|
Lajme nga Ekonomi dhe Biznes
Publikuar me : 06.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 211 Lexime.
 Të gjitha taksat që kanë paguar deri më sot pronarët e makinave mblidhen në një të vetme. Gazeta zbardh draftin e Ministrisë së Financave në lidhje me ndryshimet ligjore mbi taksat e automjeteve si dhe mënyrën se si do të paguhen ato. Ministria ka hartuar në formulë të ngjashme me atë aktuale për përllogaritjen e taksës që duhet të paguajë çdo shqiptar që importon në vend një makinë të përdorur. Formula për përllogaritjen e taksave që duhen paguar bazohen... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 219 Lexime.
 TIRANË- Skema e Sigurimeve Shoqërore vazhdon të thithë nga viti në vit më shumë para nga buxheti i shtetit duke mos mundur të financojë në masën e duhur veten. Qeveria pritet të rrisë edhe më tepër subvencionet nga buxheti i shtetit në ndryshimet që do të kryhen, pasi në të kundërt, mijëra pensionistë rrezikojnë të marrin pensionin e tyre mujor. Kontributet që derdhen nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet vjetore të saj duke detyruar kështu qeveritë që në çdo vit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 160 Lexime.
 Ministri Bode dhe Kryeministri Berisha
Ministri i Financave, Ritvan Bode, deklaroi sot se qeveria do të vijojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërkohë që ka garantuar se borxhi publik nuk do të pësojë rritje.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ministri Bode dha shpjegime në lidhje me shkurtimet në buxhet, ndërsa ka shtuar se me gjithë ngadalësimin e pranuar të rritjes ekonomike për shkak të situatës rajonale, normat e interesit janë të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 169 Lexime.
 TIRANË- Qeveria miraton shkurtimet në vlerën e 18.4 miliardë lekëv të buxhetit të shtetit. Ekzekutivi organizoi dje një mbledhje të posaçme për të kaluar ndryshimet në buxhetin e shtetit, paketë e cila përmban edhe rritjen e pagave dhe pensioneve sipas Kryeministrit Berisha. Ky i fundit ia përkushtoi atyre pjesën kryesore të fjalës së tij por duke mos dhënë sërish shifra se sa do të jetë realisht rritja që do të përfitojnë pensionistët dhe buxhetorët në të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 197 Lexime.

Emirjon Senja
TIRANË- Kur nuk ka mbushur ende një vit nga dhënia e licencës së vetme të shërbimit të internetit 3G në vend, qeveria ka vendosur sëfundmi të lëshojë edhe një të dytë. Nisma kishte kohë që përflitej ndër kompanitë celulare, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, qeveria ka hedhur hapa konkret duke rihapur garën për licencën e dytë të shërbimit 3G në Shqipëri. Tenderi do të organizohet nga AKEP dhe pritet të fillojë me një çmim minimal prej... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 142 Lexime.
 Emirjon Senja
Ashtu si edhe në licencën e parë 3G, tenderi fillon me një shumë minimale prej 12.5 milionë euro. Kjo shumë ishte cilësuar tepër e shtrenjtë nga kompanitë celulare për vetë kushtet e tregut në Shqipëri duke shprehur rezerva në lidhje edhe me rikthimin e investimit. Nëse ky pretendim ishte për licencën e parë, ku qeveria këmbëngulte se do të ofronte vetëm një të tillë, a ekzistojnë ende mundësitë që kompanitë të dalin me fitim duke shpenzuar një... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.06.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 197 Lexime.
 TIRANË- Pensionistëve dhe buxhetorëve iu premtohet rritje e re pagash dhe pensionesh. Premtimi erdhi nga Kryeministri Berisha gjatë parashtrimit të shkurtimeve në buxhet në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Sipas tij, rritje më të madhe do të kenë pagat e ulta dhe të mesme, ndërkohë që ato të lartat vetëm do të indeksohen me normën e inflacionit. Rritje gjithashtu pritet të ketë edhe për pensionet, ku ato të fshatit do të jenë edhe më të privilegjuarit. Por, ndryshe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 29.06.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 203 Lexime.
 Punonjësit e administratës shtetërore, të cilët prisnin që në fillim të gushtit të njiheshin me rritjen e pagës së premtuar nga qeveria, duket se këtë vit do të mbesin me gisht në gojë, edhe pse Shqipëria nuk e ka pranuar asnjë herë krizën, shifrat e buxhetit tregojnë të kundërtën. Qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2011 duke kryer shkurtime drastike në fondin e investimeve dhe atë të pagave e pensioneve. Sipas shifrave zyrtare, buxheti për pagat ishte 3.5... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.06.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 162 Lexime.
 TIRANË- Marrëveshja për shlyerjen e 8.5 milionë dollarëve borxh që Shqipëria i ka Serbisë kaloi edhe pengesën e fundit, siç është miratimi në Kuvend duke i hapur kështu votimit formal në seancë plenare. Më tepër se me shumën për të cilën bëhet fjalë, pagesa e borxhit ndaj Serbisë tërhoqi vëmendjen maksimale tw publikut për shkak të specifikës së marrëdhënieve me këtë shet, ku në mes është gjithnjë Kosova. Në total, Shqipëria do t’i shlyejë ish-vendeve... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 25.06.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 282 Lexime.
 Emirjon Senja
TIRANË- Ndryshon projekti i tunelit të Kërrabës. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka ndryshuar projektin për ndërtimin e tunelit të Kërrabës në segmentin Tiranë-Elbasan, vetëm një muaj pasi në terren kanë filluar punimet për ndërtimin e kantierit për fillimin më pas të gërmimeve.
Autoritetet shqiptare kanë ndërruar së fundmi mendje për vendin në të cilën do të shpohet mali i Kërrabës duke e ulur lartësinë me 20 metra. Ndikimi i parë direkt që... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|