Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuqezinjte ne kor: Ndaj Maltes, 3 pike

Publikuar me : 08.09.2008 Ne : Sport - 279 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Barazimi kunder Suedise se konsideruar si nje nga pretendentet per vendin e pare ne grupin 1 te eliminatoreve, ka lene nje vello kenaqesi te kombetarja shqiptare. Per me teper, ai ka lene pas edhe nje moral te larte te kuqezinjve, nje gje e domosdoshme dhe i ben vetem se mire futbollit.

Malta

Por kohe per feste nuk ka, pasi distanca per takimin e radhes eshte e shkurter. Ne dere ka mberritur Malta dhe Shqiperine e pret nje objekti i vetem: fitorja. Toleranca ketu nuk ka aspak vend. Behet fjale per nje jo i nivelit te Suedise, por nenvleresimi mund te shembe gjithçka te ndritur deri tani. Skuadra e trajnerin Dusan Fitzel nuk duket se i trembet perballjes me ne, edhe pse do te kete mungesen e mbrojtesit Ian Azopardi, per motive familjare. Kapiteni Gilbert Agius ka deklaruar: "Do te luajme, ashtu siç dime. Vetem keshtu ne mund te arrijme rezultate. Duhet te kujdesemi vetem per veten tone". Kunder Portugalise, maltezet demonstruar nje loje te dobet, duke mos u bere per asnje moment problem per "brazilianet" e Evropes. Pesuan nje humbje te thelle 0-4 ne shtepi. Megjithate nuk duhet paragjykuar nga kjo. Ambiciet e Maltes nuk jane te medha, por nje nga objektivat e saj eshte te lere pas ne renditjen e grupit njerin nga kundershtaret e grupit. Dhe shpresat me te medha te tyre jane te perfitojne diçka ne perballjen ndaj nesh.

Tri piket

Ndersa ne, nese kemi objektiv te permiresojme veten tone ne krahasim me te kaluaren, eshte me shume se detyrim qe t‘i shfrytezojme ne maksimum ndeshje te tilla. Edhe pse duhet te ruhen nga euforia dhe vete kuqezinjte e dine mire nje gje te tille. Te gjithe ne kor e kane bere te njohur se synimin e vetem te kesaj ndeshjeje dhe ka nje seriozitet ne vleresimin e kesaj ndeshjeje. Mes fjaleve te tyre shikohet deshira per ta mbajtur lart entuziazmin e post-Suedise. Duke filluar qe nga trajneri Hari Han, i cili vendin qe gjeti ne zemren e shqiptareve pas Suedise duhet ta mbaje gjithmone, vetem duke e merituar. "Per ne festa mbaron ketu, pasi festa e madhe eshte Malta, tha tekniku holandez. Po ju them qe do te jete nje ndeshje e veshtire, shume e veshtire. Do te jete nje takim tjeter per nga natyra se si do ta interpretojme lojen. Mund te ndryshojme edhe ne formacionin titullar". Por Han nuk eshte i vetem. Si ai mendojne edhe protagonistet kryesore, qe duhet ta realizojne ate, duke filluar nga kapiteni Altin Lala, apo zevendesi i tij, Lorik Cana. "Mendoj se do te jete nje ndeshje e veshtire", thote Lala. "Duhet te japim maksimumin, pasi vetem fitorja eshte rezultati qe na kenaq", mbeshtet Cana. Skela kerkon perqendrim: "Nuk duhet nenvleresuar asnje kundershtar. Duhet te marrim tri pike medoemos". Dhe sigurisht, pasi çdo gje perveç tri pikeve do te ishte vetem nje deshtim.




Kundershtari


Malta, mbreme vone ne Tirane


Ndeshja e te merkures eshte shume prane. Kundershtari i te merkures, Malta, na ka mberritur ne dere. Pikerisht ne oret e vona te nates se te dieles ata kane zbritur ne aeroportin nderkombetar "Nene Tereza". Me pas i jane drejtuar kryeqytetit shqiptar, ku dhe jane akomoduar ne oret e para te mengjesit te sotem ne ambientet e hotel "Rogner". Sikurse eshte bere e njohur, holandezet kane nxituar te mberrijne ne token shqiptare per t‘u ambientuar para ndeshjes, jo vetem me klimen tone, por edhe me fushen ku do te zhvillohet takimi i te merkures, "Qemal Stafa". Ne ndeshjen e pare te luajtur ne shtepi te shtunen ne mbremje, kunder Portugalise, Malta pesoi nje humbje te thelle 0-4. Sot dhe neser ata kane parashikuar nga nje seance stervitore ne dite, per te qene te gatshem te merkuren ndaj kuqezinjve ne "Qemal Stafa".


Pergatitja


Shqiperia e ka

seriozisht ndaj Maltes


Vetem pak ore liri kane pasur ne dispozicion kuqezinjte, per te shijuar "pa freret" e trajnerit Ari Han festen e atij rezultati, te konsideruar premtues ndaj Suedise. Kjo per faktin se pas lejes se dhene menjehere pas largimit nga "Qemal Stafa", atyre u eshte dashur te grumbullohen ne mesditen e djeshme, per te nisur pergatitjet per sfiden e te merkures kunder Maltes. Kundershtari vertet eshte inferior, por megjithate pergatitja e kesaj ndeshjeje meriton seriozitetin e duhur per te permbushur qellimin qe Shqiperia i ka vene vetes: marrjes se tri pikeve. Pasditen e djeshme futbollistet jane vene nen urdhrat e trajnerit holandez dhe i jane drejtuar fushes "Skender Halili" per te zhvilluar stervitjen e pare. Lajmi i mire eshte se tekniku ka te disponueshem te gjithe lojtaret e grumbulluar. Nuk ka asnje te demtuar edhe pse ndeshja ndaj suedezeve ishte jo pak e ashper. Per fat te mire edhe Dallku njoftohet se nuk ka asgje demtim.

Shperblimi


Suedia e Malta, nen nje premio


Fitorja e mundshme me Malten do te mbushe xhepat e kuqezinjve. Kjo pasi FSHF, si ne çdo kompeticion te ketyre viteve te fundit, ka parashikuar edhe premiot per ndeshjet perkatese. Dhe barazimi per Suedine e meriton nje te tille, pasi rezultati ishte shume me pozitiv se nje barazim, kur mendon se kundershtari ishte i nivelit qe tremb shpesh edhe te medhenjte e kontinentit. Por ne rastin konkret ai ka munguar, por vetem per pak kohe. Ose me mire eshte shtyre per t‘u dhene ne festen e madhe, ate te fitores kunder Maltes, ku do te beheshin bashke dy premio. Kete e konfirmon shefi i marredhenieve me median ne FSHF, Dritan Kokona. "Sigurisht qe do te kete premio per barazimin me Suedine, pohon Kokona, por futbollistet do t‘i marrin ne dore vetem pas ndeshjes me Malten, te merkuren". Nderkohe qe sipas Kokones ende nuk eshte publikuar se sa do te vleresohet barazimi me Suedine dhe sa fitorja e mundshme me Malten. Gje qe ngelet per t‘u verifikuar ne ditet e ardhshme.
 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit