|
Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
Publikuar me : 23.11.2008 Ne :
Ceshtje Misterioze - 528 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Dita e djeshme ka çuar ne
nje jave kohen e zhdukjes
se kosovarit Ismet
Kryeziu, duke lene
ende ne mister fatin e tij. Policia,
megjithese ka mbledhur nje sere
te dhenash, nuk ka mundur te
bjere ne gjurmet e tij. Megjithate,
grupi hetimor ka zbardhur fakte te
reja, qe lidhen me aktivitetin e 54-
vjeçarit te zhdukur qe te shtunen
e nje jave me pare. Gazeta ka mundur
te siguroje edhe emrin e huadhenesit
te 40 mije eurove per Ismet
Kryeziun, i cili eshte nje biznesmen
nga Podujeva. Nga ana
tjeter, eshte zbuluar se pak kohe
me pare, aktivisti kosovar per
çeshtjet kombetare eshte mbajtur
nen vezhgim edhe nga antiterrori
per çeshtjen e tre iranianeve, te
cilet nuk jane lejuar te hyjne ne
territorin shqiptar.
Nga informacionet e policise
eshte mesuar se disa muaj me
pare, Kryeziu eshte mbajtur nen
vezhgim nga Antiterrori ne Drejtorine
e Pergjithshme te Policise
se Shtetit. Kjo eshte bere per arsye
se ai kishte dale garant per
ardhjen e tre iranianeve ne Shqiperi,
te cilet nuk kane arritur te
shkelin ne vendin tone. Ata kishin
mberritur deri ne Maqedoni,
por aty u eshte refuzuar viza per
te hyre ne Shqiperi. Ne dokumentet
e paraqitura prej tyre ka rezultuar
se personi prites ishte Ismet
Kryeziu. Sipas te dhenave nga
dosja hetimore e Antiterrorit, iranianet,
te cilet ishin specialiste
nafte, nuk kishin paraqitur motiv
te forte per ardhjen ne vendin
tone, keshtu qe kerkesa per vize
u eshte refuzuar. Ne lidhje me
kete fakt, kosovari i zhdukur eshte
mbajtur nen vezhgim per nje
kohe te gjate, por nuk dihet nese
vezhgimi vazhdonte edhe gjate
diteve qe ai u zhduk.
Gjate verifikimeve te kryera per
çeshtjen "Kryeziu", policia ka zbuluar
se kohet e fundit, ai kishte kryer
disa udhetime edhe jashte vendit.
Nje prej shteteve te preferuara,
ku ai ka qene gjate koheve te
fundit ishte Turqia, por kjo nuk
sjell asnje fakt te ri per zhdukjen
prej me shume se nje jave.
Megjithate, hetimi eshte perqendruar
me se shumti te borxhi qe ai
ka pasur. Sipas te dhenave te
mbledhura, huadhenesi i aktivistit
kosovar eshte Samet Arifi, i cili
aktualisht ka ngritur nje biznes ne
Podujeve. Dalja ne skene e emrit
te tij ka detyruar policine shqiptare
te kerkoje informacion ne Kosove
nepermjet oficerit te kontaktit
prane ambasades tone ne Kosove.
Megjithate, bashkeshortja e te zhdukurit,
gazetarja Anila Leli, nuk
ka pranuar nje fakt te tille per policine.
Ajo eshte shprehur per uniformat
blu, por edhe per mediat,
se ajo nuk eshte ne dijeni se burri
i saj ka pasur ndonje borxh.
Nga ana tjeter, ne lidhje me
huan prej 40 mije eurosh, policia
ka siguruar fakte te pakundershtueshme,
por, sipas grupit hetimor,
kjo nuk do te thote se zhdukja e
Kryeziut ka te beje domosdoshmerisht
me kete fakt. Nga deshmite
e mbledhura, rezulton se
afati i perfundimit te kohes per
borxhin mbaronte ne muajin shtator,
por me nderhyrjen e nje personi
tjeter, qe sipas policise eshte
Dritan Goxhaj, ky afat eshte shtyre
per dy muaj dhe afersisht koha e
mbarimit te afatit eshte muaji
nentor. Por, dje eshte mbyllur dita
e shtate e zhdukjes se Kryeziut dhe
policia ende nuk ka publikuar zyrtarisht
asnje te dhene mbi kete
hetim. Burimet konfidenciale te
uniformave kane rrefyer se fotoja e
tij i eshte shperndare pikave kufitare,
por pas kontrolleve te detajuara,
ai nuk rezulton te jete larguar nga
Shqiperia ne rruge te ligjshme.
Pikerisht per kete arsye, prokuroria
nuk ka mundur te regjistroje
ndryshe kete çeshtje, veçse nje
largim nga banesa. Prokuroria ka
ngurruar per ta cilesuar ate te zhdukur,
perderisa nuk ka fakte per
rrembim te tij, keshtu qe e ka regjistruar
si nje dosje pa akuze. Dy dite
me pare, prokuroria tha se do te verifikohet
veprimtaria e tij ne Shqiperi
dhe do te merren ne pyetje te njohurit,
qe mund te kene te dhena ne
lidhje me veprimtarine e tij jo
vetem ne Shqiperi, por edhe Kosove,
Turqi, Zvicer e Iran.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine :
Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere.
Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi
» Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|