Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kryeinfermieret menaxher te pavijoneve, shefat pune me pacientet

Publikuar me : 05.08.2010 Ne : Shendeti - 140 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryeinfermieri do te jete padron i sherbimit, pasi ai do te administroje pavijonet ne spitale. Nese shefi i sherbimit deri me sot eshte marre me menaxhimin e materialeve, mjekesore, te shtreterve, disiplinimit te stafit per oraret apo edhe me situata te tjera dytesore qe nuk kane lidhje me ekspertize mjekesore ndaj pacientit, tashme keto role do ti kalojne kryeinfermieres.


Kjo ka qene nje nder pikat me te kryesore qe eshte diskutuar ne mbledhjen e radhes te Task-Forces per reformat ne sistemin shendetesor zhvilluar pak dite me pare me kreun e Qeverise, Sali Berisha. Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, si edhe shefat e sherbimit, si Nestor Thereska, shpjegojne per gazeten rolin qe do te kete kryeinfermierja dhe reforma qe do te behet ne kete sektor.


Kryeinfermieret


Duhet te dini se synojme qe kryeinfermieri te marre me shume role ne drejtimin e sherbimeve dhe kjo eshte nje praktike qe vendet e zhvilluara e praktikojne prej kohesh, thekson ministri Vasili, duke shtuar se drejt kesaj rruge duhet te shkoje roli i kryeinfermiereve edhe ne vendin tone.


Sipas tij, disa nga rolet e kryeinfermieres do te jene role administrative te tipit qe do vendosnin lidhjet me farmacistet, do te bejne administrimin e shtreterve ne pavijon, do te vendosin lidhjet me sherbimet e tjera, si me laboratorin apo imazherine, si edhe me pune te tjera qe kane karakter menaxhues.


Nderkohe, edhe shefat e sherbimit e mbeshtesin kete, duke theksuar se roli i kryeinfermieres duhet te forcohet njesoi si ne spitalet e vendeve te zhvilluara. Te gjithe profesoret mbajne mend kur kane bere specializimet jashte shtetit se sa e rendesishme ishte kryeinfermierja e sherbimit, sa e rrepte ishte dhe rigoroze ne lidhje me punen.


Te gjithe dridheshim nga autoriteti i kryeinfermieres, cili ishte njesoj si i shefit te sherbimit, thekson Nestor Thereska, duke theksuar se ne mbledhjen e Task-Forces forcimin e rolit te kryeinfermieres e mbeshteten edhe profesor Isuf Kalo, Mentor Petrela dhe vet kryeministri. Sipas tij, ka ardhur qe ceshtjet menaxhuese te pavijonit te jene ne doren e kryeinfermierit.


Shefat e sherbimit


Shefat e sherbimit duhet te merren vetem me anen mjekesore te qe kane lidhje me pacientet, sepse ky eshte misioni i tyre kryesor. Kreu i Shendetesise, Petrit Vasili, theksoi se ngarkimi me rolin e menaxherit te kryeinfermierit do te behet edhe per arsye qe shefat e sherbimit te clirohen nga punet e teperta, me te cilat jane marre deri me sot dhe te perqendrohen vetem tek i semuri.


Shefat e sherbimit jane mjeke apo kirurge shume te zote ndaj dhe puna e tyre duhet te perqendrohet tek i semuri sa i takon puneve te tjera dytesore si lidhjet me farmacine, administrimi i shtreterve etj., do te merren vete kryeinfermieret. Ne jemi drejt kesaj rruge dhe besoj se kjo do te arrihet njesoi si ne spitalet e zhvilluara, - pohon Vasili.


Thereska Kurse speciale per kryeinfermieret


Te ngrihen shkolla apo kurse menaxhimi per kryeinfermieret, ne menyre qe ata te menaxhojne sa me mire sherbimet.


Kjo ka qene edhe detyra qe i eshte lene Ministrise se Shendetesise, e cila duhet te mendoje qe te realizoje sa me mire pergatitjen e kryeinfermiereve per te qene menaxher te pavijoneve. Te jesh menaxher i nje pavijoni nuk eshte aspak e lehte dhe kerkohet profesionalizem e korrektesi. Ministria duhet te ngreje kurse speciale per kryeinfermieret per te pergatitur ata si menaxher, pohon Nestor Thereska.


Uji dhe ushqimet, mjeket japin larmin per helmime


Produktet ushqimore dhe uji i pijshem te pakontrolluara dhe jashte standardeve po sjellin flukse pacientesh ne spitale. Alarmin e japin vete mjeket, te cilet theksojne se qindra femije dhe te rritur jane prekur keto dite nga virozet e stines dhe helmimet.


Ne urgjencen e pediatrise, por edhe tek infektivi, paraqiten cdo dite rreth 90 persona me te vjella dhe diarre. Ashtu si dhe ne korrik, edhe gushti ka te njejtin fluks, rreth 90 te shtruar ne dite. 1/3 e rasteve jane helmime nga ushqimi, deklaron specialistja Ermira Cuko.


Nje pjese e te semureve jane helmuar me ushqime, te cilat i kane konsumuar jashte, por edhe brenda ambienteve te shtepise.


Ndaj, mjeket keshillojne qe te gjithe personat te tregojne kujdes ndaj ushqimeve qe konsumojne. Kujdesi duhet te jete tek uji i pijshem dhe ushqimet qe nuk duhet te konsumohen, pasi kane qendruar 8 ore ne diell, por duhet te konsumohen te fresketa, sqaron Cuko. Gjate pasdites se te merkures pritet te kete reshje shiu ne nje pjese te madhe te vendit. Por, bregdeti nuk do te preket nga keto ndryshime te motit.


Per diten e sotme mund te kemi reshje qe do te prekin verilindjen dhe juglindjen, ndersa neser presim nje permiresim te kushteve te motit. Te enjten do te kete rritje te temperatures, ndersa te premten do kete nje renie, deklaron meteorologia Elsa Gjoni. Temperaturat pritet te rriten ne fundjave me tre grade celsius, por i nxehti do te ndihet me teper ne fillim te javes se ardhshme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit