Dje, ne krahinen e Casertas, ne
veri te qytetit italian te Napolit,
jane derguar 5 mije forca policie
dhe kjo levizje eshte vetem pjese e nje
pakete masash urgjente dhe te ashpra
qe po ndermerr qeveria italiane se
fundmi, kunder krimit te organizuar.
Ne fillim te kesaj jave, ne te njejten zone
u arrestuan 100 te dyshuar per bashkepunim
me mafien dhe u konfiskuan
prona e pasuri te patundshme me nje
vlere rreth 100 milione dollare. Ministri
i Brendshem i Italise, Roberto Maroni, e
ka konsideruar luften kunder krimit te
organizuar si nje lufte te mirefillte dhe
gjithe sa ka ndodhur kete jave mund te
krahasohet me nje tjeter periudhe te
vrullshme kunder krimit, ate te vitit
1992 ne Sicili, pas vrasjes se gjykatesit
antimafie, Giovanni Falcone dhe Paolo
Borselinon. Por perse, duke qene se mafia
eshte nje fenomen sicilian, trupat
jane perqendruar kete here ne Napoli?
Ështe fakt qe Sicilia eshte atdheu dhe
zanafilla e krimit te organizuar e sigurisht
qe vazhdon te jete edhe sot nje nga
pikat e forta te saj, por fakt eshte edhe
se e gjithe Italia e Jugut ka mafien e saj,
qe sigurisht ka ardhur nga ajo siciliane,
por qe me kalimin e viteve keto dege
jane forcuar e kane marre permasa te
tilla per t‘u pasur zili nga vete "mafia
nene". Nendega me "e suksesshme"
aktualisht eshte "Ndrangheta" e Kalabrise,
por edhe ajo gerryhet nga nje lufte
e brendshme. Strukturat tradicionale te
familjes jane ne kontradikte te perhershme
me te ashtuquajturit "Penitenti"
(supergangstere). Por "Camorra", mafia
e Napolit dhe e zonave perreth eshte
me e egra, me e paparashikueshmja
dhe me e dhunshmja nga te gjitha te
tjerat. Objektivi aktual i qeverise italiane,
sidomos javes qe shkoi, eshte nje
klan i veçante i "Camorra"-s, ose siç e
quajne ne zhargon, "grupi i ashklave te
çmendura", nje nder me te vjetrit dhe
te dhunshmit e Napolit, nje grup i perbere
me se shumti nga te rinj te pameshirshem,
perdorues te rregullt te drogave
te renda dhe qe i bashkon etja per
pushtet e para. Mendohet se anetaret e
ketij grupi kane vrare te pakten 16 persona
vetem gjate 6 muajve te fundit ne
luften e tyre per zona influence dhe ne
ate te larjes se hesapeve. Ne nje
masaker te dy javeve me pare, qe provokoi
edhe kunderpergjigjen e fundit te
qeverise, u vrane me gjak te ftohte 6
afrikane dhe nje italian. Per keto vrasje
nuk pati asnje arsye te qarte dhe sipas
specialisteve, e vetmja arsye qe eshte
gjetur eshte ajo e krijimit te nje atmosfere
terrori dhe frike ne vend. Viktimat
nuk ishin armiq te askujt, por thjesht
ca te huaj miqesore me komunitetin
italian, qe po perpiqeshin te mbijetonin.
Pikerisht ata u shnderruan ne objektivin
e nje masakre te pergjakshme
e publike, qe u kujtoi te gjitheve kohet
e vjetra, kur qyteti nuk ishte nje vend i
sigurt per te jetuar. Nje nga karakteristikat
e ketij grupi eshte pameshira dhe
gjakderdhja, por ata sigurisht qe nuk
mbeten vetem me kaq dhe per shume
arsye paraqesin nje rrezik per Italine.
Qellimi i masakrave te tilla eshte
shume me i miremenduar nga sa mund
te duket fillimisht. Ajo çka ndodh ne
Campanja, krahine e Napolit, perben
nje tentative te grupit per te marre kontrollin
e rajonit nga duart e shtetit, ne
menyre qe te bejne me vendin ç‘te
duan: te vrasin, grabisin, perdhunojne
pa pasur frike per asnje lloj pasoje. Sigurisht
qe shteti dhe institucionet e tij
ekzistojne ende ne ate ane, edhe pse
te dobet dhe te pafuqishem per te kryer
te gjitha funksionet siç duhet. Ne
keto zona ka qeveritare te zgjedhur dhe
te emeruar, stacione policie dhe çdo gje
tjeter, por me kalimin e viteve
kercenimet e bandave e kane dobesuar
funksionimin e tyre dhe ato u
shnderruan pak nga pak ne institucione
kukull, me funksionare qe nuk
mund te merrnin kurre persiper te ngriheshin
apo te vepronin kunder "trimave".
Sigurisht qe ka pasur shembuj
perjashtues, por ata kane qene te paket
dhe ne pjesen me te madhe kane
pasur nje fund fatal. Por rasti i fundit i
masakres makabre dhe te hapur te afrikaneve
ishte mbushja e kupes dhe
ngjarja qe i vuri ne pune autoritetet
qendrore per te nderhyre ne nje vend
ne te cilin dukej qarte se shteti nuk kishte
asnje autoritet. Ne rastin e vrasjes se
emigranteve, siç ndodh shpesh me mafien
siciliane, tentohet gjithmone manipulimi
i situates per t‘u shfaqur te
njerezit jo me qellimin e vertete, por me
nje tjeter qe mund te "gelltitet" kollaj.
Kete here kjo vrasje u paraqit si nje akt
kombetar dhe patriotik i njerezve qe
nuk mund te lejonin te huajt te "ndynin"
vendin dhe te zinin vendet e
punes. Vrasesit deklaruan, sigurisht
permes burimeve te tyre, se gjithçka
ishte kryer per pastrimin e brigjeve nga
dyndjet e emigranteve, te cilet po prishnin
mundesite e biznesmeneve te
ndryshem qe kane per qellim te investojne
ne bregdet. Po a mund te konsiderohet
kjo nderhyrje e shtetit, ardhja
e trupave dhe marrja e masave si nje
ndryshim i situates dhe rikthim i pushtetit
ne duart e organeve te tij? Veshtire
te ndodhe nje gje e tille. Ardhja e trupave
eshte shume e lehte. Gjithe veshtiresia
qendron perpara, gjithe sfidat e
medha te perplasjes jane ende per t‘u
pare. Te çlirosh institucionet nga duart
e mafies, nuk mund te behet sa hap e
mbyll syte, pasi ai ishte rezultat i nje
kohe te gjate dhe taktikave te miremenduara.
Edhe vete e historia moderne
e Italise nuk eshte e mbushur me
shembuj shume pozitive, per sa u perket
perpjekjeve per çrrenjosjen e mafies
nga institucionet. E megjithate, ne
Sicili u arrit njefare suksesi. Mafia e ishullit
mori nje goditje te forte kur shteti
italian reagoi ne menyre te menjehershme
dhe te eger pas vrasjes se dy
gjyqtareve te famshem antimafie ne
vitin 1992, por arsyeja e vertete e "zhdukjes"
se mafies, ose e tkurrjes se saj,
ishte ndryshimi i strategjive nga ardhja
e shefit te shefave, bosit te bosave,
Bernardo Provencanos. Ai beri shume
ndryshime ne organizate, e ne kete
kuader ndryshoi edhe pamjen e dukjen
e jashtme te mafies. Ai e zevendesoi
politiken agresive te paraardhesit te tij,
Salvatore Riina dhe u kerkoi te gjithe
bashkepunetoreve qe te operonin me
sa me pak dhune qe te ishte e mundur.
Kjo strategji funksionoi ne Sicili per dy
arsye: e para ishte se pas shkaterrimit
te grupeve rivale nga corleonezet,
Provencano u shnderrua ne nje lider me
nje pushtet teresisht absolut. Asnje bos
mafioz para tij nuk kishte pasur nje liri
veprimi dhe pushtet ne te gjitha sferat
si Provencano. Fakti i dyte ishte se sicilianet
vete ishin dhe jane aq te mesuar
dhe nenshtruar ndaj mafies, saqe nuk
eshte i nevojshem perdorimi i dhunes,
perveç disa rasteve te rralla. Po a mund
te ndodhe nje ndryshim i tille ne Napoli?
Po, por vetem ne endrra. "Camorra",
ndryshe nga mafia siciliane, eshte
shume anarkiste dhe ndryshon shume
shpesh forme, objektiva, madje edhe
armiq.
Ajo perbehet nga grupe dhe nengrupe
rivale qe zihen dhe rivalizojne me
njera-tjetren dhe keto konfrontime
perfundojne shpesh me te vrare dhe
beteja te pergjakshme. Nese nje bande
bie shume ne sy, si ne rastin e vrasjeve
te fundit, atehere asaj i hiqet e drejta e
veprimit per nje fare kohe dhe vendin
ia ze menjehere nje bande tjeter rivale.
Por nese kjo bande do te doje qe te
mbaje gjate pushtetin dhe zonat e influences
te lena bosh nga banda e denuar,
asaj i duhet te perdore te gjitha mjetet
per t‘ia arritur qellimit, deri dhe te ngritja
e kurtheve per rivalet dhe dorezimi i
tyre te forcat e policise. I tille eshte edhe
rasti i fundit kur autoret e vrasjes se emigranteve
u denoncuan pikerisht nga
kundershtaret e tyre dhe perfunduan ne
duart e policise. Po duke pasur parasysh
edhe te kaluaren e Kryeministrit te vendit,
Berluskoni, a kemi te bejme ne kete
rast me nje ndryshim ne sjelljen e qeverise
italiane? Ndoshta. Per sa i perket Berluskonit,
para se ai te hynte ne politike
bashkepunoi me nje mafioz sicilian
shume te pasur per ndertimin e kompleksit
te vilave ne periferi te Milanos. Me
pas, nje nga bashkepunetoret e tij me te
afert, si per sa i perket biznesit, ashtu
edhe politikes, Marcello del Utri, ndodhet
ne burg pas nje denimi per bashkepunim
me mafien edhe pse e ka apeluar
çeshtjen. Po ne te shkuaren, Berluskoni
i dha vetes mundesi ligjore per
te mos qene i detyruar qe t‘u pergjigjej
pyetjeve qe kane te bejne me lidhjet e tij
me mafien. E megjithate, se fundmi ka
pasur lajme jo te mira per Kryeministrin.
Revista italiane e perjavshme,
"L‘Espresso", publikoi ne numrin e saj te
fundit dy scoop-e. Ne to ka informacione
ne lidhje me deshmine e nje superbosi te
"Camorra"-s, i cili pretendon se suksesi i
Berluskonit per zgjidhjen e çeshtjes se plehrave
te qytetit te Napolit ndodhi vetem
per shkak te bashkepunimit te qeverise
me mafien e qytetit, madje ai dha edhe
emrat e personave qe bene ndermjetesit
ne kete rast. Sigurisht qe politikani te cilit
iu lakua emri mohoi gjithçka dhe zyra e
taksave prane qeverise dergoi ne zyrat e
revistes "L‘Espresso" specialiste per te
pare ne hollesi te gjitha dokumentet. Pas
ketij veprimi, artikujt e publikuar nuk
paten me pjese te dyte.