Perpjekjet me te fundit per nje kompromis midis dy partive kryesore ne vend, duket se nuk po prodhojne he per he ndonje rezultat premtues. Perballe pervojes se konfliktualitetit arbitrar, vemendja ndaj kohes dhe vlerave te humbura, eshte gjithnje zero.
Problemi i shtruar ne vazhdimesi nga shume publiciste, por edhe dashamires se publicistikes ne faqen e internetit te Shekulli-t (dhe jo vetem), ka qene ulja e toneve dhe vleresimi drejt i situatave politike. Apeli ka formuluar pak a shume idene qe perplasjet politike, kthesat politike ne pergjithesi, te mos jene kaq stresante dhe, sidomos, me ndikime te padeshiruara ne ecurine normale te vendit.
Per fat te keq, kjo pervoje eshte prodhimi me i shemtuar dhe me i pafryt i gjithe periudhes se tranzicionit. Karakteristike e kesaj periudhe ka qene hedhja balte mbi gjithcka qe mund te jete arritur me pare ne kryerjen e reformave dhe perafrimin e legjislacionit me BE, ne pergatitjen e MSA, ne zhvillimet ekonomike, ne infrastrukture, etj. Nga komplekse keso, ka vuajtur pushteti i meparshem, i te majteve; vazhdon te vuaje edhe pushteti aktual, i (po themi) te djathteve. Mirepo per midis paleve, kane mbetur pezull nje sere projekte e programe.
Bie fjala, Ligji per Gjykaten Administrative, eshte nje nga viktimat e cilesuara te konfliktit dhe mosmarreveshjeve partiake. (Eshte nje nga detyrimet ne kuadrin e integrimit perendimor te vendit.) Prej dy vitesh, drafti sorollatet neper dyert e komisioneve parlamentare e te partive politike, sikur te ishte ndonje rregullore per sallat e lojerave elektronike.
Dhe me tej, institucionet (si Gjykata e Larte se fundi) mbeten te bllokuara per shkak te tejkalimit te afateve per rinovimin e anetareve te tyre.
Duke mbrojtur interesa te pjesshme, politikanet tane ia kane rritur koston integrimit te vendit. Natyrisht, mund te kete shume ceshtje qe lene hapesire per debat, dhe ku kufiri i se vertetes mund te preket here nga njera pale dhe here nga tjetra.
Por smund te behet spektakel politik me cdo teme dhe me cdo detyrim, vetem e vetem per hir te interesave periferike, ndonjehere edhe personale. Mazhoranca nuk duhet te luaje cinglash me ligje dhe detyrime te rendesishme, sic po ndodh, bie fjala, me Ligjin per SHISH-in; do te ishte turp te miratohej me nje shumice te thjeshte. Vetem permes sharjeve nuk ndihmojme as veten, as te tjeret. Keshtu po ndodh realisht ne Shqiperi.
Njera pale shan Bashkine (e Tiranes); pala tjeter shan qeverine. Problemi eshte se nganjehere nje fije e ndan vleresimin nga percmimi. Nuk jemi naive te kerkojme qe keto institucione dhe drejtuesit e tyre te komplimentojne njeri-tjetrin. Por, ne te njejten kohe, nuk mund te shkohet gjer ne absurd, duke mos pranuar asgje pozitive, asnje investim, asnje perpjekje, asnje pike djerse.
Tani, pertej fabules, ne se njera pale mohon dhe pala tjeter vec mburret, sikunder ndodh kur kecat perplasen bri me bri permbi ure, duhet te dime se ujerat poshte jane te turbullta; dhe per dreq, nuk rrezikohen vetem kecat. Kostoja e perplasjeve pa sens, perkthehet ne vuajtje per gjithe vendin. Le te shpresojme qe gjate pushimeve, kampet politike do te pertypin me mire ushqimin shpirteror te tyre, per tiu kthyer nje gare disi me normale dhe me me pak kosto per fatet e ketij vendi.