Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuvendi, sherr per pasurine e Rames dhe Priftit

Publikuar me : 16.07.2010 Ne : Politike - 205 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Prifti Rama nuk mund te jetoje me te emen, ai ka qindra shtepi. Deda Prifti dhe Vasili, te implikuar ne korrupsion


TIRANE - Çeshtja e deklaratave zyrtare te pasurise dhe pasurise reale te politikaneve shqiptare ka sjelle debate te forta dje ne Kuvend mes ministrit Dritan Prifti dhe deputeteve socialiste. Gjate javes, socialistet kane kerkuar shpjegime nga ministri Prifti per menyren se si ai ka fituar 1.8 milione euro gjate nje viti dhe dje ai eshte pergjigjur duke akuzuar kryesocialistin Rama se po fsheh pasurine.


Sipas ministrit Prifti, eshte e pabesueshme se kreu i PS eshte pastrehe dhe se jeton ne nje shtepi me nenen e tij. A ka shqiptar qe ta besoje se Edi Rama nuk ka shtepi dhe jeton me nenen e vet. Kjo eshte qesharake. Dallimi mes meje e tij eshte se une e familja ime i kemi vene pasurite me ndershmeri.


Ai njeri thote eshte i pastrehe. Ai njeri, te nderuar kolege deputete, thote se ka vetem tre mije euro pasuri ne banke. Une po ju them se tre mije euro kushton vetem substanca qe ai thith me hunde cdo dite. Vlera e nje dite e substances qe Edi Rama thith cdo dite me hunden e vet ben me shume se tre mije euro, - deklaroi deputeti i LSI-se.


Nga tavolina e deputetit, nderhyri deputeti i PS, Taulant Balla, i cili i kerkoi kryetares Topalli qe te marre masen me perjashtim nga seanca te deputetit Prifti. Por, ka reaguar ky i fundit, duke e akuzuar se ka ne pronesi nje kazino.


Ej Taulant do pushosh apo jo. Nuk po flasim per kazinone tende. Merr miliona nga kazinoja or burre, - tha Prifti.
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes u shpreh se ai dhe familja e tij ka deklaruar dhe deklaron cdo qindarke, ne ndryshim nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, dhe ftoi Inspektoratin e Deklarimit te Pasurise qe te hetoje deklarimet e pasurive te tij dhe te kreut socialist.


Te hetojne cdo qindarke te pasurise sime dhe te hetojne cdo qindarke te pasurise se Edi Rames, qe nga vila qe ka ne Durres, me emrat e biznesmeneve te vet, deri tek vila ne Shkoder dhe qindra apartamente ne Tirane. Nje njeri qe fsheh gjerat e rendesishme, u shpreh ministri Prifti.

Duke sqaruar pasurine e tij, ministri Prifti tha se shtimi me 1,8 milione euro i pasurise se tij gjate vitit te fundit lidhet me shitjen e aksioneve te nje firme ku ai ka qene aksioner, te cilat, sipas tij, jane shitur nen kosto. Thone qe jane shitur aksionet me vleren 1.8 milione euro. Edhe kjo eshte nje shpifje tjeter.


Ato aksione jane shitur dhe rritja e pasurise e vitit te deklaruar eshte 500 mije euro. Parate e tjera prej 1.5 milione euro do te arketohen ne nje periudhe dyvjecare dhe po ju garantoj qe po te marresh dhe te analizosh bilancet e asaj kompanie vlera e kapitalit eshte me e ulet se sa jane shitur aksionet prej meje, sqaroi ministri i Ekonomise.


Menjehere pas kesaj deklarate u pergjigj Partia Socialiste, e cila sqaroi ceshtjen e kompanise qe ka shitur Dritan Prifti. PS akuzoi dy ministrat, Dritan Priftin dhe Petriti Vasili, per perfitime te padrejta permes nje kompanie farmaceutike. Une mund tju them se Megafarm eshte nje kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, drejt te ciles jane adresuar te gjithe tenderet dhe prandaj eshte ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave te ketyre kompanive.


Dhe jo me kot e theksova kete, pasi na rezulton se edhe pronari Megafarmes eshte nje zoteri qe quhet Rasim Hamzaraj dhe Rasim Hamzaraj eshte ai njeri i cili ka blere pasurine e ministrit tjeter te kesaj qeverie, z. Dritan Prifti, dhe me nje pasuri prej 1.8 mln euro. Ky njeri eshte i aferm i Petrit Vasilit, - tha deputeti socialist, Eltar Deda.


Deputeti Deda denoncoi edhe tenderin e zhvilluar per pajisjen me ilace te spitalit te Vlores. Meqenese z. Minister thote qe nuk ka klientelizem une mund tju them se vetem ne tenderin qe eshte bere ne Spitalin Psikiatrik te Vlores, ne nje shume prej 57 mln lekesh te reja, nje medikament Loraxefan jane te Medifarmes, ze 50perqind te buxhetit. Dhe e dini kush e drejton kete? E drejton familja e Drejtorit te Politikave ne Ministrine e Shendetesise, i cili i perket partise suaj, - theksoi Eltar Deda, deputet ne qarkun e Vlores.


Miratohet ligji per policine gjyqesore

TIRANE - Parlamenti miratoi vetem me votat e demokrateve ligjin per Per organizimin dhe funksionimin e Policise Gjyqesore te ndryshuar. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, u shpreh se ne fakt projektligji synon te garantoje funksionimin e policise gjyqesore, sipas Kushtetutes dhe legjislacionit ne fuqi, si dhe shmangien e rasteve te perdorimit ne menyre abuzive te ketij institucioni.

Ndersa Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, tha se ky projektligj ka gjetur edhe konsensusin e institucionit te Prokurorise. Por ky ligj ka hasur ne kundershtimet e opozites, te cilet kerkuan hartimin e nje ligji te ri pasi ligjit aktual i ndryshohen me shume se 50 perqind e permbajtjes se tij.


Ligji ka 18 nene. Kur ne nje ligj ndryshohen me shume se 50perqind dhe ka te beje me parimet, atehere duhet te bejme nje ligj te ri, - u shpreh nenkryetarja e grupit parlamentar te PS, Vasilika Hysi. Sipas deputetes Hysi, praktika e deritanishme e funksionimit te policise gjyqesore nuk ka qene e bazuar mbi vlerat, por mbi kriteret partiake. Hysi theksoi se nje mangesi e policise gjyqesore eshte arsimi i duhur i oficereve qe punojne ne kete strukture.


Socialistet kerkojne qe oficeret e policise gjyqesore te kene formimin e juristit. Ky ligj eshte kundershtuar nga opozita edhe ne komisionin e Ligjeve, nderkohe qe deputetet e majte kane kerkuar edhe seance degjimore me ministrin e Brendshem, e cila eshte lene per ne date 20 korrik.


Rikonstruksioni i Parlamentit


Salla e Parlamentit do te marre nje pamje krejtesisht te re. Edhe pse nuk ka perfunduar sesioni i punimeve te Kuvendit, salla e zhvillimit te seancave plenare dhe e mjediseve brenda godines se Parlamentit i eshte nenshtruar nje ndryshimi te thelle. Tavolinat e deputeteve dhe te kabinetit qeveritar nuk do te jene me ne forme te rregullt katerkendeshe, por do te kene nje harkim.


Numri i tavolinave te vendosura ne salle nuk pritet te ndryshoje, por vetem forma e tyre, e cila do te kete nje hark te lehte. Nenshtrimit do ti nenshtrohet edhe pjesa ku vendoset media dhe personat, te cilet jane te autorizuar per te ndjekur seancat.


Fondi limit per rikonstruksionin e Salles se Seancave Plenare eshte 48,670,008 leke pa TVSH, ndersa fondi limit per mobilimin eshte 11.230.800 leke pa TVSH.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit