|
Kujdes! Po vjen nje grip i rrezikshem. Vaksinohuni!
Publikuar me : 26.11.2008 Ne :
Shendeti - 572 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Nje viroze e rrezikshme, e rende dhe ngjitese pritet te mberrije edhe ne token shqiptare ne pragun e festave te fundvitit. Ky virus pritet te preke ne shifra te larta qytetaret, ne menyre te veçante ata qe jane me delikatet apo te ekspozuar ndaj virozave. Prejardhja e kesaj viroze eshte Australia. Koha e keqe, rrymat ajrore qe qarkullojne ne rajon bashke me te ftohtin sjellin edhe viroza. Lloji i virozes qe pritet te na preke ne fundvit eshte tipi H3N2/A/Brisbane/10/07. Ky tip ka prekur disa prej fqinjeve tane dhe eshte izoluar ne laboratoret e infeksionisteve per t‘u ekzaminuar.
Tipi i virozez H3N2 eshte cilesuar si nje flame e cila pritet te preke shifra te larta dhe te semure ne te gjithe Evropen. Vaksina e hedhur ne qarkullim kete vit permban "mbrojtje" per tre lloje virusesh, por mutacionet qe pesojne virozat shpeshhere e gjejne te parapergatitur sistemin tone mbrojtes. Pavaresisht kesaj, vaksina e rekomanduar nga infeksionistet ka rol te rendesishem ne parandalimin e gripit dhe virozeve. Vaksina, mjeti kryesor mbrojtes i parandalimit, keshillohet per te gjitha kategorite "delikate", te moshuar mbi 65 vjeç, femije mbi 6 vjeç, te rinj dhe te rritur, te cilet jane paciente kronike. Andej detit, ne Itali, tre nga te prekurit jane "izoluar". Perkatesisht nje grua 35 vjeçe me femijen e saj 2 vjeç dhe nje tjeter femije 5 vjeç jane prekur nga nje nentip i A/H3N2, te gjithe jo te vaksinuar. Viroza australiane mendohet te preke te gjithe Evropen.
Sipas infeksionisteve, ne Itali nga 5 deri ne 7 milione njerez, 1.7% e popullsise, do te preken nga kjo viroze duke kaluar nje pjese te kohes poshte batanijeve. Veç kostos shendetesore, gripi dhe virozat e "veshtira" sjellin edhe shpenzime te medha per shtetin, si per blerjen e ilaçeve, ashtu edhe ne uljen e produktivitetit ne pune si pasoje e mungesave per arsye shendetesore. Jane rreth 200 femije qe paraqiten çdo dite ne urgjencen e pediatrise ne qendren universitare "Nene Tereza". Deri tani, nuk ka asnje rrezik per shperthim epidemie, pasi i gjithe fluksi eshte si pasoje e ndryshimit te temperaturave dhe te ftohtit. Drejtoria e Qendres Spitalore ka deklaruar se jane te pergatitur per te perballuar çdo rast emergjence.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|