Replike me shkrimin Fati i (pa)shkruar i LSI te Arben Rrozhanit
Ne shkrimin e tij Fati i (pa)shkruar i LSI te botuar para disa ditesh, Z. Rrozhani tentonte te hidhte poshte disa nga argumentet dhe pretendimet e mia te shprehura ne shkrimin Cili Eshte Roli dhe Fati i Ilir Metes?.
Edhe pse shkrimet kane disa pika te perbashketa, ne thelb ata jane te kundert nga njeri-tjetrin. Qellimi i ketij shkrimi eshte qe te vertetoje se argumentet e paraqitura nga Rrozhani per te kundershtuar pikepamjet e mia mbeshteten mbi premisa false, duke e bere edhe perfundimin te papranueshem.
Si fillim, ne shkrimin Cili Eshte Roli dhe Fati i Ilir Metes?, une pretendoje se opozita socialiste duhet te presoje dhe sulmoje Ilir Meten dhe LSI per dy arsye kryesore (1) presioni dhe sulmet kunder Metes mund ta detyrojne Meten qe te ushtroje presion mbi Sali Berishen per te zgjidhur krizen, permes se ciles opozita do te fitonte te drejtat e saj; dhe
(2) nese Meta nuk do te reagonte, atehere opozita socialiste do te arrinte ta portretizonte Meten si sozi te Berishes, duke bere te mundur konsolidimin dhe rreshtimin e elektoratit te majte dhe te pavarur (por qe jane kunder Berishes) rreth PS ne zgjedhjet e ardhshme. Ne vazhdim, une paraqes tre strategji kryesore qe mund te ndjeke Ilir Meta
(1) te marre rolin e protagonistit, nese do te pranohej nga Berisha ose Rama, per te zgjidhur krizen, me qellim qe te lartesonte profilin dhe impaktin politik te LSI ne elektorat,
(2) te bashkepunonte me opoziten socialiste, me qellim qe te evitonte mbytjen ne te njejten varke me Berishen dhe te rikuperonte terren politik ne popull, sidomos ne elektoratin e majte, dhe (3) te qendronte asnjanes duke pritur fundin e perplasjes Berisha-Rama, nga ku nje fitore e Rames do ta shnderronte Meten ne kadaver politike kurse nje fitore e Berishes do ta shnderronte ate ne nje sozi te tij (edhe barazimi mes Rames dhe Berishes do te ishte humbje per Meten).
Sic duket qarte, ky shkrim nuk ka pasur per qellim qe te apeloje ne ndergjegjen apo te preke ne seder Ilir Meten, si pretendon Rrozhani.
Gjithashtu, ky shkrim nuk orvatet te paraqese LSI thjesht si shpetimtare te opozites, por si nje shpetimtare te vetvetes. Ky shkrim paraqet nje analize qe bazohet ne zgjedhjet racionale te aktoreve politike.
Situata e ka sjelle qe interesat e opozites socialiste dhe ato te LSI te konvergojne. Do te ishte absurde te pretendohej qe LSI nuk do te ndiqte nje strategji fitimprurese me pretendimin se permes kesaj strategjie do te perfitonte edhe opozita.
Qe ne fillim te artikullit te tij, Rrozhani tenton te hedh poshte argumentin tim, i cili thekson se Meta eshte i fshehur, i pafokusuar, dhe i paanalizuar nga media dhe politika ne kete situate te rende politike.
Por ne vend qe te hedh poshte argumentin tim, Rrozhani e perforcon ate kur deklaron se gjate gjithe kesaj kohe Meta ka qene aktiv duke pergatitur ne prapaskene nje marreveshje te fshehte me PE dhe BE, e cila nuk u pranua nga Berisha.
Kjo orvatje nuk ben gje tjeter, por mbeshtet hipotezen time (strategjia 1) qe thekson se Meta duhet te marre rolin e protagonistit. Por sic u pa qarte, Berisha, nuk e pranoi protagonizmin e Metes, pasi humbiste prej tij.
Te njejten gje do te bente edhe Rama nese do te dilte humbes nga marreveshja dhe protagonizmi i Metes. Ne vazhdim te kesaj pike, do te ishte qesharake nese do te konsideronim Meten te kudondodhur, te fokusuar, dhe te analizuar nga media dhe politika ne nje kohe kur deklaratat e tij beheshin njehere ne henez, dhe duke mos thene asgje tjeter ndryshe nga te tjeret (duke perseritur shprehjen duhet dialog).
Ne vazhdim, Rrozhani pretendon se te punuarit me Meten deri tre vjet me pare e ka bere ate te kuptoje se qenia e Metes kryetar i LSI eshte nje vlere me shume per vendin dhe se ai arriti qe per pak vite ta beje LSI nje force te trete politike. Pretendimi i pare nuk mbart ne vetvete asgje konkrete, por eshte nje vleresim personal dhe afektiv. Kurse pretendimi i dyte mbart shume variable qe Rrozhani i ka injoruar.
Ai injoron faktin se ishin politikat e gabuara dhe te korruptuara te Nanos ato qe jo vetem mundesuan krijimin e LSI si alternative e besueshme socialiste, por edhe riciklimin e Sali Berishes ne politike. Fatos Nano ua hoqi Shqiptareve mendjen nga dhimjet e kokes (diktatura) dhe ua fokusoi ate tek dhimbja e trupit (korrupsioni).
Po ashtu, si e shpjegon Rrozhani, largimin nga LSI te themeluesve te saj si Sabit Brokaj, Fatos Klosi, Pellumb Xhufi, Ndre Legisi, Musfafa Muci, etc? A mos valle LSI-ja e Metes po i shembellen PD-se se Berishes?
Me surprizuese eshte insinuata e Rrozhanit se te qendruarit e LSI per me se pese vjet ne opozite e detyroi Meten te futej ne pazare me Berishen. Se pari, LSI nuk ka qene ne opozite te mirefillte, pasi mbeshtetesit dhe bizneset e mbeshtetesve te LSI lulezuan gjate qeverisjes Berisha. Bile ka indikacione te forta qe Berisha e ka financuar LSI per te shkaktuar humbjen e dyte te se majtes.
Pazari i 4 korrikut e beri edhe me te besueshem skenarin se LSI eshte fryt i nje marreveshje te fshehte Berisha-Meta per te larguar Nanon ne 2005-en dhe Edi Ramen ne 2009-en. Ndryshe, si ka mundesi qe ne zgjedhjet e 2009-es, LSI shquhej per nje fushate me shume shpenzime? Ku u gjeten gjithe ato leke?
Gjithashtu, fajesimi qe une i bej Metes ne lidhje me krizen politike nuk ka te beje me aftesine e Berishes per te blere deputete. Mbase Rrozhani insinuon perseri per nje kalim te mundshem te Dritan Priftit ne radhet e PD-se, pasi ky i fundit ka debatuar dhe nuk ka me kontakte aktualisht me Meten. Impakti qe do te kishte largimi i Metes nga qeveria Berisha nuk do te ishte thjesht numerik, por edhe politik.
Largimi i Metes do te delegjitimonte perfundimisht qeverine Berisha ne syte e popullit dhe te nderkombetareve. Aftesia e Berishes per te blere deputete nuk mund te kondiciononte levizjet e Metes dhe as nuk mund te justifikohej me faktin se Fatos Nano qeverisi me zevendesministra.
Ajo eshte komplet jashte kontekstit te situates se sotme politike.
Per me shume, Rrozhani deklaron se drejtimi i suksesshem i LSI nga Meta beri te mundur qe LSI te perfitoje politikisht permes pazareve. Por, si shpjegohet qe LSI u katandis me 3(tre) deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit, pasi biem dakord qe mandati i Metes mund te jete antiligjor dhe i pavlefshem politikisht?
Si mund ta shpjegoj deshtimi i 28 qershorit pretendimin e Rrozhanit se Ilir Meta e njeh mire partine qe ka ngritur? A mund te ngrinte Ilir Meta nje parti pa mbeshtetjen e Sabit Brokajt, Fatos Klosit, Pellumb Xhufit, Ndre Legisit, Musfafa Mucit, e te tjereve? A do te mundet LSI te jete e njejta ne te ardhmen edhe pa themeluesit e saj qe jane larguar tashme? Cili eshte trendi i LSI ne zgjedhjet e mevonshme?
Ne kundershtim me pretendimin tim, Rrozhani pretendon se fuqia politike e Metes dhe LSI ne te ardhme do te ngelet e njejte per shkak se ata zoterojne asete te (pa)cmuara dhe sepse posedojne njerez besnik te duhur, ne vendet e duhura dhe ne kohen e duhur. Nuk mund te kuptohet se si Rrozhani ka dale ne perfundimin e duhur, nese mund te quhet i tille.
Per cka me siper, ai i permbledh te gjitha tek parimi qeveria ben partine. Ky parim presupozon se te pasurit e pushtetit do te thote punesim per anetaret e partise dhe familjareve te tyre, te cilet ne shkembim do te japin votat dhe mbeshtetjen e tyre per riciklimin e pushtetit.
Por, a funksionon ky parim? Mos valle Rrozhani ka lene jashte analize nje sere faktoresh te tjere? A mundet te kete sukses politik nje parti pa identitet dhe qe mbeshtetet vetem nga te punesuarit e saj?
Si mundet te mbeshtetet nje parti tek te punesuarit ne shtet ne nje kohe kur punet e shtetit sa do vijne dhe do te pakesohen, si rrjedhoje e privatizimeve dhe nevojes per te reduktuar shpenzimet ne sektorin shteteror? Si do ti behet me perplasjet qe do te ndodhin midis militanteve te LSI-se qe do te pretendojne per vende pune?
Nese LSI ka 20 militante dhe ofron 5(pese) vende pune, ne te vertete ajo nuk ka perfituar pese mbeshtetes, por ka krijuar 15 kundershtare. Si do ti behet me perplasjet midis militanteve te PD-se dhe te LSI-se qe do te pretendojne per vende pune?
Perfundimi perseri do te jete i njejte si me rastin pak me lart. Ju siguroj se te pakenaqurit e gjithe kesaj meseleje do ti bashkohen Partise Socialiste ose do te behen kundershtare te pushtetit.
Une jam shume dakord me Rrozhanin qe strategjia per te ndjekur parimin qeveria ben partine eshte ne mendjen e shume eksponenteve te LSI. Bile, besoj fuqimisht se perdorimi i teserave te partise per vende pune eshte sugjeruar dhe aplikuar me shume nga LSI sesa nga PD. Ishte LSI qe kerkoi 20perqind-shin e pushtetit dhe administrimin e tij, sipas preferencave partiake.
Kjo gje eshte kryekeput gabim dhe ka per ti kushtuar LSI shtrenjte ne elektorat. Njerezit nuk mund te konsiderohen thjesht si homoeconomicus apo qenie pa ndjenja dhe besim. Elektorati gjithashtu ka doza te forta humanizmi qe i ben ate homopoliticus.
Jane qindra e mijera punetore te administrates se shtetit, te cilet jane qenie te pavarura dhe do ta hedhin ne fshehtesi voten e tyre kunder pushtetit. Njeriut nga natyra i pelqen egoizmi, liria dhe rebelimi. Kushdo qe do te perpiqet (ose do te mendoje) te ndryshoje kete natyre do te deshtoje.
Veprimi dhe kunderveprimi jane te pandashem ne kete bote. Eshte ky bashkeveprim qe ve ne levizje gjithe boten tone. Nese LSI do ta injoroje kete fakt dhe do te vazhdoje te ndjek rrugen e ndjekur deri me tani, atehere ky shkrim do te duhet te konsiderohet nje antemortem per LSI-ne.