Apeli i dyte i mjekes Bocari, nje nga grevistet e urise para Kryeministrise
Kryeminister i Shqiperise! Je zgjedhur kryetar i nje qeverie demokratike qe te zbatosh ligjet e demokracise. Demokraci do te thote sundim i popullit. Se si sundohet ne nje demokraci shkruhet ne nje liber qe quhet Kushtetute.
Per te zbatuar kete Kushtetute je zgjedhur ti, por ti je i pari qe e perdhos ate; d.m.th., te drejtat elementare te njeriut.
Tu drejtova para dy ditesh me nje leter te hapur, ku te kerkoj te me pergjigjesh se perse, qe prej 20-vitesh me vjedh pronen. Mua dhe 50 anetareve te tjere te familjes sime, na shkaterron ekonomikisht, psiqikisht, fizikisht. Pergjigja jote eshte si gjithmone heshtja, injorimi, genjeshtra.
Kryeminister, ti nuk e kupton se kjo eshte diktature, sepse ti nuk njeh gje tjeter vec diktatures. Ti ke lindur dhe je rritur ne diktature si shume te tjere, por ke pasur fatin te jesh nje nga produktet e diktatures dhe drejton sot si diktator, se ke aftesine te genjesh duke folur me gjuhen e popullit, duke e mashtruar kete popull qe ka aftesine te te besoje.
Ti e zhyte kete popull ne varferi se e di qe varferia te nenshtron, korrupton, degjeneron. Ti kultivon injorancen se e di qe ajo te mbron.
Ajo qe me cudit eshte qe, sipas gazetave, qeverine tende e mbroka edhe Europa.
Deklarata e PD ne Parlamentin Europian se ne Shqiperi ska krize politike eshte nje deklarate e vertete, sepse te mos e pranosh kete situate si te tille ndodh vetem nga nje shtet DIKTATURE.
Kryeminister, ky eshte apeli im i dyte dhe i fundit.
Kam 6 dite ne greve urie dhe pres te pergjigjesh. Por, ti hesht dhe thua Bjeri se i bie bukur, une s´te thashe mos ha, vete e zgjodhe kete rruge...
Do te pres poshte zyres tende deri sa AKKP te me sjelle vendimin e kthimit te prones sime, qe e mban peng qe prej 15-muajsh, afatin e ka 45 dite.
I kam perdorur te gjitha rruget e mundshme per marrjen e prones, dhe nuk te lejoj te sakrifikohet akoma edhe nje sekonde e jetes sime ne kerkim te se DREJTES qe ma garanton shteti demokratik me ligj, se per kete ke bere nje betim.
Zbato ligjet ne Shqiperi, zbato Kushtetuten e shtetit shqiptar ose hiq dore si pushtetar.
_______________
Apeli i pare i mjekes Bocari
Kush je ti Sali Berisha?
Sali Berisha, jam Mimoza Bocari dhe po te drejtohem me kete leter te hapur, ku te kerkoj pergjigje te hapur. Qe prej 4 ditesh ndodhem ne greven e urise poshte dritares tende. Qe prej 4 ditesh te kerkoj llogari ty dhe qeverise tende per nje padrejtesi te madhe qe i ben familjes sime, duke i mohuar qe prej 18-vjetesh te drejten e prones se saj.
E drejta e prones eshte e drejte njerezore per cdo shoqeri demokratike, e sanksionuar me kushtetute. Te gjithe njerezit e kesaj toke te lire kane te drejte te kene nje shtepi, nje cope toke prone te tyre. Kjo pasuri, thote kushtetuta jone demokratike, mund te blihet, trashegohet, dhurohet. Familja ime e ka trasheguar prej shume brezash pasurine e saj, qe ia mori sistemi komunist ne vitet 1947-1949-te.
Familja ime mbijetoi se me shume se anen materiale dashuronte idealet e shoqerise se lire, qe besuam se erdhi ne vitet 90-te, kur qeveria jote tha se pronat e grabitura nga sistemi komunist do tu ktheheshin pronareve. Si qytetare me kulture ju drejtuam institucioneve perkatese, duke paraqitur dokumentacionin ligjor te rregullt.
Dhe ketu fillon tragjedia jone. Se nuk pranuam ryshfetin dhe i thame ndal korrupsionit kemi 18 vjet qe rropatemi ne shkallet e institucioneve te shtetit tend, ku sundon korrupsioni, paaftesia, mizoria.
Zyrtaret e tu te presin me buzeqeshje, por nuk bejne asgje. Disa jane te dobet per te vepruar se mungon vullneti politik, disa jane familjare te politikaneve dhe te grabisin pa ju dredhur qerpiku. Shume prej tyre i ke denuar per korrupsion, por vendimet e tyre i ke lene ne fuqi dhe asnje prej tyre nuk i eshte dhene ligjit.
Orientimi yt, te mos kthehen pronat e medha. Qellimi yt, te zhdukesh pronarin e vertete, identitetin e tij dhe ai final, ORIGJINEN e shqiptarit.
Ligjet e pronave jane bere 1 qe ti jep dhe 10 qe ti pengojne.
Duke marre per baze vetem pronen tone kemi te bejme vetem me shkelje ligjore. Po ti numeroj
1. Aplikim i gabuar i Ligjit 7501, zbatuar ne vitin 1996, qe nuk zbatohet per zonat turistike, bregdetare, truall sic eshte prona jone e shpallur ne 1993.
2. Moszbatim i vendimit te Gjykates se Larte, marre ne vitin 2003.
3. Moszbatim i Gjykates se te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, marre ne vitin 2007.
4. Shkelje mbi 100 here e afatit kohor, 45 ditor te miratuar per ti dhene pergjigje cdo vendimi te marre.
Tu drejtova ne televizor dhe po te pyes perseri, perse ne rastin e Kutive vendimi i gjykates eshte i paprekshem dhe ne rastin tone vendimi i DY GJYKATAVE eshte i paperfillshem?? Sali ke humbur realitetin, kujton se njerezit jane budallenj, por gabohesh rende.
Pasi pezullove per 9 muaj aktivitetin e Komisionit te kthimit te pronave, Qeveria jote u dha pronareve shuplaken e fundit. Sikur te mos ishin te mjaftueshem 20 vjet tortura ne shkallet e institucioneve Saliniane te kthimit dhe kompensimit te pronave ku aplikohen vetem direktivat e Ramiz Alise ne Katovice.
Saliu shton se fundi Fshataret e zonave bregdetare qe kane marre toke bujqesore ne perdorim (d.m.th., per te vjele ullinjte e agrumet) per shkak se keto zona kane qene ferma bujqesore, nuk kane pasur mundesi te ndertojne, prandaj ai do tu jape 700 m² toke te bejne Turizem.
Sali Berisha, ky ligj i turpshem antikushtetues si e gjithe vepra jote deri me sot.
Ti vjedh pronat e shqiptareve ne emer te ligjit, qe per fatkeqesine me te madhe aprovohet edhe nga Presidenti demokrat qe, pasi i mori pronat e tija, firmos dhe ligjeron vjedhjen e te tjereve.
Ata qe kane punuar ne ferma bujqesore jane paguar per ate pune qe kane bere si gjithe punonjesit e tjere.
Toka bujqesore, o malesor nuk shkaterrohet per te ndertuar, e harrove zotimin qe more pak kohe me pare per ullinjte qe do te mbillje, ti po i shkul edhe keta qe jane. Turizmi organizohet dhe ndertohet me plane te studiuara dhe jo nga fshataret e fermave qe skane buke te hane. Ata ose do tua shesin boseve te rinj te droges dhe gomoneve, ose femijeve te tu kaq aktiv ne zonat turistike.
Ti jo vetem qe vjedh pronarin qe ke 20 vjet qe e sfilit duke mos e kthyer pronen, por dhe ia dhuron nje personi pa asnje titull pronesie, vetem se ata paskan punuar, mbase edhe vetem 1 dite ne ferma qe kane 20 vjet qe jane shkrire.
Sali, sipas logjikes tende, te gjitheve ne duhet te na japesh nga nje certifikate toke, se jemi lindur ne Shqiperi.
Pra, o popull, ligji i ri Salinian na ben te gjithe aksionere te vendeve tona te punes, sepse punojme aty, do marrim certifikata te shtepive me qira, sepse jetojme aty.
Nje plake vlonjate ne shkallet e hipotekes tha nje dite nga gjithe te liqte qe kemi provuar deri me sot, Enveri ishte me i miri.
Sali Berisha keto fenomene qe po te shkruaj une nuk mund te ndodhin ne asnje qeveri demokratike.
Çdo kryeminister tjeter i nje vendi demokratik, ku shkelet kaq shume ligji, do te kishte dhene doreheqjen. Por, ti ke probleme te renda ne kete pike zoteri. Ti akoma nuk ke kuptuar se Shteti qe ke krijuar ti eshte diktature dhe jo demokraci.
Apeli im eshte hiq dore nga deliret e tua te Shqiperise tende, qeverise teende dhe lere kete popull, qe po i merr frymen qe prej 20-vitesh, te lire ne rrugen e vertete te demokracise dhe te rindertimit te tij.
I bej thirrje ketij populli te lodhur, te shperfytyruar nga virtytet e tij sociale nen qeverisjen 20-vjecare postkomuniste, te mbledhe forcat dhe te reagoje.
Tani jemi te bindur se e fundit qe mund te bejme eshte te flasim me Saliun dhe Qeverine e tij hajdute. Tani detyra e cdo qytetari, e cdo patrioti, e cdo njeriu qe do veten dhe te ardhmen e tij eshte te pyese veten e tij cpo behet me te dhe te kuptoje realitetin ku jeton. Ky realitet quhet shkaterrim i identitetit, vlerave morale, shtetit, kombit, te ardhmes.
Mjafton te kujtojme famekeqet firma piramidale, ku Sali Berisha siguroi Europen boterisht se parate e popullit tim jane para te pastra, para gjaku.
Dhe populli i pagoi me gjak... Pergjegjesit qe i lane te lulezojne keto firma nuk u ndeshkuan asnjehere. Pergjegjesit e anarkise se dhunshme te 1996-1997-es nuk dolen asnjehere, viktima perseri populli. Populli qe vuan per buken e gojes, rroga mujore mjafton vetem per te paguar elektrikun, tender qe vidhen, lypsare qe mbushin rruget, tunele qe perpin buxhetin vjetor te shtetit, fshatra te braktisura pa sherbim shendetesor dhe shkolla, vetevrasje per shkak te varferise, Gerdeci, minatoret e mbetur minierave.
Fatkeqesisht, kjo mase qe quhet Popull, harron cfare i kane bere dhe shkon voton perseri per politikanet dhe sot eshte kthyer ne skllave te politikaneve se punesimi eshte partiak dhe per te marre ose mbajtur nje vend pune, sot duhet te paguash harac dhe ai eshte i larte.
Por, gabohem, Saliu ska me nevoje per voten e popullit, ai ate e manipulon prej vitesh vete. Keni degjuar ndonje lider qe thote Partia ime, Qeveria ime, Shqiperia ime, dhe ka te drejte, tani jane te gjitha te Saliut. Kuvendin e zgjedh Saliu, Qeverine e zgjedh Saliu, vendimet i merr Saliu. Bile, ai ka fuqi mbi Kushtetuten, qe eshte e paprekshme.
Pse jo? Kush ka fuqi per ti kerkuar atij llogari? Ai ka te drejte te na shaje, te na vrase, te na vjedhe, te na prishi shtepite, te na marre pronat e trasheguara, duke u tallur me ne ne menyren me monstruoze.
Sali, jam kolegia jote, banoj prej 4-ditesh poshte dritares se zyres tende, dil dhe me shiko.
Ke 18 vjet qe i ke hequr familjes sime te drejten te gezoje pronen e saj te trasheguar, duke e detyruar te jetoje me rrogat e pensionisteve te varfer, te rrenuar nga zhgenjimi.
Kemi 18 vjet qe investojme energjite dhe financat tona per ti marre keto prona. Kam 2 vjet qe kam braktisur femijet dhe punen time, dhe duroj perdhosjen e dinjitetit ne te gjitha institucionet e tua qe tallen me te drejtat njerezore.
Ne pritje te pergjigjes Mimoza Bocari
***********
*Autorja eshte mjeke kirurge, greviste e urise ne Tirane
'