Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
LSI, qendrim zyrtar pas rezultatit ne Fier

Publikuar me : 03.07.2009 Ne : Politike - 388 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryesia e partise se Metes: PS-ja te mos i llogarise kater mandatet tona


Levizja Socialiste per Integrim do te prese perfundimin e procesit te numerimit te votave, qe percaktojne mandatin e fundit, qe pastaj te mbaje nje qendrim per levizjen e ardhme politike. Kryesia e LSI-se, pas mbledhjes se mbremshme, nuk arriti te jape nje perfundim te qarte se cilet do te jene hapat e kesaj force te majte opozitare, pas numerimit te shumices se kutive te votimit.


Zyrtare te kryesise se LSI-se thane se objekt kryesor i mbledhjes se kryesise ka qene analiza e procesit zgjedhor dhe e numerimit te votave, duke e quajtur ate nje situate te rende dhe pa standarde.


Anetaret e kryesise kane perseritur akuzat ndaj dy partive te medha, se kane shtremberuar rezultatin e votimeve ne shume zona ku LSI-ja ka patur nje prani te ndjeshme dhe ku priste nje rezultat te mire. Si argument jane perdorur disa rezultate ku LSI-ja nuk ka marre vota, si ne Qarkun e Fierit, ne KZAZ-te 19, 20 dhe 23, apo ne Tirane dhe keto raste do te ndiqen me rruge ligjore.


"LSI-ja vendosi qe te ndjeke ne vazhdimesi rezultatet dhe nxjerrjen e tyre perfundimtare, ne menyre qe te kemi te qarte ndarjen e mandateve, por edhe te dime perfundimisht se kush eshte shprehja zyrtare e KQZ-se mbi perfundimin e zgjedhjeve ne Shqiperi,"- u shpreh pas mbledhjes se kryesise, sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili.


"Qendrimi yne per koalicionet do te jete pasi te shpallet zyrtarisht rezultati ne Qarkun e Fierit", - u shprehen mbreme per "Shekulli"-n burime prane kryesise se LSI-se.


Fjala eshte per numerimin e votave, qe po ndodhin ne tre kuti te KZAZ-se nr.20, qe jane gati per t'u numeruar ne KQZ, tek te cilat PS-ja kerkon rikonfirmimin e mandatit te 9-te, ndersa PD-ja kerkon ta rrembeje kete ne favorin e vet, qe te siguroje 71 mandate.


Sa i perket ndertimit te koalicioneve, Vasili tha se ky hap do te merret me vone: "LSI-ja nuk ka asnje vendim politik lidhur me çeshtjen e ndertimit te koalicioneve qe kane te bejne me qeverisjen e re, ajo ka ngarkuar te gjithe grupin e eksperteve dhe personave te ndjekin kete proces dhe po pret me qetesi rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve, dhe mbas marrjes se rezultatit, analizes se kontekstit politik, shoqeror dhe elektoral, do te mbledh forumet e saj dhe do t'ju njoh me keto vendime ne kohen dhe momentin e duhur", - u shpreh ai.

Kur kane mbetur edhe disa dhjetera kuti per t'u numeruar, por qe nuk ndryshojne asgje ne shifrat e tanishme qe jane fiksuar ne raport te barabarte mes se majtes dhe se djathtes, 70 me 70, roli i LSI-se me kater mandate deputetesh eshte bere shume intrigues dhe vendimtar per PS-ne dhe PD-ne.


Por, sekretari Vasili i denoi deklaratat e PS-se, qe ne çdo deklarim publik, llogaritin edhe kater mandatet e LSI-se, per te thene se e majta dhe e djathta jane ne barazim.


"Rama s'ka asnje te drejte, as politike, as publike, as morale, qe te flas ne emer te mandateve te LSI-se",- tha ai. Vasili motivoi edhe deklaraten e dy diteve me pare te kandidatit, Dritan Prifti, duke perseritur qendrimin e kryetarit te LSI-se, Ilir Meta, se ka qene nje opinion personal i z. Prifti.


"Ka qene nje opinion edhe nen peshen e nje trysnie antiligjore, kriminale, qe jane konsumuar ne rrethin e Fierit, qe shpjegojne edhe karakterin e forte emocional qe kane pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti, por qe s'ka te beje fare me qendrimet e kryesise te forumeve te LSI-se", -tha sekretari i pergjithshem i LSI-se.


Te merkuren e shkuar, kandidati per deputet i LSI-se, Dritan Prifti, tha se do te ishte ai mandati i 71-te i Berishes, por qe u cilesua nga kryetari i LSI-se, Meta, si nje reagim emocional.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit