Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kulti i pushtetit, mbi ate te shenjtores

Publikuar me : 05.09.2010 Ne : Kuriozitete - 165 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje banderole e madhe ka zene keto dite tere fasaden ballore te Muzeut Kombetar ne Tirane. Ne te jane shkruar keto fjale Nen kujdesin e vecante te kryeministrit Sali Berisha. Viti 2010, kushtuar Nene Terezes.... Banderola terheq vemendjen qe larg, sa per shkak te permasave, aq edhe per shkak te pozicionit qe dominon rrethrrotullimin e makinave dhe njerezve ne sheshin Skenderbej... Por ka edhe nje arsye te trete qe intrigon kthimin e veshtrimeve drejt saj. Emri i Sali Berishes eshte shkruar me germa kapitale me te medha se emrin i Nene Terezes. Por ka edhe nje arsye te trete qe intrigon kthimin e veshtrimeve drejt saj.


Emri i Sali Berishes eshte shkruar me germa kapitale me te medha se emrin i Nene Terezes. Thene ndryshe, emri i shtetarit qe ka marre persiper kujdestarine e vitit te shenjtores eshte bere me i madh se emri i shenjtores; emri i atij qe ka ofruar sherbesen eshte me I madh se emri i se sherbyeres. Me aq sa e njoh une kryeministrin Sali Berisha, mund te them me siguri se ai nuk e ka porositur vete dhe as eshte marre fare me kete banderole.Por e ka porositur natyra e tij, qe eshte e njejta gje. E ka porositur marredhenia qe ka ndertuar e nderton me vartesit e tij. Keta te fundit e dine si e do shefi. Edhe kur nuk jane shume te sigurt si e do shefi, me dinakerine e tyre te ushqyer me sa e sa shembuj nga historia dhe aktualiteti, e dine se ne autokraci ka vetem nje teprim qe nuk te ha koken e nuk te sjell pasoja teprimi me servilizem!


Teprimi me servilizem nuk eshte kurre i rrezikshem ne partine dhe ne pushtetin e Sali Berishes. Keshtu qe, per te qene brenda, politikanet dhe zyrtaret e suksesshem te sistemit te tij, sidomos ata qe jane shperblyer si lajkatare dhe servile, gjykojne keshtu me mire ta teprojme me dashje se sa te leme manget pa dashje. Shtabi i veprimtarive per vitin e Nene Terezes, urdheruesit e banderoles se lartpermendur, ndoshta vete ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, mund te kene perjetuar nje medyshje te vogel per germat e emrit te kryeministrit ne banderole. Ti bejme sa germat e emrit te Nene Terezes apo me te medha? (mos u zot tu kete shkuar ndermend tI bejne me te vogla!


Si perfundim, me bindjen se kryeministri Berisha ia kalon ne merita, ne fame dhe ne lavdi nene Terezes apo pa e pasur kete bindje dhe pa i krahasuar fare figurat ne fjale, por thjesht duke gjykuar me parimet e servilzimit ndaj pushtetit dhe pushtetareve, ata kane vendosur ate qe shohim ne fasaden kryesore te Muzeut Kombetar. Berisha e ka miratuar, sa kohe qe nuk ka urdheruar heqjen e saj, pasi e ka pare te shpalosur gjere e gjate ne mes te Tiranes. Ndokush, qe nuk kupton, apo kupton, por vetem qesh me te madhe me keto shakara te vjetra te mendjemadhesise, mund te mos I jape rendesi. Por eshte nje rast tipik qe ilustron shprehjen e njohur se djalli eshte ne detaje. Te merremi vesh. E dine te gjithe piktoret, disenjatoret, skenografet, artistet, politikanet dhe historianet se permasat e elementeve te nje objekti apo teksti perdoren per te nenvizuar apo nxjerre ne pah ate qe eshte rendesishme ne raport me ate qe eshte me pak e rendesishme. Pra raporti I masave eshte zgjedhje, qendrim, permbajtje.


Pa hyre fare ne krahasimin e meritave ne nje shpallje kujdestarie, nuk eshte as e zakonshme, as etike qe emri i personalitetet qe jep kujdestarine e larte dhe qe zakonisht eshte nje shtetar, te eklipsoje emrin e protagonistit te eventit. Kjo nuk shkon as kur, fjala vjen, presidenti Obama do te jepte kujdestarine per nje ekspozite pikture te disa femijeve. Kujdestaria eshte nje akt honorifik qe jepet per te nderuar dike tjeter. Kujdestaria kujdeset te bjere sa me pak ne sy. Nuk ka dyshim se banderola jone ne fasaden e Muzeut Kombetar eshte shprehje e prirjes qe ka kryeministri per ti personalizuar ne menyren e tij eventet me peshe. Kjo eshte nje prirje me efekte kunderthenese. Ne nje ane kemi evokimin dhe afirmimin pozitiv te figurave me vlere kombetare e nderkombetare, sic eshte edhe rasti i Nene Terezes ne njeqindvjetorin e lindjes se saj. Ne anen tjeter kemi investimin e vetvetishem per te ngritur kultin e pushtetit ne raport me kultin e vlerave.


Kjo sigurisht eshte nje semundje e vjeter e politikes dhe politikaneve shqiptare te stampes autoritariste, qe kujtojne se pushteti sundon historine. Banderola e muzeut eshte nje pllakat i kesaj te shkuare ne mes te Tiranes. Ajo na kthen vite e vite prapa dhe duket sikur kerkon te na thote se nuk kemi bere asgje per modestine ne politike, nuk kemi bere asgje per te zevendesuar kultin enverist te pushtetit me kultin demokratik te vlerave. Po te ishte ndryshe, askujt nuk do ti shkonte ndermend per tu bere me furce me i madh se Nene Tereza. Episode te tilla te vogla ne dukje tradhtojne mendimin e perdorimit dhe shfrytezimit politik te fames se Nene Terezes. Ne e lartesojme ate, por pa i njohur dhe pa i respektuar me zemer te hapur e te cilter dhuntite e saj prej shenjtoreje, doktrinen e saj te dashurise sheruese dhe mrekulliberese prej besimtareje te besimit katolik.


Duhet thene se me kete qasje, qe une do ta quaja shprehje e nderimit te jashtem, qe eshte gjithsesi per tu vleresuar, Shqiperia ka bere disa gjera te medha per te lartesuar kujtimin e Nene Terezen ne vendin e saj te origjines. Aeroporti nderkombetar kryesor i vendit mban emrin e saj. Njeri prej dy shesheve kryesore te kryeqytetit gjithashtu. Ka edhe permendore te tjera. Shqiperia, ne cfaredo qeverie postkomuniste, nuk mund te bente ndryshe. Shqiperia ka nevoje per Nene Terezen, nderkohe qe Nene Tereza eshte ne lavdi dhe perjetesi edhe pa Shqiperine. Nderimi i jashtem nuk mjafton dhe, ajo qe eshte kryesorja, nuk I shkon personalitetit te perkore te shenjtores sone. Duhet nderimi i brendshem, nderimi I thjeshte, i vertete, i kudogjendur, si nderimi qe kane austriaket per Moxartin, per shembull. Nene Tereza eshte Moxarti yne ne planin e shndritjeve hyjnore te shpirtit. Ate kemi.


Nga raca jone vetem ajo ka folur me zotin, nese i referohemi historive te ngjashme qe nga Abrahami, te shen Pali, te Muhamedi e deri te padre Piu. Per tu bere populli i Nene Terezes, sic na pelqen te mburremi pa qene akoma, duhet te mesojme rrugen e saj, cudite e saj, doktrinen e saj te lartesimit ne urtesi, bujari dhe perulje. Kornizen e kesaj doktrine e gjejme ne kujtimet e at Zef Pllumit. Por ajme! Keto kujtime nuk jane perfshire ne librin me shenime dhe kujtime per Nene Terezen, qe ka botuar Ministria e Kultures ne njeqind vjetorin e lindjes se saj! Kush nuk eshte perfshire, por per klerikun qe pat shpetuar gjalle nga kalvari i burgjeve komuniste per tI uruar Nene Terezes mireseardhjen ne kishen e Jezusit dhe per ta shoqeruar ate ne vitet e para te hapjes demokratike si nje nga njerezit me te afert te saj, nuk ka pasur vemendje dhe vend ne botimin e Ministrise! Si per te na dhene nje tjeter prove se per Nene Terezen butaforia qendron mbi nderimin.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit