Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ksamili, rruga per ne parajse dhe ferri

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Kronike - 194 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje cift te rinjsh australiane shohin te perhumbur rreth e qark e nuk kuptojne se ku ndodhen godina te shkaterruara, anes tyre vila luksoze, me tej nje rruge e bukur mes ullishtash, ne hyrje te saj ca kazane plehrash ku enden qen te uritur; rrotullojne koken e shohin nje shkolle te re ne ndertim, serish nje godine e gjunjezuar me kolona te keputura ne mes, me pas nje kend lojerash per femije, ja dhe nje hapesire me gjelberim, e ne kete soditje te rralle humbin mes shtellungave te pluhurit te rruges, qe nuk ka te qetesuar prej automjeteve me targa gjithfarelloj


SARANDE - Nese nuk do te ishte ai bregdet grishes, ajo panorame ngazelluese, askujt nuk do tia kishte enda te merrte rrugen per ne Ksamil. Thene me shqip askend nuk do ta kishin lene mendte e kokes, qe ti futej asaj udhe telendisese qe ne pak kilometra te sfilit, ta shuan cdo entusiazem te brendshem, te ngacmuar nga adrenalina e stines.


Gjithsesi, rruga nga Saranda per ne Butrint, nga ku kalon dhe neper Ksamil, ne faze zgjerimi e rikonstruksioni, ne fazen me te rende te saj persa i perket kalimit me makine per shkak te cakullit, eshte cytaz me automjete qe vene e vijne, me nje larmi targash qe simbolizojne dyndjen ne kerkim te se bukures, sikur masa njerezore brenda tyre ti jete nenshtruar ligjesise trashendentale se rruga per ne parajse kalon nga ferri!.


Dhe ne fakt keshtu eshte mberritja deri te parajsa e bregdetit te Ksamilit, eshte nje kalim ne ferrin e rruges dhe te nje vrazhdesie tjeter therese, qe eshte vete Ksamili, nje nderthurje e cmendur e kaosit me tentativat per rregull nepermjet disiplinimit urban, nderthurje qe vijon me nje piketakim aksidental te plazheve-kartoline me Ksamilin e betonit dhe halleve te ekzistences, dhe vapes, pluhurit dhe ankthit deri ne palce, prej plojes Bojaxhi!


Askush prej 9300 banoreve qe ka Ksamili, nuk e kishte menduar se nje njeri me mbiemer ne lemen e ndertimit, ku ata djersine prej vitesh, do behej aq i frikshem e familjar njeheresh, me pahir kuptohet. Kane kaluar me shume se dy muaj qe kur 260 godinat qe u rrenuan ne emer te ligjit e shtetit ende renkojne. Ndersa ne Ksamil, askush, si ata qe e pesuan drejperdrejt e si te tjeret, nuk pajtohen me ate qe ndodhi para me shume se dy muajsh.


Ajo qe me se shumti perflitet si nje ere e re ne forcen e shtetit kundrejt psikozes kolektive te ndertimeve pa leje, per banoret e Ksamilit eshte nje tregues se si ky shtet ende nuk eshte bere aleat me shtetasin e vet prej sa eshte krijuar; se ende nuk i ofrohet si ndihme, si mbeshtetje dhe kur ai gabon, por e sheh ate ne anen tjeter te llogores, cka e detyron me pas dhe shtetasin qe ta shohe shtetin e vet me frike dhe armiqesi.


Ne jemi si bageti, jemi si lepuj te trembur; pa dinjitet, ne nje jete pa kuptim,- keshtu shperthen i mllefosur nje i ri ne Ksamil, me nje pamje te lodhur. Ai akuzon komunen, politiken, shtetin, cdo gje qe eshte siper tij, se prej tyre u vjen pabesia, vjedhja, rrenimi i dinjitetit. Operacioni i ndermarre nga Gjergj Bojaxhi qe rrenoi 260 objekte, ishte nje pakt i ndyre me natyre konspirative. Kete kerkon te shprehe fraze pas fraze, duke lene te nenkuptuar se Juda eshte aty, ne Ksamil, brenda.


E ne fakt, teorite konspirative kane geluar keto dy muaj ne gjithe Ksamilin. Prirja eshte per te pare tej vendosjes se shtetit ligjor, tej hartes ajrore. Per shumicen e banoreve keto jane profka. Nder ta perflitet per interesa... greku; Dora Bakojanis, - thote dikush, - ka interesa ketu. Me tej, merret ne hetim privat shkollimi i Bojaxhiut, Harvardi, lobi grek, pune te thella or mik, mafie e gjalle...


Ndersa kryetari i komunes Vasil Kocia nuk preferon ta perdore kete term. As ish-kryetari, Astrit Uruci. Por ama jane te bindur se interesa te medha fshihen pas nje zaptimi pronash prej qindra hektaresh, te realizuar me falsifikime dokumentesh pronesie ashiqare.


Ja, ketu calon ceshtja, sipas kryetarit Kocia, qe do deshironte te shihte forcen e shtetit e te ligjit dhe te ato forca qe i jane sulur Ksamilit duke e blere shtetin me para. Ndaj Ksamili konsiderohet si deftesa e notave te ketij shteti, qe ne fund rezulton ngeles!
Keto dite Ksamili ka nisur te popullohet me pushues te shumte.


Por jo si vjet. Rruga ne zgjerim e rikonstruksion ka bere te veten. Po ashtu dhe prishja e 260 objekteve nga i ashtuquajturi Operacioni Bojaxhi.


Me kerkese te komunes, ne Ksamil kane mberritur tre mjete te renda ushtrie per pastrimin e inerteve ne zonat e ekspozuara, por kjo nuk mjafton. Kryetari Kocia thote se duhet te shpallet nje tender per pastrimin e plote te mbetjeve urbane nga prishjet dhe ajo te kryhet nga nje kompani e specializuar.

Nje pushuese nga Kosova e krahasoi Ksamilin ne pjesen germadhe te saj me Pejen e luftes se `99-s, pas mizorive serbe. Nje cift te rinjsh australiane shohin te perhumbur rreth e qark e nuk kuptojne se ku ndodhen godina te shkaterruara, anes tyre vila luksoze, me tej nje rruge e bukur mes ullishtash, ne hyrje te saj ca kazane plehrash ku enden qen te uritur; rrotullojne koken e shohin nje shkolle te re ne ndertim, serish nje godine e gjunjezuar me kolona te keputura ne mes, me pas nje kend lojerash per femije, ja dhe nje hapesire me gjelberim, e ne kete soditje te rralle humbin mes shtellungave te pluhurit te rruges, qe nuk ka te qetesuar prej automjeteve me targa gjithfarelloj, ku brenda udhetojne deshira njerezore per t`u kredhur ne ujerat e Jonit, diku me tej, ku paqja e vetme e ka emrin det!


Alma...


Nese do te shkruhej ndonje liber per operacionin Bojaxhi ne Ksamil, pavaresisht zhanrit, ai do mund te quhej Endrra e ankthshme e Almes. Alma Çela jeton prej vitesh ne Athine, se bashku me motren e saj Jolanda.


Te dyjave u jane prishur shtepite. Vellai i tyre Roberti beri 3 dite burg pas operacionit, pasi u akuzua per pengim te forcave te policise per zbatim te ligjit. Historia qe ai tregon per te motren, eshte nder me te rrallat. Alma prej vitesh ka vuajtur nga shqetesime nervore dhe lajmi per prishjen e shtepise mund t`i jepte nje goditje fatale.


Ndaj, nuk i eshte treguar asgje per dy muaj. Telefonatat e saj nga Athina ku porosiste te emen, Venon, qe ta ajroste shtepine, te fuste kete e ate mobilje, te merrte pluhurat e ta pastronte, merrnin gjithmone pergjigjen Po, pa merak!. Por kjo nuk mund te zgjaste pa fund.


Ditet e fundit e motra nis t`ia rrefeje pak me stil ceshtjen e shtepise, sipas metodes duke i rene nga Kina. Por, sic rrefen i vellai, Alma reagon ndaj se motres duke i thene Me eshte prishur shtepia? Ah, e parandieja. E kam pare ne enderr!.


Ne Ksamil, fjalen e ka Tepelena


Probabiliteti qe pas cdo njohjeje ne Ksamil personi te mos jete nga Tepelena, eshte i vogel. Si kryetari aktual i komunes, Vesel Kocia e si ish-nenkryetari Astrit Uruci, qe te dy jane tepelenas.


Ne jug, Tepelena konsiderohet malesi e per shkak se shume fshatrave u ka munguar toka, pas `90-s banoret e tyre jane dyndur drejt zonave me ne jug, e kryesisht ne Sarande e Ksamil. Sipas te dhenave qe jep kryekomunari Kocia, perberja e Ksamilit eshte 22perqind nga Tepelena, 18perqind nga Korca, 18perqind minoritare, 15perqind came, 3perqind nga veriu e ne perqindje me te vogla nga Skrapari, Berati, Vlora, etj.


Ne Ksamil ankthi quhet toke


Nuk ka asnje diskutim se pa u rregulluar ceshtja e prones, nuk do te kete paqe ne Ksamil. Kete e thote shqeto si kryetari i komunes, Vesel Kocia, dhe nenkryetari, Astrit Uruci. Sipas tyre, nese shteti e rregullon njehere e mire ceshtjen e prones, sipas ligjeve qe ka nxjerre qeveria, Ksamili do ti kete te rregulluara punet.


Kocia thote se operacioni Bojaxhi e pati gjithsesi nje efekt pozitiv persa i perket nje pazari te paligjshem qe behej me shitje-blerje pronash, ama thote se mbetet kritik e kontestues ndaj atij operacioni per menyren se si u zhvillua, nderkohe qe ruspa e pare sipas tij, duhej ti shkonte Inspektoratit te Ndertimit, qe ka per detyre parandalimin e ndertimeve te jashteligjshme. Kocia pretendon se ky institucion ka punuar ne menyre selektive, ndonese i eshte dhene informacion i plote mbi shkeljet ne ndertim.


Po ashtu, Kocia thote se disa ndertime qe u prishen, do te ishte me mire qe te perfshiheshin ne proces legalizimi, pasi ato nuk cenonin asnje hapesire te planit rregullues. Por ne fund, - thote ai, - ai qe do te vendose paqe ne Ksamil, eshte rregullimi perfundimtar i ceshtjes se prones. Sakaq, ai afron dhe nje tregues interesant ne gjithe Ksamilin vetem 4 ndertime jane me leje!

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit