|
Lajme nga Ekonomi dhe Biznes
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 60 Lexime.
 Kryeministri rus, Vladimir Putin sugjeron se ekonomitë e mëdha në zhvillim duhet t`i garantojnë ndihmë Eurozonës, për të luftuar krizën e borxhit dhe sipas tij kjo duhet të bëhet përmes FMN-së.
Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë takimit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait. Gjatë këtij takimi Kryeministri rus vlerësoi përpjekjet e BE-së dhe të ShBA-ve për të tejkaluar krizën.
“Pjesëmarrja e BQE-së në zgjidhjen e detyrave për Fondin Evropian të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 57 Lexime.
 Ministri i Financave e ka cilësuar buxhetin e vitit 2012 si një program të aftë për të mbushur prioritetet e qeverisë, duke mbajtur njëkohësisht nën kontroll borxhin, deficitet dhe inflacionin.
Gjatë paraqitjes së projektbuxhetit të 2012-s në Konferencën e Kryetarëve, Bode u shpreh se ai do t’i japë stabilitet ekonomisë së vendit, pavarësisht krizës ekonomike që po përjetojnë vendet e tjera, ndërsa për vitin e ardhshëm, ai garantoi se ekonomia jonë do të ketë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 90 Lexime.
 Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard,sot me anë të një deklarate për mediat paralajmëroi se ekonomia globale po shkon drejtë një faze të pasigurt dhe me rrezikshmëri të lartë për një dekadë.
Lagard theksoi se ekonomia globale është në një rrezik serioz për shkak të krizës së rëndë që ka pushtuar Evropën. Ajo theksoi se pavarësisht se përpjekjet për të shpëtuar Eurozonën janë në drejtimin e duhur duhet bërë më shumë punë për të rifituar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 46 Lexime.
 Inspektoriati i Punës Shtetërore në qarkun e Dibrës, pas inspektimit në disa fronte pune në minierat e Bulqizës, vendosi të gjobisë kompaninë koncesionare ACR me një shumë prej 1 milion lekësh.
Sipas IPSh-së ndëshkimi për kompaninë erdhi si pasojë e mungesës së sigurisë në punë, moszbatimin e rregullave të sigurimit teknik, apo çështje të tjera që nuk lejojnë një proces brenda normave në thellësitë e nëntokës.
Ndërkohë që kjo është gjoba e tretë që merr... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 70 Lexime.
 Emirjon Senja
Ligji që lejon futjen e plehrave në Shqipëri u botua dje në Fletorën Zyrtare duke i hapur rrugën kështu hyrjes së tij në fuqi dhe fillimit nga zbatimi në ditët në vijim. Fletorja mban numrin 148 dhe sipas të dhënave, ligji pritet të fillojë së zbatuari më datë 22 nëntor. Bashkë me ligjin, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe rrëzimi i dekretit të Presidentit nga parlamenti, i cili dy javë më parë e ktheu atë mbrapsht me argumentin se ligji nuk jepte... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 34 Lexime.
 Presidenti i Komisionit të BE-së Hoze Manuel Barroso, në fjalimin “Për Evropën të mbajtur në Berlin, ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjes së BE-së në zonën e euros.
“Një union i përçarë nuk do të funksiononte”, u shpreh Barroso, sipas të cilit Evropa, ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet.
Sipas Barrosos një integrimi i fortë në zonën e euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 34 Lexime.
 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) bënë të ditur se janë zgjidhur kontratat me 12 shoqëri koncesionare të ndërtimit të HEC-ve. Shkak për këtë sipas METE-së është bërë mospërmbushja e kushteve kontraktuale prej disa vitesh, nga këto kompani.
Shoqëritë e penalizuara janë: Ansara Koncesion, Pre Energu, Stebleva, Energji Univers, Strelca Energy, Geoalbania Uno, Erald Energjitik, Rajan Energy, Eko Energy, Veleshica, Energy dhe Hec i Peqinit.
Masat dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 46 Lexime.
 Komisioneri i BE-së për çështjet monetare, Oli Rehn deklaroi sot për mediat ndërkombëtare se rritja ekonomike në vendet e eurozonës do të ngadalësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm, për shkak të mungesës së besimit në tregjet financiare.
Rehn theksoi se rritja në Evropë ka ndaluar, madje sipas tij, ekziston rreziku për një recesion të ri. Eurokomisioneri u shpreh se pesë vende të BE-së mund të përballen me sanksione, sepse nuk po bëjnë sa duhet për të reduktuar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 83 Lexime.
 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi se është vendosur një tjetër gjobë ndaj kompanisë CEZ, për abuzime me aparatet matëse të energjisë elektrike.
Gjoba e vendosur sot nga METE për CEZ-in kap vlerën e 500 mijë eurove. Ky është penalizmi i dytë që ministria i vendos kompanisë së shpërndarjes.
Një javë më parë METE gjobiti kompaninë CEZ me 30 milionë lekë të reja, pas konstatimit se janë instaluar aparate matës të paverifikuar përpara... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 63 Lexime.
 Emirjon Senja
Qeveria ka nxjerrë në shitje të gjithë aksionet e saj në kompaninë shtetërore të naftës, “Albpetrol”. Projektligji, ku parashikohen edhe procedurat e shitjes sapo ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjet e radhës të Komisionit të Ekonomisë. Për t’u theksuar është fakti që ndryshe nga privatizimet strategjike të bëra gjatë viteve të fundit, ku ka mbajtur një pjesë të vogël të aksioneve, kësaj radhe, qeveria ka vendosur që... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|