Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriza politike, Rama: E vetmja zgjidhje eshte hapja e kutive te votimit

Publikuar me : 16.02.2010 Ne : Kuriozitete - 302 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

VLORE - Ne vijim te turit te informues per arsyet pse opozita do te dale serish ne protesta, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, eshte ndalur ne qytetin e Vlores, ku iu pergjigj pyetjeve te nje paneli gazetaresh te ketij qyteti nga ku ka konfirmuar edhe nje here vendosmerine e forces dhe koalicionit qe ai drejton per te kerkuar deri ne fund hapjen e kutive te votimit, si mundesia e vetme per te shpetuar proceset e ardhshme zgjedhore.

Rama edhe nje here ka garantuar vullnetin qe ka Partia Socialiste per te dhene kontributin e saj per zgjidhjen e kesaj krize politike, e cila, sipas tij, nuk mund te zgjidhet vecse duke hetuar ate se cfare kane kutite e votimit brenda. "Ne jemi gati te japin ndihmen tone per kete krize qe nuk eshte vetem politike, por, tashme, po ndihet edhe te familjet shqiptare, te cilat po ndiejne shtrenjtimin e energjise, si pasoje e keqmenaxhimit te ketij sektori nga ana e qeverise", - u shpreh Rama. Ne te kundert, ka theksuar kreu socialist, duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, Partia Socialiste dhe koalicioni i partive qe e mbeshtesin ate, jane gati qe te hidhen serish ne protesta, te cilat, sipas tij, ne rast se do te fillojne nuk do te ndalin me deri ne rrezimin e kesaj qeverie. "Nuk ndodh qe PS-ja te dorezohet dhe te thote qe kjo e drejte nuk ekziston dhe nese kjo e drejte do te vazhdoje te mohohet, partia Socialiste do te vijoje te jete jashte parlamentit pavaresisht deklaratave qe mund te jape njera apo tjetra pale", - tha Rama ne fjalen e vet.

Per sa i perket zgjidhjes se ketij ngerci, kryesocialisti ka bere te qarte se ska nje rruge te mesme vec asaj te hapjes se kutive. "E vetmja rruge eshte hapja e kutive dhe nuk ka rruge te mesme, pasi ne te kundert nese nuk realizohet kjo gje, protestat jane shume afer", - tha Rama, por duke mos dhene nje date te sakte se kur te rifillojne ato. Edhe nje here Rama ka dashur te qetesoje gjithkend qe e konsideron hapjen e kutive antikushtetuese, se nje gje e tille nuk eshte per te permbysur rezultatin e zgjedhjeve, por per te treguar realitetin e zgjedhjeve te 28 qershorit, ne menyre qe ne te ardhmen mos te perseriten te njejtat gabime. Rama, gjithashtu, duke komentuar kokefortesine qe po tregon mazhoranca per hapjen e kutive te votimit, ka theksuar se kjo tregon friken qe ndjen Partia Demokratike se pushtetin qe mban nuk e ka mbi baza legjitime, por mbi vota te vjedhura.

"Per sa i perket fitores se zgjedhjeve, ato jane fituar prej partise Socialiste dhe kjo gje duket me se miri nga ngurrimi i Partise Demokratike per te hapur kutite, te cilat fshehin te verteten ne brendesi te tyre", - shtoi kryesocialisti. Kryesocialisti shtoi, gjithashtu, se ne rast mungese te zgjidhjes se krizes, zgjedhjet e parakohshme jane te pashmangshme. Ai evitoi te fliste per Nanon, duke u shprehur me ironi se do te ishte me mire te flitej per Flamurtarin e Vlores, se sa te humbej kohe me te. Ndersa, i pyetur mbi qendrimin e deputeteve te LMN-se per tu futur ne Kuvend, kryesocialisti theksoi se ata qe futen ne Kuvend ikin vete nga PS-ja. Pas Vlores do te jete radha e qytetit te Elbasanit, ku kreu socialist do te vijoje turin e tij te ballafaqimit me gazetaret.


****


Rama mbledh aleatet: Te mos zvarriten negociatat

UPDATE - Nje dite pas tryezes "Topi" per zgjidhjen e krizes politike ne vend, Edi Rama ka mbledhur ateatet e majte per ti bere me dije ate cka u diskutua dje mes tij dhe Berishes. Ne emer te aleateve, ne perfundim te takimit, Paskal Milo u shpreh se "Topi tashme mbetet ne deren e Topit", duke nenkuptuar se krizes duhet ti jape zgjidhje Presidenti i Republikes. "Per ditet e ardhshme nuk eshte vendosur per nje bisede te drejtperdrejte, por tani topi eshte ne zyren e Topit. Ndaj i bej thirrje Presidentit te Republikes te respektoje te drejten kushtetuese per transparencen e zgjedhjeve. Ky nuk eshte nje favor, por nje e drejte kushtetuese e opozites", tha kreu i PDS, Milo.


I te njejtes linje ka qene edhe kryetari i G99, Veliaj i cili u shpreh se "Topi ka shansin te mbetet ne histori, nese jep nje vendim te drejte ne favor te zgjidhjes se krizes, ne te kundert tha ai do te tregoje se i bindet urdherave te partise se tij". Ai shtoi se nese tryeza deshton, atehere opozita do vijoje me protestat. "Kerkesa per hapjen e kutive eshte e drejte dhe transparente. Nuk ka asnje ligj qe te ndaloje hapjen e kutive. Kjo kerkese eshte plotesisht e ligjshme", u shpreh Veliaj.


Ndersa Spartak Ngjela, deklaroi se "transparenca e zgjedhjeve eshte primarja e negociatave, duke shtuar se tashme qe dialogu ka nisur, duhet ti jepet kohe vazhdimit te tyre. Ai tha se "kundershtoj idene e Rames per te organizuar nje proteste te madhe te PS-se ne keto momente. "Kur ta kuptojme se nuk do te gjendet nje zgjidhje, atehere mund te zhvillojme protesten", theksoi Ngjela.



Nderkohe sipas kreut te PDK-se, "opozita nuk ka nje liste kerkesash, por kerkon transparencen e zgjedhjeve". "Kjo eshte e drejte e cdo qytetari per ta pasur nje gje te tille. U ra dakord qe te kete nje date per protestat ne nje kohe sa me te shpejt", theksoi Ndoka.




*****


PS, memorandum per zgjidhjen e krizes

Pak kohe para nisjes se treyzes se dialogut, Partia Socialiste ka dorezuar ne Presidence nje memorandum per zgjidhjen e krizes politike. Te njejtin memorandum u ka shperndare me tej edhe perfaqesive diplomatike ne vend.


Ne Memorandum theksohet padurimi i PS-se per lejimin e nje hetimi te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te shkuara per tu kthyer nje ore e me pare ne Kuvend.
Sipas tij, kriza u shkaktua jo si pasoje e bojkotit qe iu be Kuvendit nga PS, por se ishte kriza politike ajo qe provokoi bojkotin.


"Qendrimi refuzues i qeverise ndaj se drejtes sone kushtetuese per hetim te plote e pa kushte te zgjedhjeve, posacerisht refuzimi antikushtetues per te perfshire kutite e votimit ne objektin e hetimit parlamentar, vendosi bojkotin e opozites dhe nisjen e sezonit te protestave"- thuhet ne memorandum, ku shtohet se bojkotimi i Kuvendit eshte nje e drejte kushtetuese dhe kjo per marrjen e pushtetit ne tavoline.


"Permbajtja e objektit te hetimit parlamentar qe duam te kryejme ka lidhje me ceshtje te tilla si mungesa e zbatimit te ligjit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave, procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit, mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave"- theksohet me tej ne te.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit