|
Kuzhe, 27 emra për anti-Portugalinë
Publikuar me : 28.05.2009 Ne :
Sport - 491 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Trajneri i ri i Shqiperise, Josip Kuzhe, fshihet prapa dyerve te FSHF-se, nderkohe qe shqiptareve u propozon nje liste te gjate me 27 emra per dy ndeshjet ne fillim te qershorit, kunder Portugalise (me 6 qershor, e vlefshme per Grupin 1 te eliminatoreve te Boterorit dhe ndaj Gjeorgjise (me 10 qershor, miqesore). Pavaresisht se tekniku kroat eshte ne Tirane prej se shtunes se kaluar, FSHF nuk ka bere ende prezantimin zyrtar te tij. Madje, nuk ka qene i pranishem as ne zbardhjen e listes. Emrat e lojtareve jane bere publike nga shefi i zyres se shtypit, Tritan Kokona, nderkohe qe mbetet ende e pakuptueshme mbajtja e Kuzhese larg mediave. Gjithsesi federata pranoi se lista nuk eshte perpiluar nga kroati, por nga ekspertet e FSHF-se.
Lista e lojtareve qe do te kete ne dispozicion trajneri i ri kuqezi per ndeshjen zyrtare me Portugaline ne Tirane, por edhe per ndeshjen pasuese, miqesore, me Gjeorgjine, eshte e gjate, sepse Kuzhe kerkon t‘i vezhgoje nga afer te gjithe, per te krijuar nje ide rreth tyre, pasi ai nuk i njeh. Prurjet e vetme te kesaj liste, te cilat mund te konsiderohen edhe nje risi e kroatit jane talenti i Teutes, Emiljano Viles, i riu i Tiranes kampione, Jetmir Sefa, dhe portieri ti Kombetares U-21 dhe i Iraklis Selanik, Enea Koliqi, te cilet thirren per here te pare. Po ashtu, Kuzhe ka vendosur te riktheje tre te perjashtuarit e Ari Hanit, Erjon Bogdanin (49 ndeshje, 9 gola, qe mungoi ne dy ndeshjet paraardhese) dhe "te padeshirueshmit" Edmond Kapllani (23 ndeshje, 6 gola) dhe Jahmir Hyken (10 ndeshje). Per ndeshjen kunder Portugaline rikthehet edhe kapiteni i Marsejes, Lorik Cana, i cili mungoi ndaj Danimarkes per arsye te kartoneve te verdhe. Mungesa e vetme eshte ajo e kapitenit Altin lala, qe vazhdon te vuaje nje demtim te lehte. Ndersa Armend Dallku, edhe pse eshte ne listen e madhe, nuk do te jete i disponueshem per ndeshjen kunder luzitaneve (i skualifikuar per kartone). Per koincidence, kosovari ka munguar per te njejten arsye edhe ne ndeshjen e pare kunder portugezeve ne Braga. Kuzhe nuk e ka shmangur nga vemendja edhe kampionatin shqiptar, i cili perfaqesohet ne kete liste nga nente lojtare te perzgjedhur nga skuadrat e Kategorise Superiore (kater nga Tirana dhe nga nje per Vllaznine, Elbasanin, Teuten e Dinamon). Mes tre portiereve ne dispozicion, duket se Hidi e ka te garantuar vendin mes shtyllave. Per repartin e mbrojtjes konkurrojne tete lojtare, te cilet do te mund ta kalojne provimin per te qene pjese e nje liste normale te Kombetares. Mbipopullim shikohet ne mesfushe, ku Bakaj, Muzaka, Vila e Sefa duket se duhet te sfidojne "garden e vjeter". Sulmi eshte pika me nevralgjike e Shqiperise, prandaj Kuzhe ka afruar edhe golashenuesin e Superiores, Memellin perkrah Salihit, Bogdanit, Berishes e Kapllanit.
Lista e lojtareve te grumbulluar nga trajneri Josip Kuze per ndeshjet me Portugaline dhe Gjeorgjine
Lojtaret Ndeshje
1. Isli Hidi 10
2. Samir Ujkani 0
3. Enea Kolici 0
4. Debatik Curri 23
5. Armend Dallku 31
6. Kristi Vangjeli 17
7. Andi Lila 5
8. Elvin Beqiri 42
9. Ansi Agolli 9
10. Endrit Vrapi 7
11. Admir Teli 4
12. Lorik Cana 36
13. Ervin Skela 61
14. Ervin Bulku 16
15. Gilman Lika 4
16. Dorian Bylykbashi 3
17. Jahmir Hyka 10
18. Klodian Duro 57
19. Elis Bakaj 3
20. Gjergj Muzaka 1
21. Emilian Vila 0
22. Jetmir Sefa 0
23. Hamdi Salihi 12
24. Erjon Bogdani 49
25. Edmond Kapllani 23
26. Besart Berisha 15
27. Migen Memelli 1
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thĂ«ne qĂ« edhe kĂ«saj radhe takimi mes SkĂ«nderbeut dhe Flamurtarit tĂ« mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur nĂ« Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, pĂ«rmbysje rezultati, gjakosje, tĂ« gjyqtarit anĂ«sor, pasivitet tĂ« vlonjatĂ«ve nĂ« fushĂ«. Deri nĂ« momentin e golit tĂ« dytĂ« tĂ« korçarĂ«ve, gjithçka dukej nĂ« rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozĂ«ve me njĂ« send. Takimi u ndĂ«rpre pĂ«r 15 minuta. VlonjatĂ«t me anĂ« tĂ« shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|