Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lajme nga Kronike

Makina bie ne liqen, vdes 53-vjecari

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Kronike - 89 Lexime.
Makina bie ne liqen, vdes 53-vjecariFoto ilustruese Një 53-vjeçar ka humbur jetën një natë më parë në një aksident rrugor në Sarandë. Shemsi Zotaj, 53 vjeç, ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një liqen. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së automjetit. Automjeti me trupin e viktimës është nxjerrë mëngjesin e sotëm nga policia.   Lexo te gjithe artikullin »

Durres, djali plagos babane me thike

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Kronike - 63 Lexime.
Durres, djali plagos babane me thike Një konflikt familjar për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi sot në Durrës. Ka qenë pikërisht një mosmarrëveshje mes babait dhe të birit, ajo që e ka shtyrë 30-vjeçarin Enis Kapo të qëllojë të atin me thikë, duke e plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit. Policia ka arrestuar autorin pak kohë pas ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.   Lexo te gjithe artikullin »

Vlore, sekuestrohen 280 kg hashash

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Kronike - 79 Lexime.
Vlore, sekuestrohen 280 kg hashash280 kg hashash janë kapur orët e para të ditës së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa poseduesit kanë rëndë në prangat e policisë. Ky lajm konfirmohet nga uniformat blu, të cilët ende nuk kanë bërë publik identitetin e të arrestuarve. Lënda e llojit hashash është bllokuar nga efektivët e antidrogës, ndërsa ende nuk është zbardhur se për ku do të ishte destinacioni i drogës, sikurse dhe ku është bllokuar. Lexo te gjithe artikullin »

Plagoset 60-vjecari, e perplas treni

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Kronike - 39 Lexime.
Plagoset 60-vjecari, e perplas treniNjë ngjarje e cila mund të kishte bilanc negativ ka ndodhur pak minuta më parë, ku mësohet se treni i linjës Lushnje-Vlorë ka përplasur një kalimtar. Nga burimet zyrtare të policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, bëhet e ditur se treni i linjës Lushje-Vlorë,  ka përplasur një kalimtar, i cili  ka marrë plagë të rënda në trup. Aksidenti ka ndodhur 30 minuta më parë, ndërsa pritet mbërritja e ambulancës për 60-vjeçarin. Ndërkohë që policia ka...Lexo te gjithe artikullin »

Durres, djali plagos babane me mjete te forta

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Kronike - 89 Lexime.
Durres, djali plagos babane me mjete te fortaNjë konflikt familjar për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi sot në Durrës. Ka qenë pikërisht një mosmarrëveshje mes babait dhe të birit, ajo që e ka shtyrë këtë të fundit të qëllojë të atin me mjete të forta, duke e plagosur rëndë. Menjëherë i plagosuri, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spitalin e Durrësit, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Lexo te gjithe artikullin »

Vlore, atentat ndaj biznesmenit 45-vjecar

Publikuar me : 25.12.2011 Ne : Kronike - 82 Lexime.
Vlore, atentat ndaj biznesmenit 45-vjecarNjë atentat me armë zjarri është rregjistruar pasditen e sotme në rugën “Transballkanike”, një nga rrugët më të populluara të qytetit bregdetar të Vlorës,  ndërsa ka vdekur një biznesmen. Biznesmeni i ndërtimit,  Ardian Dervishi, ka ndërruar jetë katër orë pas shtrimit  në spital. Burime policore lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Agjentë të antikrimit po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërkohë kanë...Lexo te gjithe artikullin »

Tirane, vellai vret motren, shkak pakujdesia

Publikuar me : 25.12.2011 Ne : Kronike - 65 Lexime.
Tirane, vellai vret motren, shkak pakujdesiaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Tiranës në Babrru, ku vëllai ka vrarë aksidentalisht me çifte motrën e tij 14-vjeçare. Sipas familjarëve, vajza ishte duke pastruar xhamat e dritares, ndërsa ka marrë goditjen nga një plumb, në çastin kur vëllai i saj 12-vjeçar ishte rrëzuar në tokë dhe arma ishte shkrepur. Ekspertët e policisë pasi mbërritën në vend ngjarje, kanë  kryer hetimet paraprake, ndërsa ndaj të miturit rëndon akuza e...Lexo te gjithe artikullin »

Plumb ne koke policit ne sy te djalit 12- vjecar

Publikuar me : 25.12.2011 Ne : Kronike - 86 Lexime.
Plumb ne koke policit ne sy te djalit 12- vjecarFoto nga vendngjarja Nga Lindita Cela Ekzekutohet në sy të djalit 12-vjeçar oficeri i policisë së Qarkullimit Rrugor, Naim Hyska. Ngjarja që ka tronditur sërish kryeqytetin ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së djeshme në zonën e njohur si “21 Dhjetori” në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se oficerit 45-vjeçar i është organizuar pritë në afërsi të banesës së tij, teksa ky i fundit dilte në makinë me të birin 12-vjeçar. Danieli është dëshmitari i...Lexo te gjithe artikullin »

Korce, abuzojne me 13-vjecaren, pranga 2 te rinjve

Publikuar me : 25.12.2011 Ne : Kronike - 56 Lexime.
Korce, abuzojne me 13-vjecaren, pranga 2 te rinjveNjë tjetër rast abuzimi seksual me  një të mitur është shënuar sot në qarkun e Korçës. Dy të rinjtë Julian Troka, 24 vjeç dhe Konstandin Kreka, 18 vjeç,  janë arrestuar pasi dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. Kanë qënë familjarët e së miturës të cilët i’u janë drejtuar uniformave blu për ti denoncuar dy të rinjtë. Sipas familjarëve të 13-vjeçares, vajza ishte larguar një natë më parë nga banesa me 18-vjeçarin Kostandin Kreka me të...Lexo te gjithe artikullin »

Plagoset me arme, polici rrugor ne rrezik per jeten

Publikuar me : 24.12.2011 Ne : Kronike - 95 Lexime.
Plagoset me arme, polici rrugor ne rrezik per jetenIlustruese Një efektiv i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë për “Shekulli”-n se Naim Hyka është qëlluar në kokë me armë zjarri në zonën e njohur si “21 dhjetori”. Forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes ndërkohë që i plagosuri është nisur me urgjencë në spital. Sipas të dhënave të para, efektivi i rendit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa...Lexo te gjithe artikullin »

Ne daten 17.01.2012  nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?






Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte



Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit