Debati per buxhetin eshte me i rendesishmi ne jeten parlamentare te nje vendi, sepse ne te projektohen politikat e zhvillimit, por menyra e zhvillimit te tij ne Parlament, se fundi qe me shume se zhgenjyese. Jo vetem nga mungesa e prezences pothuajse totale e qeverise ne kete debat, por dhe e permbajtjes se diskutimeve te mazhorances qe krejtesisht e zbrazet propagandistik.
Mazhoranca edhe ne kete debat ne vend te argumenteve mbi arsyet e ketij rishikimi te vonuar te buxhetit, vazhdoi gati ne panik traditen e sulmit mbi opoziten, duke bere si zakonisht rolin e opozites se opozites ne vend te shfaqte me qetesi e argumente si do perballoje drejtimin e vendit ne kete situate te veshtire te krizes politike - ekonomike.
Ky sulm ekstrem edhe kete radhe pati target kryetarin e opozites.
Ne fakt, sa me shume ai sulmohet, aq me shume indirekt mazhoranca demonstron dobesi dhe pohon forcen e tij. Ajo keshtu i ben pa dashje reklame dhe rrit mbeshtetjen popullore.
Seanca e fundit ne Parlament shfaqi qarte hipokrizine e mazhorances, kur nga nje ane fton deri ne pergjerim, edhe me gojen e Kryeministrit, opoziten te beje rolin (qe ajo di ta beje shume mire, pra ate) kontrollues ndaj qeverisjes, por sapo kritika opozitare i dhemb, pra ngjit, ajo fillon sulmin anatemues. Kjo u shfaq deri ne menyre vulgare nga deputete dhe ministra te forte te saj qe thirren ne Parlament te mbajne rregull.
Kete, radhe, si asnjehere ne Parlamentin shqiptar ne 20 vjet u nderpre fjala opozites, duke mos ua dhene ate drejtuesve te komisioneve parlamentare te opozites, duke shfaqur nje frike dhe dobesi te hapur ndaj argumenteve te saj, paaftesia, arbitrariteti, arroganca e kesaj mazhorance po sjell jo vetem shkurtime ne buxhet, por dhe hapesiren demokratike.
Pra, pas 20-vjetesh jete parlamentare eshte e para here qe mua nuk mu dha fjala ne nje seance debati per buxhetin, duke demonstruar degradimin e jetes parlamentare dhe me gjere demokracise ne Shqiperi.
Kjo eshte pasoje e nje pushteti qe rrjedh nga vota e vjedhur dhe manipuluar qe nese nuk do ta ndale protesta popullore, do vije e do behet akoma me arrogant dhe i dhunshem, vecanerisht kur projeksionet e zhvillimit jane shume pesimiste. Argumente per kete qe mu pengua ti shpreh ne parlament, po i trajtoj me poshte.
Prej me se dy vjetesh, kerkesa e opozites ka qene e orientuar qarte dhe fort drejt mire menaxhimit te financave publike dhe respektimit te disiplines financiare buxhetore.
Ne ndihme te kesaj logjike ne kushtet e krizes globale vjen eksperienca boterore, ku ceshtja e deficitit dhe borxheve dominoi debatin politik mbi ekonomine, duke e kthyer ate ne shqetesimin kryesor te lidereve politike te shteteve me te zhvilluara te globit.
Nderkaq, me gjithe paralajmerimet deri ne alarm te Partise Socialiste, qeveria vazhdoi papergjegjshmerine fiskale duke shkelur nje sere parimesh te financave publike ajo rriti shpenzimet, nderkohe qe uleshin te ardhurat, duke shkaktuar thellimin e borxhit dhe tejkalimin e kufijve te deficitit; ajo nderpreu marreveshjen me FMN ne kulmin e nje krize globale financiare qe te mos kish me asnje kontroll ne veprimet e saj me synim vetem fitoren e zgjedhjeve pavaresisht pasojave, prishjes se balances fiskale dhe tronditjen e ekuilibrit makroekonomik qe ishte arritur jo pa sakrifice ne vite.
Konkretisht, duke analizuar vitin 2009, kemi nje shtim te shpenzimeve buxhetore, ku pjesa me e madhe u realizua ne periudhen parazgjedhore. Ne terma konkrete investimet ne 6 mujorin e pare u realizuan 166perqind, ne te dytin 76perqind, ku vetem ne tremujorin e fundit 56perqind.
Ne kushtet kur kjo rritje ekstreme e realizimit te shpenzimeve ne 6-mujorin e pare nuk ishte produkt i rritjes ekonomike (PPB), por i huamarrjes, ky qendrim do te kthehej shpejt ne te kunderten e vet, sikurse ndodhi ne pjesen e dyte te vitit me renien e ndjeshme te investimeve dhe per rrjedhoje te rritjes ekonomike, duke rezultuar ne negativitet (-0.8perqind) ne fund te tremujorit te 4-et. Kjo tendence vijoi edhe ne 6-mujorin e pare 2010, kur rritja e investimeve kundrejt 2009 ra ne 70perqind.
Kjo praktike abuzive qe injektoi ekonomine me investime vetem pjesen e pare te vitit per qellime elektorale dhe inaugurime zhurmash te medha te qershor - korrikut 2009 tregon papergjegjshmerine dhe mashtrimin qe i eshte bere popullit shqiptar nga qeveria me demagogjine dhe frymen militantiste te menaxhimit te financave publike.
Kete politike mediokre, qeveria guxon ta quaje stimul ekonomik qe evitoi krizen ne Shqiperi, nderkohe qe renia e investimeve pas zgjedhjeve solli uljen drastike te te ardhurave ne fund te vitit duke treguar se ky pseudo - stimul nga qeveria nuk pati efekt te qendrueshem ne zhvillimin ekonomik, por ishte vetem perdorim politik.
Kjo u vertetua edhe me tej gjate tremujorit te pare te 2010, me vazhdimin e tendences renese se te ardhurave. Per kete 6-mujor rritja e te ardhurave reale eshte sa rritja e inflacionit, praktikisht 0.
Me gjithe mburrjet qeveritare per rritje te eksporteve, shikohet qarte nga te dhenat se efekti i tyre ne rritjen e te ardhurave eshte i paperfillshem dhe kjo kerkon shpjegime te metejshme nga qeveria.
Ne mendojme se rritja e eksporteve nuk rezulton nga ndonje politike e qeverise por, se pari, rrjedhoje e motit te lagesht qe solli rritjen e eksportit te energjise elektrike, dhe te ardhura per kompanine monopoliste KESH.
Nderkohe, duhet te kujtojme pasojat e demeve te permbytjeve ne veri, rrjedhoje e keqmenaxhimit te KESH dhe faturen financiare, morale dhe sociale te kesaj katastrofe per ata njerez dhe fermereve qe vazhdojne te vuajne akoma dhe sot pasojat, se dyti eksportet paten rritje nga nje koniunkture e favorshme e cmimeve te mineraleve ne tregun nderkombetar, por edhe kjo pak efekte pozitive solli ne forcimin e monedhes vendase per shkak te transferimit te fitimeve ne valute nga ky aktivitet ne vendet e origjines se kompanive te huaja, duke mos stimuluar keshtu rritjen e ekonomise vendase.
Ne pyesim nese ka rritje eksportesh, nese ka rritje ekonomike pse kjo nuk rezulton ne rritjen reale te te ardhurave buxhetore, ne rritjen e punesimit, ne zhvillimin e bizneseve dhe investimeve private?
Prandaj shifrat e INSTAT per rritjen ekonomike krijojne dyshime per manipulim dhe ne shkencen e statistikes ka nje mekanizem kontrolli qe vleresohet si gabim logjik kur te dhenat kundershtojne njera-tjetren, Ndaj logjika kerkon se ju duhet te mbani pergjegjesi o per falsifikim shifrash o per shperdorim te te ardhurave qe nuk hyjne ne buxhet.
Politikat e mazhorances nuk e shpetuan vendin nga kriza, por vetem sa e sfazuan shfaqjen e saj ne ekonomine shqiptare, e cila per shkak te nivelit te ulet te integrimit ne ekonomine globale nuk u ndikua sa ekonomite e tjera nga efektet e krizes. Kjo u shkaktua dhe eshte thelluar tashme nga papergjegjshmeria qeverisese.
Me gjithe mohimin e vazhdueshem te situates problematike te ekonomise, rishikimi i detyruar buxhetit eshte pasoje evidente e krizes, ku mazhoranca e ka zhytur vendin. Por, sot ky rishikim eshte i vonuar dhe ka sjelle nje kosto shtese, me te madhe se ajo e krizes globale, si pasoje e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit te buxhetit te shtetit.
U lejuan shpenzime qe u nxiten nga interesa elektorale qe ushqyen klane e grupe interesi qe shperblyen me pas kete abuzim financiar, duke filluar qe nga projektet pa percaktim dhe limit te kostos totale deri te shpenzimet per mitingjet e ahengjet festive si kunderpergjigje ndaj protestave te opozites.
Prandaj erdhen te detyruar per keto shkurtime te buxhetit, vecanerisht ne investime publike qe do te ndikojne drejtpersedrejti ne kontraktimin e metejshem te ekonomise.
Mendjeshkurtesia dhe euforia ne parashikime, shurdheria ndaj thirrjeve konstante te opozites dhe te eksperteve te ekonomise kombetare dhe nderkombetare, flet per nje deshtim te qeverisjes dhe vecanerisht Ministrit te Financave e shefit te tij, te cilet ne vend te retorikes vetemburrese duhet te pergjigjen para shqiptareve
1. Kush mban pergjegjesi per mosrealizimin e te ardhurave buxhetore ne 2009 qe solli kete parashikim euforik te 2010? Megjithese e ndryshuat buxhetin 3 here ne 2009, duke ulur te ardhurat perseri nuk i realizuat ato duke rritur deficitin, pavaresisht paralajmerimeve tona se po parashikonit perseri gabim e sdo realizonit.
2. Perse mungojne ne buxhet me shume se 34 miliarde leke nga parashikimi fillestar i z. Bode, te cilit i pelqen te mburret se ekonomia performon mire, kurse shefit te tij qe ajo ka deri rritje dyshifrore?
Me kaq para rritja e pagave do te ishte disa here me e larte se ajo qe propozoni e qe megjithate nuk mbulon as zhvleresimin e saj nga inflacioni? Kush duhet te pergjigjet per paaftesine dhe papergjegjshmerine qe ne nentor te 2009 u parashikua per 2010, nje shtese absurde te ardhurash ne buxhet prej 60 miliarde kur nje vit me pare shtesa e realizuar qe vetem 7 miliarde leke pra 8,5 here me shume.
Kjo tregon edhe njehere se per Ministrin e Financave buxheti, dokumenti me i rendesishem i ruajtjes se ekuilibrave makro qe nxisin zhvillimin e ekonomise, eshte nje cope leter qe ai e ndryshon sa here te doje. Ky absurd shqiptar ka emrin paaftesi, abuzim, korrupsion te qeverise, qe ka nxitur evazionin fiskal ne permasa shqetesuese.
3. Kush eshte pergjegjes per kredine sindikale prej 250 milione euro gjate vitit zgjedhor 2009 per interesat piramidale te saj (marzhi 9.65, plus euribor plus kostot jo te pakta per disbursimin ose perballimin e te drejtave te agjenteve qe, sipas meje, qofsha e gabuar, sepse me mungon informacioni i plote mund te arrije deri ne 15 per qind) kredi qe shkoi per te mbuluar mungesen ne te ardhurat e parashikuara dhe si dhe korrupsionin tuaj ne rrugen Durres - Kukes.
Vetem interesat e kesaj kredie per nje vit mund te shkojne me shume se 30 milione euro, gati sa shitja e hotel Dajtit.
Kjo kredi super e shtrenjte, qe ministri yne nje vit me pare e quante sukses, eshte shoqeruar me nje mungese te theksuar transparence mbi shkallen e hapjes se konkurrences midis bankave per kete huamarrje.
Ankandi i fundit per 25 milione euro ne tregun vendas qe rezultoi ne rreth 6perqind interes nxori ne pah se sa shtrenjte u mor kjo kredi e dyshimte, e per te cilen ne mungese te transparences duhet te jepni shpjegime per menyren dhe afatin e shlyerjes se saj.
Per kete kredi garantuese eshte Banka e Shqiperise, e cila ne rast mospagese nga qeveria do te vere dore mbi rezervat valutore, me po aq lehtesi sa dhe per pagesen e hotel Dajtit.
Prandaj MF duhet te na sqaroje ne kushtet e mungeses se informacionit se cfare letrash jane emetuar nga qeveria dhe cfare miratimi/nenshkrimi ka pasur nga Banka e Shqiperise per kete kredi qe rrezikon te cenoje ekuilibra te tjere delikat.
4. Po keshtu Ministri i Financave eshte pergjegjes per krijimin e lehtesive dhe lejimit te pozites dominuese monopol te nje banke te vetme private per Bonot e Thesarit te qeverise duke rritur keshtu koston e borxhit e reflektuar ne perqind e larte te interesit te BTh qe eshte ndjere edhe ne tregun e financiar me koston e shtrenjte te kreditimit te bizneseve dhe individeve.
Po ti kthehemi rishikimit te buxhetit, qe me gjithe propaganden se kete radhe qeveria e ka seriozisht se do te ulet deficiti, perseri eshte e pasakte. Une shpreh rezerva se edhe pas rishikimit te ketij buxheti niveli i treguesit te deficitit ne 2010 nuk do te realizohet sa eshte planifikuar. Kjo sepse nuk mund te realizohet treguesi i te ardhurave te planifikuara.
Ato parashikohen te rriten 11 perqind, por kjo eshte e pamundur kur kemi per 6-mujorin e pare rritje vetem 3,6perqind, qe do te thote qe ne 6-mujorin e dyte niveli i rritjes se te ardhurave duhet te arrije mbi 17-18perqind. Edhe sikur te pranonim te vertete rritjen 4perqind te ekonomise te servirur ne kete dokument, dhe duke konsideruar +4perqind inflacion, rritja per keta faktore eshte 8perqind, atehere nga do vije 10perqind rritje?
A mund te na thote ministri i financave ne cnivel do rrise taksat qe mos te perserise te njejtin gabim ne parashikim qe beri vjet? Ky skenar i propozuar do sjelle nje rritje te metejshme te stokut te borxhit publik ndaj PPB ne nivelin 62-64 perqind, nga dicka me pak se 60 per qind ne fillim te vitit, pa perfshire edhe shume detyrime te tjera qe mungojne ne borxhin e qeverise, vecanerisht penalizimet nga gjykatat kombetare dhe nderkombetare per shkak te arrogances dhe papergjegjshmerise se saj ne raport me punonjesit civil apo biznesin.
Si perfundim ne situata te veshtira si keto qe detyrojne uljen e shpenzimeve duhet te adoptojme parimin Te hiqet dhjami dhe ketu kam parasysh shpenzimet qeveritare te teperta, por jo te ngrijme muskujt qe percaktojne zhvillimin, pra investimet publike te cilat ndikojne drejtpersedrejti ne punesim, rritje te ekonomise, si dhe me shume angazhim te fondeve publike ne favor te bizneseve qe do te kontraktohen. Rritjen e mireqenies e duam te gjithe po rritje reale jo iluzore.
Pra, te shpenzojme me efektivitet qe cdo prishje te siguroje rritje te te ardhurave qe garantojne rritjen e pagave, pensioneve, rrjedhimisht konsum e mireqenie, te parandalojme rreshqitjen e metejshme te financave publike drejt nje borxhi e deficit te pakontrollueshem, qe te mos kemi fatin e financave te Greqise jo vetem per ata qe jane sot ne pushtet, por akoma me keq lenia e barres se borxheve dhe veshtiresive te ekonomise, socialisteve neser qe si ne te kaluaren do te detyrohen te rindertojne shtetin dhe ekonomine.