Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuzhe nis nga puna për anti-Portugalinë

Publikuar me : 25.05.2009 Ne : Sport - 284 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Emocionet e kampionatit pergatitet pak nga pak t‘i lene vendin atyre te impenjimeve te Kombetares sone, e cila pas rreth dy javesh (me 6 qershor do te duhet te zbrese ne fushen e stadiumit "Qemal Stafa" per t‘u ndeshur me "Brazilin" e Evropes, Portugaline. Jane pjekur kushtet tashme. Shqiperia e ka trajnerin e saj qe prej te martes se kaluar, i cili prej 48 oresh ka zbarkuar ne kryeqytet ne permbushje te misionit te tij te ri ne krye te kombetares kuqezi. Josip Kuzhe, te shtunen ne mbremje eshte shfaqur ne tribunen VIP te "Qemal Stafes", per te ndjekur per here te pare me vemendje nje ndeshje te kampionatit shqiptar, ate te "finales sezonale" mes Tiranes dhe Vllaznise. Nje takim i shume pritur nga te gjithe, por qe do te mund t‘i sherbente edhe trajnerit te ri te perfaqesues per te evidentuar ndonje element te vlefshem per Kombetaren e tij. "Ishte nje ndeshje shume e bukur dhe mund te them se Tirana e meritoi kete fitore". Keto ishin fjalet e pakta te Kuzhese per ndeshjen e cila u fitua 2-1 nga bardheblute, por ai nuk preferoi te evidentoje momente te veçanta apo emra te veçante lojtaresh. Megjithate, mendon se zyrtarisht do ta nise punen vetem sot, kur edhe do te ulet rreth nje tavoline me drejtuesit e FSHF-se per te percaktuar procedurat e para te programit te Shqiperise anti-Portugali. "Per sa i perket detyres si trajner i kombetares, mendoj se do te fillojme zyrtarisht diten e hene (sot), kur do te nis diskutimet me drejtuesit e FSHF-se per te percaktuar daten e grumbullimit per ndeshjen e radhes ndaj Portugalise", pohon tekniku kroat, i cili pritet te kerkoje nje grumbullim sa te shpejte te skuadres, gje qe do t‘i sherbente per te krijuar nje ide sa me te qarte rreth potencialit te perfaqesueses. Ne javen e fundit ai thekson se ka marre shume informata per lojtaret shqiptare qe luajne ne kampionatin vendas, por edhe ata qe aktivizohen ne kampionatet e huaja. Ështe i ndergjegjshem per veshtiresite e ndeshjeve te mbetura ne grupin 1 te eliminatoreve te Boterorit 2010, dhe shpreh keqardhjen per daljen e Shqiperise jashte objektivit. "Na presin tri ndeshje te veshtira per eliminatoret e Boterorit 2010 ne grupin 1. Sigurisht, nuk me vjen mire qe nuk kemi shume pike dhe nuk jemi ne loje per kualifikim", sqaron Kuzhe. Por ai e di se keto sfida do te duhet t‘i shfrytezoje me se miri per te nderuar Kombetaren e te ardhmes, te ciles do t‘i besohen objektivat per eliminatoret e Euro 2012. "Keto do te jene ndeshje te rendesishme dhe ne duhet te bejme paraqitje te mira, per te qene ne gjendje te formojme nje skuader te mire per eliminatoret e Evropianit te ardhshem", perfundon trajneri kroat i Shqiperise, qe gjate gjithe dites se djeshme ka qendruar ne hotel "Rogner", duke studiuar materialet filmike te vena ne dispozicion nga FSHF.

 

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thĂ«ne qĂ« edhe kĂ«saj radhe takimi mes SkĂ«nderbeut dhe Flamurtarit tĂ« mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur nĂ« Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, pĂ«rmbysje rezultati, gjakosje, tĂ« gjyqtarit anĂ«sor, pasivitet tĂ« vlonjatĂ«ve nĂ« fushĂ«. Deri nĂ« momentin e golit tĂ« dytĂ« tĂ« korçarĂ«ve, gjithçka dukej nĂ« rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozĂ«ve me njĂ« send. Takimi u ndĂ«rpre pĂ«r 15 minuta. VlonjatĂ«t me anĂ« tĂ« shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit