Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kur qeverite privatizojne gjithcka

Publikuar me : 03.09.2010 Ne : Kulture - 110 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Politikane vendes e nderkombetare thone qe ndermarrjet publike duhet te shiten meqe po vidhen. Ky eshte dorezim i shtetit para hajnave. Meqe nuk qenka e mundur te ndalen hajnat, u dashka ta shesim ate qe hajnat patjeter do ta vidhnin! Por, a nuk e konfirmon mu kjo qasje privatizimin si vjedhje, si kopjim e imitim qe iu behet hajnave?


Privatizimi perhere i nxituar ne Kosove po behet thuajse ndodhemi para ndonje apokalipsi. Gjithcka duhet shitur shpejt pa marre parasysh cmimin. Njefare vetedije paniku paraapokaliptik.


Jane neoliberalet ata qe neoliberalizmin si njera nga alternativat doktrinare per zhvillim ekonomik, duan ta paraqesin si nevoje te ngutshme per zhvillim ekonomik. Kjo eshte pjese perberese e doktrines se tyre dhe jo mbeshtetje per te - ajo sjeton dot pa u paraqitur keshtu.

Neoliberalizmi iu premton te varferve se do ti nxjerre nga varferia meqe te pasurit, pronaret e medhenj, do te rriten aq shume saqe do tiu nevojitet shume fuqi punetore dhe, rrjedhimisht, te varfrit do te punesohen. Pra, neoliberalet premtojne se do te kete dromca per te varfrit, te cileve, kesisoj, iu mbetet te shpresojne tek efektet dytesore dhe indirekte te pasurimit te te pasurve, e qe do te jene te dobishme per ta.


Por, i ashtuquajturi trickle down effect gjithnje na eshte aktualizuar vetem si down effect. Jo pse punesimi nuk eshte e thene ta nxjerr njeriun nga varferia; ne, thjesht, nuk arritem as deri aty.


Privatizimi eshte proces depolitizues. Privatizimi i nxjerr qytetaret prej politikes. Kur privatizohen prona shoqerore dhe publike, sigurisht qe dobesohen shoqeria dhe publiku, qytetaret e humbin te perbashketen e tyre, por edhe rritet hendeku midis institucioneve politike dhe qytetareve


Vendimet kryesore politike merren nga ata, te cilet nuk preken nga ato vendime. Prona (e bere) private eshte ekskluzive ajo eshte e dikujt dhe e askujt tjeter. Ska se cfare flitet aty - te tjeret jane te perjashtuar.


Politizimi i qytetareve sot imponohet si emancipim per socialen dhe publiken, te cilat neoliberalizmi i ka shporre jashte prej politikes, duke e degraduar politiken ne menaxhim e teknike. Kontrolli demokratik eshte i privuar nga sfera ekonomike si askund tjeter dhe si asnjehere tjeter. Qeveria teknike, qeveria e eksperteve apo profesionisteve, pikerisht ky eshte ideali i neoliberalizmit.


Qeveria te jete teknikalitet qe e rrit efikasitetin e nje politike te paradhene. Problemi rritet kur vete politikanet duan te jene teknike dhe jo politike. Me gjase, ata vetem duke qene teknike, e pikerisht pse ishin teknike, u pasuruan.


Politikanet qe kane biznese sigurisht qe jane biznesmene, apo jo? Konflikti ndermjet qeveritareve dhe qytetareve eshte konflikt ndermjet perfitimit privat dhe interesit shoqeror. Privatizimi nuk eshte nje gje, por ai eshte nje marredhenie (midis shoqerise e publikut qe shpronesohen dhe politikaneve, korporatave dhe bankiereve qe pasurohen).


Kjo eshte arsyeja pse regjimi nderkombetar teknikisht nuk e lejon qeverine teknike vendore. Ajo do te ishte formalizim i asaj qe gjithmone e kishim. Nuk eshte ceshtja qe kemi shume parti politike, por pse kemi shume parti e pak politike.


Qeveria e Kosoves nuk mund te na ndihmoje per kurrfare zhvillimi ekonomik per mireqenien e qytetareve, pasi qe ajo i konsideron kapacitetet ekonomike te Kosoves si nje barre nga e cila do qe te lirohet.


Sektori publik nuk po shkaterrohet, sepse po keqmenaxhohet, por pse qellimi eshte qe te shkaterrohet ai. Nuk e kane per qellim qe ta ruajne e rregullojne sektorin publik, por qe ta shkaterrojne ate. Nepermjet privatizimit po e bejne mu kete.


Tash Kosova eshte bere nje vend, ne te cilin shume me kollaj e humbet vendin e punes sesa qe mund ta gjesh nje te tille. Asistenca sociale ne Kosove nuk iu jepet qytetareve per te pasur ata jete te dinjitetshme, por per te mos u ngritur kunder Qeverise dhe rendit ekzistues.


Politika pa politiken ekonomike eshte spektakel. Kosova ka nevoje per zhvendosje paradigmatike nga tregu i lire te prodhimi vendes. Tregu i hapur na ka sjelle ne situaten ku jemi vershuar nga produktet e huaja e posacerisht nga ato te Serbise. Tregu i hapur e ka mbytur prodhimin edhe ashtu te paket vendes duke e pamundesuar rritjen e tij.


Eshte ekonomia ajo qe duhet ta permbaje tregun dhe jo tregu ekonomine. Per kete zhvendosje paradigmatike parakusht eshte qe politika ta nenkuptoje politiken ekonomike. Pra, jo sikurse tani ku edhe furnizimi me energji elektrike eshte me i larti ne Prishtine meqe aty lulezon tregtia e burokracia dhe jo prodhimi.


Zhvillimi socio-ekonomik duhet te jete plan, kurse privatizimi eventualisht pjese e planit. Dhe jo privatizimi te jete pikenisje kurse zhvillimi ekonomik eventualisht pasoje. Ashtu sic pat konstatuar prof.


Ismet Hamiti ne nje punim te tij, me privatizimin si argument te vetvetes ngjan vecse privatizimi i profitit dhe nacionalizimi i humbjeve. Zhvillimi i tanishem ne Kosove nuk eshte me shume sesa zhvillim i privatizimit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit