Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuvend puthadoresh

Publikuar me : 28.07.2010 Ne : Kronike - 176 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sesioni i pare i punimeve te Kuvendit qe u kompozua nga zgjedhjet e shumedebatuara te 28 qershorit, e mbylli siparin ne menyren me te turpshme. Gjate gjithe kohes, ne ate salle ku i mbajne syte krejt qytetaret shqiptare, ka pasur rendom skena dhe ndeshje te padurueshme.


Por si per ti vene vulen krizes politike ne vend, Kuvendi i Shqiperise e mbylli kete sesion duke dhene nje tjeter shfaqje te rendomte, me perqeshje, me inate, me dhune e paturpesi; ashtu si ai kishte shkuar pothuaj shumicen e kohes, per shkak te mungeses se opozites apo pranise me hope te saj.


Vete Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ashtu si ne shumicen e mbledhjeve plenare, e dominuan edhe seancen e fundit, shfaqjen e fundit, aktin e fundit te komedise parlamentare.


Madje, jo vetem kaq, por ata i sfiduan kundershtaret politike me lloj-lloj marifetesh shqiptare e ballkanike, me sjellje autoritariste, denigruese, tallese. U dha shembulli me i keq i asaj se si nuk duhet te jete nje kuvend, ku njerezit e zgjedhur nga populli shkojne per te punuar, per te punuar me sinqeritet, per te bere ligje te mira.


Duke pare disa nga skenat e fundit te aktit te fundit te asaj komedie, nuk kishe si te mos mendoje per ate cka ka ndodhur e po ndodh ketu pergjate disa viteve - por qe, se fundmi, eshte bere krejt e padurueshme - nje situate e mbushur me karagjozlleqe, me stres pa asnje lloj plani bashkepunues, pa asnje vizion qe do te mund te permiresonte sadopak, mbi te gjitha problematikat ekonomike te vendit. Ishte e trishtueshme te shikoje se si numri nje i vendit, tallej e bente gjeste pa fund, i duartrokitur nga servile te zgjedhur me kujdes bash per dite te tilla.


Dy argumente do te kerkonin ndonje fraze me shume ne kete teme. Se pari, vazhdimi i megalomanise perkundrejt mungeses se profesionalizmit dhe pergjegjshmerise. Edhe ne kete seance te fundit te Kuvendit, degjuam mburrjet per suksese te medha ne ekonomi.


Por vetem nje dite me pas, Keshilli Kombetar i Punes, nje nga institucionet qe vlereson gjendjen e ekonomise shqiptare, problemet e punesimit, perspektivat e zhvillimit te sipermarrjes dhe te punemarrjes, foli qartazi per thellimin e krizes ekonomike. Foles qe perfaqesojne biznese te ndryshme dhe mendimin e specializuar ne disa fusha te sipermarrjes, deklaruan se kriza nuk eshte aspak nje shaka.


Eshte folur here pas here per hallet e ndertimit, per pergjysmimin e remitancave, per investime te pakta ne bujqesi; tani mesohet se kriza ekonomike ka goditur rende edhe biznesin e fasoneve. Perfaqesues te ketij biznesi thane se vetem gjate vitit 2008-2009, ne kete sektor, jane shkurtuar 11 mije vende pune.

Disa drejtues biznesesh thane se permbi 60 per qind e punetoreve jane shprehur se do te braktisin sektorin sapo te liberalizohen vizat(!) Kur shahen dhe perqeshen atje ne Kuvend, politikaneve pak iu shkon mendja se kjo mund te ndodhe.


Çte mbjellesh do te korresh, thote nje fjale e urte. Dhe ajo qe eshte mbjelle rendom, eshte puna me hope, shtrengesa fiskale dhe mungesa e investimeve; (u tha se tamam per kete shkak, tregut i munguan kete vit 133 milione euro).


Se dyti, perberja e Kuvendit (kjo teme ka gjetur debatin edhe me pare) eshte plaga me e madhe e vete politikes shqiptare.


Sado qe partite kane rekrutuar disa te rinj qe kane studiuar ne Perendim dhe priren nga problematikat e jo nga ideologjia, ne mase Kuvendi vuan si asnjehere tjeter mungesen e politikaneve profesioniste dhe me identitet. Shume prej te mandatuarve (jo nga populli, por nga partite, me mire nga kryetaret), jane medioker qe thone vend e pa vend Lepe? Peqe! Ne shumice, anetaret e ketij Kuvendi jane militante dhe puthadore.


Ne pamundesi te debateve profesionale, teknike - nuk po themi shkencore, se po na duket nje fjale teper e madhe - ata preferojne sharjet dhe fyerjet, madje edhe perplasjet fizike, sic u pa edhe ne aktin e fundit te komedise parlamentare.


Eshte e veshtire qe ky Kuvend, me kete pervoje te hidhur njevjecare dhe me kete perberje adoleshentesh politike, te vazhdoje edhe me tej nje jete parlamentare serioze dhe efikase ne te mire te vendit. Ne pamundesi te ndonje Deus eks makina, mbase ai vete, shume shpejt, do ta kuptoje qe ka ardhur koha per nje zgjidhje politike.

(Mazhoranca, me zor mblodhi aty 70 vota.) Por te flasesh per zgjedhje te parakohshme, eshte nje herezi. Kete mund ta beje Holanda, mund ta beje Australia, kushdo tjeter, ne jo; edhe pse jemi nje vend me demokraci te pakonsoliduar dhe me nje Kuvend jashte loje. Kjo gjithashtu eshte pjese e komedise.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit