|
Lajme nga Ekonomi dhe Biznes
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 49 Lexime.
 “Italia ka bashkëpunuar me Francën, si dhe me Gjermaninë, për të ecur përpara drejt ndërtimit të Europës”. Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga kryeministri Italian Mario Monti. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Francës Nicolas Sarkozi, të dy shprehën mendimin e tyre për krizën që ka përfshirë vendet e eurozonës.
Gjatë konferencës, një theks i veçantë u vendos mbi vështirësitë ekonomike me të cilat përballen ekonomitë e kontinentit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 78 Lexime.
 Emirjon Senja
Qytetarët janë përballur me abuzime të theksuara në drejtim të çmimit të karburanteve gjatë ditëve të para të këtij viti. Çdokush që ka furnizuar me karburant automjetin e tij kryesisht këto tre-katër ditët e fundit, ka vërejtur një rritje çmimi 2 deri 3 lekë për litër, e pajustifikueshme për kushtet e tregut. Me të mësuar hyrjen në fuqi të taksës së re të qarkullimit mbi karburantet, pika të caktuara të shitjes së karburanteve me pakicë, por... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 39 Lexime.
 Emirjon Senja
Për kompanitë e karburanteve ka vetëm një shkak për rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës dhe benzinës gjatë ditëve të fundit. Përmes një sqarimi për publikun, Shoqata e Hidrokarbureve thekson se taksat e reja të qeverisë janë shkaku për rritjen e çmimeve. Reagimi sqaron se për rritjen e çmimit të karburanteve ka ndikuar ndërhyrja e qeverisë e cila nga 1 janari i këtij viti ka nisur të vjelë taksën e qarkullimit. Kjo taksë, thekson deklarata për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 86 Lexime.
 Emirjon Senja
Sasia e parave që qarkullon sot në treg jashtë sistemit bankar ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Aktualisht, në Shqipëri qarkullojnë dorazi nga qytetarët për të blerë të mira dhe shërbime rreth 195.8 miliardë lekë, ose rreth 6.6 miliardë lekë më pak krahasuar me fillimin e vitit 2010 apo rreth 8 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin statistikor për muajin... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 68 Lexime.
 Gjergj Buxhuku
Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që në një kohë sa më të shpejtë, të rivlerësojë politikën monetare duke ulur normat bazë të interesit për monedhën kombëtare. Sipas, Konfindustrisë ky hap duhet marrë si “nxitje” duke marrë parasysh nivelin e ulët të shpenzimeve publike të parashikuara në buxhetin e vitit 2012-të.
“Nxitja e kreditimit nga sektori bankar kthehet në një nga mënyrat e pakta në dispozicion për të shpresuar në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 73 Lexime.
 “Marrëveshja për traktatin e ri të BE-së, duhet të nënshkruhet brenda 1 marsit të këtij viti dhe trataktivat duhet të përfundojne brenda ditëve të ardhshme”. Ky ka qënë objektivi i Francës dhe Gjermanisë, i deklaruar sot nga presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një konference për shtyp.
Sarkozi gjatë fjalës së tij tha se negociatat për marrëveshjen e re duhet të “përshpejtohen gjatë ditëve të ardhshme dhe të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 76 Lexime.
 Nga Emirjon Senja
Publikimi më i fundit i Instat mbi rritjen e Prodhimi të Brendshëm Bruto gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2011, edhe pse tepër i vonuar, ka nxjerrë në pah një çështje tepër të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë shqiptare, e cila lidhet direkt me buxhetin e këtij viti. Qeveria e ka programuar buxhetin 2012 mbi një rritje ekonomike vjetore 3.9 për qind gjatë 2011, kjo ishte shifra e fundit e konfirmuar nga ministri i Financave, Ridvan... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 48 Lexime.
 Viti i Ri shënoi fillimin e një praktike të re të administrimit të të ardhurave personale. Çdokush që realizon më shumë se 200 mijë lekë të ardhura nga rroga mujore apo burime të tjera duhet të plotësojë një formular të posaçëm për të ardhurat dhe shpenzimet, nga i cili administrata tatimore do të mësojë mbi gjendjen financiare të çdo familje gjatë një viti. Ndryshimet ligjore të miratuara rreth një vit e gjysmë më parë hynë në fuqi që prej datës 1 janar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 34 Lexime.
 Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë do të realizojnë sot ankandin e shitjes së obligacionit 3-vjeçar, me një shumë prej 1.5 miliardë lekë, i cili do të shlyhet deri në vitin 2015.
Sipas informacioneve më të fundit kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.65 perqind dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 06 Korrik dhe 06 Janar. Obligacionet ose bonot e Thesarit janë letra me vlerë të borxhit të emetuara nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 66 Lexime.
 emirjon senja
Viti i Ri vjen me më shumë taksa për qytetarët. Duke filluar nga data 1 janar, çdo litër naftë apo benzinë që do të hyjë në doganat shqiptare do të taksohet edhe me 2 lekë të tjera për litër. Detyrimi i ri është Taksa e Qarkullimit, e miratuar në gusht të këtij viti, me kusht që vjelja e plotë e saj të fillonte nga data 1 janar 2012. Aktualisht, taksa e qarkullimit është në nivelin e 5 lekëve për litër, ndërsa pritet të shkojë deri në 7 lekë... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|