Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriza ne SHBA, pakete shpetimi per Citigroup-in

Publikuar me : 24.11.2008 Ne : Rajoni - 410 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Qeveria amerikane njoftoi se do te ofroje 20 miliarde dollare per te ndihmuar gjigandin bankar Citigroup. Javen e kaluar aksionet e Citigroup-it, gjigandit qe ka aktivitet ne 100 vende te botes, rane 60%.

Qeveria do te garnatoje gjithashtu rreth 300 miliarde dollare hua dhe kredi qe konsiderohen me shkalle te larte rrezikshmerie.

Marreveshja u arrit pas bisedimeve qe u zhvilluan ne fundjave mes qeverise, Rezerves Federale dhe perfaqesuesve te Citigroup-it.

Keto fonde jane pjese e paketes 700 miliarde dollareshe qe u miratua nga Kongresi muajin e kaluar.

Nderkohe, keshilltare te larte te presidentit te sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, thone se paketa qe po pergatitet nga administrata e re per te inkurajuar ekonomine, duhet te jete shume me e madhe nga c'u parashikua ne fillim.

Gjate fushates presidenciale Obama tha se do te nevojiteshin 175 miliarde dollare.

Komentet e keshilltareve te Barak Obames per ceshtjet ekonomike synojne te percojne mesazhin se administrata e re do te filloje menjehere nga puna kur te marre zyrtarisht pushtetin ne janar.

Ata thone se plani per inkurajimin e ekonomise mund te jete ne permasa te njejta me paketen 700 miliarde dollareshe per shpetimin e sektorit financiar.

Ky plan dyvjecar per inkurajimin e ekonomise synon te shpetoje apo te krijoje afro dy milione e gjysem vende pune.

Te dielen, senatori i njohur demokrat Charles Schumer, tha se per kete plan mund te nevojiteshin 500-700 miliarde dollare.

"Mendoj se per kete ky plan do te na duhen nga 500 deri ne 700 miliarde dollare, per shkak se ekonomia jone po kalon probleme shume, shume serioze. Mjafton te shohim shifrat e papunesise, mungesen e besimit te konsumatoret apo gjendjen e bursave. Jemi ne prag te nje deflacioni, dhe kur futesh ne nje deflacion eshte shume e veshtire te dalesh. Kete mesim e kemi marre nga Depresioni i Madh, apo nga kriza e fundit ne Japoni. Shume ekonomiste thone se qe ky plan te kete sukses, na duhet afro 5% e GDP-se, pra rreth 700 miliarde dollare", tha senatori i njohur demokrat, Charles Schumer.

Edhe keshilltari kryesor i zotit Obama per ceshtjet ekonomike, David Axelrod, tha se kjo pakete duhej te ishte aq e madhe saqe te zgjidhte problemin e madh me te cilin perballej Amerika. (BBC)


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit