanerisht prodhimin me material porositesi qe puneson qindra e mijera gra ne Shqiperi.


Recensioni ekonomik Grek do te thellohet qe do te thote se sipermarrjet Greke ne Shqiperi do te kufizojne veprimtarine e tyre, ndersa perspektiva per investime te huaja direkte nga pala Greke do te dobesohet.


Ne Greqi po rritet papunesia ne menyre galopante, fakt qe prek se pari emigrantet qe jetojne e punojne ne kete vend.


Si rrjedhoje, emigrantet shqiptare do te kene shume me pak ose aspak te ardhura. Kjo do te thote se, ne rastin me te mire, do te bien dukshem dergesat e tyre, shume me teper se kane rene dy-tre vitet e fundit. Ne rastin me te keq, do te filloje shperngulja e emigranteve nga Greqia drejt Shqiperise, duke e renduar me tej situaten.


Pasojat e krizes ekonomike greke ndaj Shqiperise nuk ndalojne ketu. Veshtrimi i Europes eshte drejtuar qe tani tek Spanja, Portugalia dhe fqinji tjeter i yni, Italia. Italia eshte partner po aq i rendesishem ekonomik per Shqiperine sa Greqia, si ne aspektin e shkembimeve tregtare ashtu edhe per nga numri i emigranteve shqiptare qe jetojne aty dhe ndihmojne me dergesat e tyre mijera familje ne Shqiperi. Nje krize e mundshme ne Itali do ti shumefishonte konsekuencat negative mbi Shqiperine.


Kriza ekonomike eshte ulur kembekryq ne Shqiperi dhe nuk mund te mbulohet me me shifra te manipuluara apo me deklarata euforike te papergjegjshme. Ajo nuk mu mund te mbulohet as me alibine se eshte pasoje e krizes greke.


Ne Shqiptaret duhet te jemi te vetedijshem se ekonomia jone vuan krizen e keqmenaxhimit nga Qeveria dhe indiferentizmit te saj per te marre masa antikrize do ti shtohen edhe pasojat e krizes se fqinjit tone duke rezultuar ne penalizem te dyfishte per te gjithe shqiptaret.

'
Komente
nga : rovena
Koment publikuar ne daten 10.03.2010
nje argumentim shume i goditur

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit