Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kryeministri i Kosoves, Thaci: Eulex fillon ne 9 dhjetor

Publikuar me : 02.12.2008 Ne : Rajoni - 285 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eulex do te filloje funksionimin ne tere Kosoven ne 9 dhjetor. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka paralajmeruar se misioni evropian per sundim te ligjit, EULEX do te funksionalizohet ne mbare vendin me 9 dhjetor.

Me heret ishte paralajmeruar qe misioni evropian do te fillonte punen sot, por nje zedhenese e ketij misioni ne Prishtine, Karin Limdal ka thene se funksionalizimi i EULEX-it do te behet brenda pak ditesh. Nuk jane dhene shpjegime per kete shtyerje njejaveshe.

Sipas zedheneses Limdal, deri ne fund te dimrit, misioni evropian per Sundim te Ligjit do te jete funksional ne tere Kosoven, perfshire veriun e banuar me shumice serbe, ku kundershtimet per vendosjen e EULEX-it kane qene me te medha.

Kryeministri kosovar, Hashim Thaci nderkaq ka thene se EULEX-i do te kete kuptim vetem nese qe ne diten e pare te punes se tij, do te zbarkoje edhe ne veri te Mitrovices.

Por ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanoviq ka thene se shtrirja e EULEX-it ne vendbanimet serbe nuk do te behet aq shpejt si ne pjeset tjera te Kosoves.

Pak dite pas miratimit te deklarates presidenciale ne Keshillin e Sigurimit, me te cilen iu hap rruga funksionalizimit te misionit evropian ne tere territorin e Kosoves, kryeministri Thaci kerkoi qe EULEX-i ta ushtroje autoritetin e tij ne perputhje me Kushtetuten e vendit edhe ne Kosoven Veriore, te banuar me shumice serbe.

"Ky mision do te kete kuptimin vetem nese ne diten e pare fillon te instalohet edhe ne veri te Mitrovices. Nese EULEX nuk fillon instalimin ne veri po ate dite, qe diten e pare, atehere dua te them se ketij misioni i humb kuptimi.

Institucionet e Republikes se Kosoves do te kene qendrim shume kritik dhe menyra e te vezhguarit te situates apo e sjelljes oportune do te jete e papranueshme per institucionet e Republikes se Kosoves dhe popullin e Kosoves", eshte shprehur z.Thaci.

Kreu i qeverise shfaqi bindjen se me vendosjen e EULEX-it ne veri do te krijohen kushte edhe per ushtrimin e autoritetetit te institucioneve te Kosoves.

Ai tha se nuk mund te lejohet qe edhe me tutje ne veri te Kosoves te sundoje kontrabanda dhe krimi i organizuar.

Nder perparesite kryesore te misionit evropian sipas kryeministrit Thaci duhet te jete kthimi i pronave te shqiptareve qe jane uzurpuar nga serbet dhe shperberja e strukturave paralele.

Institucionet e Kosoves i kane premtuar bashkepunim misionit te BE-se per sundim te ligjit, por kane kerkuar qe mandati i tij te jete me perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe planin Ahtisari.

EULEX-i pritet te filloje zyrtarisht punen javen e ardhshme, pas pelqimit qe mori dite me pare ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.

Keshilli mbeshteti raportin e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Mon, i cili perfshinte nje marreveshje gjashtepikeshe me Beogradin me te cilen nderlidhej edhe vendosja e misionit evropian ne Kosove, si dhe reagimin katerpikesh te Prishtines zyrtare, qe kerkonte shtrirjen e EULEX-it ne tere territorin mbi bazen e Planit Ahtisaari dhe te Kushtetutes se saj.

Autoritetet serbe e kane cilesuar mbeshtetjen qe Keshilli i Sigurimit i ka dhene raportit te z.Ban, si nje tjeter fitore te diplomacise se Serbise, ndersa Prishtina zyrtare ka siguruar se nuk do te lejoje zbatimin e asnje plani qe cenon pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves.

Kunder planit gjashtepikesh te z.Ban, qe u jep nje autonomi me te madhe zonave te banuara me serbe, sot ne Prishtine pritet te mbahet nje demonstrate e organizuar nga shoqeria civile.

Kryeministri Hashim Thaci ka vleresuar se demonstratat e tilla jane te panevojshme, pasi sipas tij, plani gjashtepikesh tani i takon se kaluares.

"Gjashtepikeshi i takon te se kaluares, nuk eshte projekt i implementueshem ne Republiken e Kosoves dhe do te kete vetem nje sistem unik te doganave, policise dhe drejtesise", tha ai.

Komentet e kryeministrit Thaci u bene gjate nje tryeze te rrumbullaket, ne te cilen qeveria e Kosoves inicoi punen per hartimin e strategjise per luftimin e krimit te organizuar.

Debati per kete fenomen negativ me te cilet perballet Kosova, u be pas vleresimeve te Komisionit Evropian ne raportin e tij te fundit, I cili kritikon qasjen e autoriteteve te Prishtines ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe ne prag te takimit te sotem te Mekanizmit Percjelles te Stabilizim Asociimit per Kosoven.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit