Nje portret i Gjergj Zhejit nepermjet filozofit qe e udhehoqi ne jete, Benedeto Kroce. Zheji nderroi jete dje ne mesdite. Homazhet, sot ora 12.00-13.00 ne hollin e Teatrit te Operes dhe Baletit
Benedeto Kroce eshte nje nga autoret qe Gjergj Zhejin, shkrimtari dhe studiuesi, e ka shoqeruar gjate tere jetes, qe ne rini deri sot. Per kete arsye perkthimi ne shqip i Filozofia ime nuk eshte nje zgjedhje e rastesishme.
Bashke me Giuseppe de Sanktis, kritiku i madh italian, mund ta thote me plot gojen se keta kane qene mesuesit e tij te vertete te asaj periudhe. Atekohe kur, sidomos Benedeto Kroce ishte ide e rrezikshme, pasi filozofi nuk e kishte fshehur qe ishte jo vetem antifashist, por edhe antikomunist.
Megjithate Zheji i ka pasur ne shtepi keto libra te cilat i kane humbur poshte e larte. Qofte ai, qofte i vellai, Petro Zheji, jane nxitur per tek letersia nga mesimet e Benedeto Kroces (1866-1952) dhe te De Sanktis. Me pak fjale kultura letrare e imja eshte kultura qe me ka dhene Benedeto Kroce, librat e tij.
Perkthyesi i Republikes se Platonit, studiuesi i Eposit te Kreshnikeve dhe shkrimtari i Moshes se burrave, nje roman i pafat ne vitet e veshtira te regjimit, 78-vjecari Gjergj Zheji, ka sjelle ne shqip nje nga veprat e filozofit italian, te quajturit filozof i lirise.
Jemi ruajtur. Me librat qe vinin ne Lidhje kryesisht nga Franca, i lexonim fshehurazi. Sepse e dinim qe skeda e atyre qe merrnin libra kontrollohej here pas here. Ndodhte qe librin e merrnim dhe i vinim kapakun e nje librin tjeter dhe e lexonim qofte edhe ne zbor. Keshtu do te lexoja edhe Joneskon, nga i cili perktheva Rinocerontin.
Duke menduar qe lexuesi shqiptar nuk kishte shume nga ky filozof, duke perjashtuar disa pjese te vepres se madhe Estetika perkthyer nga Zef Zorba, apo Nga poetika antike tek ajo moderne, dhe per nje perballje te lexuesit te ri te etur per filozofi, Zheji perktheu pikerisht Filozofia ime.
Aty Kroce i pergjigjet shkurtimisht gjithckaje ne lidhje me problemet e moralit, lirise dhe drejtesise, antihistorizmit, dashurise dhe urrejtjes per shtetin, per historine e komunizmit si realitet historik etj. Deri ne kohen e permbysjeve te medha gati te gjithe filozofet ishin te ndaluar. Kishim te benim me nje regjim obskurantist.
Nje regjim eshte obskurantist sipas meje atehere kur ndalon qarkullimin e filozofive te ndryshme, e ideve te ndryshme, ndalon qarkullimin e rrymave te ndryshme artistike-letrare, e librit te huaj. Ndalon gjithcka. Çishte para kesaj lufta kunder analfabetizmit? Ky lloj obskurantizmi eshte per Zhejin me i thelle, sepse pengon menyren e re te jeteses, te te menduarit.
Ai perktheu kete veper te dobishme ku teoria e Kroces jepet me ftohtesi te madhe, megjithese eshte e veshtire te kuptosh arkitekturen e botekuptimit te nje filozofi, kaq kollaj. Filozofia ime botuar nga Botimet enciklopedike eshte permbledhje nga kritika dhe eseistika e Kroces, e pershtatshme per nje publik me te gjere sesa ai i specializuar per filozofine.
Nje liber qe ka shtrirje te gjere drejt problemeve filozofike, sociologjike, fetare. I quajtur neohegelian, per shkak se Hegeli ishte nje nga mjeshterit qe ka udhehequr mendimin filozofik te Kroces. Nga ana tjeter ai zhvilloi, qortoi, integroi sic mund te beje vetem nje dishepull i denje, sistemin e tij filozofik duke qene perfundimisht nje hegelian idealist.
Kroce nuk mbeti skllav i mendimit te Hegelit, e me teper kur ai nuk pranon idene e tij absolute, sipas te cilit njerezimi eshte duke kerkuar bazen e jetes.
Cila eshte baza e jetes? Materia, shpirti? Sipas filozofit gjerman baza e jetes eshte vullneti per te jetuar. Nxenesi i tij me pas, Fridrih Nice, thote se kjo nuk ka kuptim baza e jetes eshte vullneti per te sunduar, shpjegon Zheji.
Hegeli thote se baza eshte ideja, ideja absolute qe do te thote e verteta absolute, si e verteta e te vertetave. Kete Kroce nuk mund ta pranonte. Sepse besonte se gjithmone ka zhvillim dhe njeriu ecen perpara. Ai e quan realitet ate qe ka nje histori, kur nje fenomen historizohet, kur ka nje zhvillim te tijin.
Gjergj Zheji vlereson kete mjeshter te mendimit, njohes te politologjise, historise, arteve, letersise, clirues te letersise italiane nga skllaveria e klasicizmit, edhe per faktin se njohja me te ne kohen kur vepra e Kroces u regjistrua ne listen e zeze te veprave qe diktatura ne Shqiperi i ndaloi, do ti sherbente per ate pjese te vetedijes qe kerkonte tia kuptonte ato sjellje te erreta e patologjike te regjimit te Hoxhes ndaj individit, ndaj mendjes se lire.
Ai ka qene nje nga luftetaret e pare te diktaturave, te cfaredo ngjyre te kishin, sepse ato vrisnin lirine e njeriut. Duke vrare lirine vrisnin njeriun. Ndaj Kroce ishte luftetar i lirise.
Ai ka luftuar me te madhe kunder ideologjise fashiste. Po ate vit, ate muaj kur Musolini deklaroi se artistet do ti kendojne ketej e tutje fashizmit, ai mblodhi ne Torino intelektualet per tiu bere thirrje se arti nuk mund te perzihet me politiken. Kundervenia e Kroces ndaj diktatures fashiste shoqerohej me bindjen e kalitur se diktaturat dalin nga semundjet qe pesojne demokracite.
Filozofi i lirise qe politikisht i perkiste partise liberale duke qene aktiv ne jeten politike e publike ne periudhen me te veshtire te historise italiane te shekullit te 20, besonte se njeriu kur vjen ne jete, vjen si liri. Ai e thote diku se nuk ka kuptim ti japesh lirine nje njeriu kur e ka. Ti mund besh tjeter gje njeriut tia vrasesh lirine.
Pas Filozoia ime Gjergj Zheji do donte te perktheje vepren madhore te filozofit italian Estetiken. Ardhja e kesaj vepre per ate lexues qe di ta lexoje filozofine eshte ne pergatitje. Pavaresisht se estetika, arti, letersia moderne sot jane larguar disi nga teoria e Kroces, kjo sdo te thote se nuk ekziston me. Kroce do ta thoshte vet se njeriu nuk do te pushoj kurre se menduari, nuk do te pushoje kurre se ndryshuari.
Shekulli, gusht 2004