Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriza ne SHBA mbledh guvernatoret e rajonit

Publikuar me : 04.10.2008 Ne : Rajoni - 336 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Frika kryesore e bankiereve jane kredite e keqija. Nis monitorimi nga afer i likuiditetit te bankave

TIRANE- Situata e rende e tregjeve te te gjithe botes dhe sidomos ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka frikesuar ndjeshem edhe rajonin tone. Guvernatoret e te gjitha bankave te rajonit e kane ndjere kete rrezik dhe mesditen e djeshme jane mbledhur ne Bullgari. Gjate takimit Guvernatoret e bankave qendrore u shprehen se pasojat e trazirave ne tregjet financiare nderkombetare, te cilat filluan ne vitin 2007 dhe jane intensifikuar gjate muajve te fundit, kane pasur deri ne keto momente ndikime te terthorta ose te kufizuara mbi ekonomite e vendeve te Evropes Juglindore.

Aktualisht, bankat me prani te larte ne rajon nuk kane ekspozim te drejtperdrejte ndaj tregjeve, qe po ndikohen nga kjo krize. Ne kete takim moren pjese Guvernatoret e bankave te Bullgarise, Bosnje-Hercegovines, Qipros, Maqedonise, Greqise, Malit te Zi, Rumanise dhe Serbise.

Ekonomite e vendeve te Evropes Juglindore vijojne te deshmojne qendrueshmeri, rritje te larte ekonomike dhe rezistence ndaj mjedisit te perkeqesuar financiar dhe ekonomik ne bote. Guvernatoret e bankave qendrore kane pranuar gjithashtu, pranine e pasigurive te medha per te ardhmen e ekonomive te vendeve te Evropes Juglindore, qe rrjedhin nga ngadalesimi i metejshem dhe i mundshem i normave te rritjes te prodhimit dhe te tregtise boterore, ne rast se kriza financiare globale do te shtrihet ne kohe.

*Ne kete kontekst, guvernatoret theksuan rendesine e te pasurit baza te shendosha financiare dhe ekonomike ne rajon. Duke pasur parasysh rritjen dinamike te kredise ne shume vende te rajonit, autoritetet e tyre mbikeqyrese po monitorojne nga afer kushtet e likuiditetit te bankave dhe zhvillimet e kredise, me qellim sigurimin e cilesise se portofolit te kredive te bankave dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Eshte gjithashtu e rendesishme, qe ne shume vende te rajonit, te forcohen politikat reformuese ne fushen fiskale, strukturore dhe ne ate te te ardhurave, me qellim mbajtjen nen kontroll te presioneve inflacioniste dhe te zhbalancimeve ne llogarine e jashtme korrente*,- u tha gjate takimit te Guvernatoreve te bankave qendrore.

Gjate takimit u vendos gjithashtu qe te pergatitet dhe ruhet nje liste e mbikeqyresve bankare te linjes per cdo grup bankar, qe operon ne vendet e Evropes Juglindore dhe te ngrihet nje grup i vecante ekspertesh per stres-test-et, te cilet do te kene per detyre hartimin e metodologjise per kryerjen e stres-test-eve ne nivel grupi bankar, per cdo grup bankar te vendeve te Evropes Juglindore qe operon ne rajon.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit