|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 24.12.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime.
 Ministria e Drejtësisë i është përgjigjur deklaratave të djeshme të Prokurorisë në lidhje me inspektimet e kryera.
Dje ministria e Drejtësisë, shprehu shqetësimin në lidhje politikën penale të dënimit me 2 vjet burgim në rastin e marrjes se jetës së një qytetari me armë zjarri, duke u bashkuar me opinionin publik se kjo politikë penale është e papranueshme dhe bie ndesh me kërkesat e një shteti ku sundon ligji dhe drejtësia. Ky inspektim është kundërshtuar nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 24.12.2011 Ne :
Kronike - 82 Lexime.
 Policia e Sarandës bënë të ditur se janë arrestuar 6 persona fal operacionit të koduar “Lëkursi 2011”. Kanë përfunduar në pranga Sentjon Lame, 24 vjeç, Sildjan Sulejmanasi 23vjeç, O. A., 16 vjeç, K. R. 15 vjeç, Y. K. 17 vjeç dhe Erald Elezaj i arrestuar tre ditë më parë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ky grup kriminal, për një periudhë 2 vjeçare ka kryer vjedhje banesash, lokalesh, automjetesh, motorrash etj, në qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.
Në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 24.12.2011 Ne :
Kronike - 58 Lexime.
 Me rastin e festave të fundvitit në pikën kufitare Kakavijë dhe Kapshticë është regjistruar fluks i madh emigrantësh. Sipas informacioneve të fundit në 24 orët e fundit kanë hyrë në Kakavijë 5500 emigrantë, ndërsa në tokën helene janë krijuar radhë të gjata pritjesh, pasi emigrantët kthehen në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Ndërkohë që situata në pikat kufitare është rënduar dhe për shkak të mungesës së sporteleve në dispozicion të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 29 Lexime.
 Foto Ilustruese
Në sajë të operacionit të koduar “ Merry Christmas”, u finalizua me sukses hetimi i kryer nga policia e Sarandës, për goditjen e një grupi kriminal të vetëquajtur “B13”.
Ky grup kryente aktivitetin kriminal brënda qytetit, gjatë një periudhe 2- vjeçare, sa i takon shkatërrimit të pronës me eksploziv, vjedhjes së automjeteve, banesave dhe lokaleve të tregtisë.
Në pranga kanë rënë pesë persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 31 Lexime.
 Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se një makinë Benz me targa SH 1836 D, ka përplasur motokarron, duke lënë të vdekur në vend drejtuesin e saj.
Si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme Ervis Agushi 27- vjeç, ndërsa u plagos shtetasi Fabio Sinani, 14 -vjeç. Viktima dhe i plagosuri po udhëtonin se bashku me motokarro. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 63 Lexime.
 Foto Ilustruese
Policia e Sarandës bënë të ditur se është shkatërruar grupi kriminal “B13” fal një operacioni të koordinuar të policisë. “B13” akuzohet për kryerjen e një sërë vjedhjesh në këtë qytetet.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar tetë persona, pjesëtarë të grupit kriminal të quajtur “B13”, i cili akuzohet se ka vendosur tritol edhe në automjetet e disa funksionarëve të policisë së Sarandës.
Të arrestuarit janë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime.
 Dy persona janë arrestuar nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë në Tiranë.
Gentjan Krashi, 33 vjeç,dhe Viola Merko, 24 vjeç, kishin kërcënuar disa ditë më parë Valbona Babon, 24 vjeçe, për t’i marrë një shumë prej 8 milionë lekësh.
Ngjarja ka ndodhur më 2 dhjetor në afërsi të rrugës “5 Maji”, por zbardhja e saj e plotë është bërë pas disa ditësh hetime.
Materialet hetimore të ngarkim të dy të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 53 Lexime.
 Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit për grabitje me armë.
Ismail Brakaj, 24 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj; Flogert Merkaj, 22 vjeç, banues në fshatin Vreshtas; Armando Lalaj, 28 vjeç, banues në Fier; dhe Albert Brakaj, 27 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj Fierit janë vënë në pranga për grabitjen me armë të një shtetasi, e kryer në maj të këtij viti.
Gjithashtu, në kërkim është shpallur Dashnor... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime.
 Një 27- vjeçar është plagosur me armë zjarri sot në qytetin e Durrësit, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se shtetasi Gazmend Popa është plagosur me armë zjarri nga persona ende të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen numër 8. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia është drejtuar për në vendin e ngjarjes , ku po mbledh provat e krimit me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 27 Lexime.
 Do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit çështja “Boboshtica”, në ngarkim të tre të pandehurve, kreut të OMONIA-s Naum Disho dhe 2 punëtorëve, Alqi Koroveshi dhe Luan Zace, të akuzuar për dhunimin e varrezave në Boboshticë.
Burime nga Gjykata bëjnë të ditur se prokurorja e çështjes ka kërkuar kryerjen e një inspektimi urbanistik të ndërrimit në këto varreza, por kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues.
Kreu i OMONIA-s Naum Disho i është përgjigjur pyetjeve... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|