|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 34 Lexime.
 5.1 kilogramë drogë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke në autobusin e linjës Sarandë-Athinë.
Lënda narkotike është sekuestruar në kilometrin e pestë të rrugës Kakavijë-Janinë, ndërsa në pranga kanë përfunduar shoferi i autobusit dhe një pasagjer.
Kontrolli i policisë greke është kryer pas sinjalizimit se autobusi me targa shqiptare kishte drogë.
Lënda ishte gjetur e fshehur në depozitën e ajrit të një kondicioneri, ndërsa dyshohet se kishte si... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 95 Lexime.
 Një familje nga Tirana ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së saj 20-vjeçare.
Sipas familjes Dushku, vajza e tyre, Inesa, 20 vjeç, është larguar nga shtëpia para katër ditësh dhe nuk është kthyer më që atëherë.
Familjarët e vajzës janë shprehur se 20-vjeçarja ishte në gjendje depresive kur është larguar nga shtëpia.
Pas denoncimit në komisariatin nr 5 në kryeqytet, policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e vajzës.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime.
 Një i burgosur që vuante dënimin në burgun e Peqinit nuk është kthyer në burg pas përfundimit të lejes dyditore. Lulzim Paja, 37 vjeç, kishte marrë 2 javë leje te autoritetet e burgut, për të shkuar te familjarët e tij.
Por, pas përfundimit të këtij afati, Paja nuk është rikthyer në vendin e vuajtjes së dënimit dhe kjo ka bërë që autoritetet e burgut të denoncojnë rastin në polici.
Mësohet se 37-vjeçari Paja ishte dënuar me 17 vjet burg për vrasje, ndërsa i... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 39 Lexime.
 Foto ilustruese
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për grabitje në tentativë. Burime nga Fieri bëjnë të ditur se në pranga përfundoi 20-vjeçari Orges Gjojdeshi, banues në Patos pasi ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “29 Marsi” në Patos. Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Fierit.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 53 Lexime.
 Dashamir Biçaku /Lindita Kokaj
Operacioni i RENEA-s për të kapur një person të kërkuar nga policia ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e njeriut që do arrestohej. Alfred Seferi, 49 vjeç (i njohur edhe me emrin Elidon Prendi) është vrarë me tre plumba nga forcat RENEA. Pas ngjarjes, RENEA tha se personi i kërkuar ishte shfaqur me dy granata në dorë dhe se nëse nuk do të kishin ndërhyrë për ta qëlluar, mund të kishte ndodhur një kasaphanë.
Policia kishte mësuar në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime.
 Në Kurbin vritet me armë i shumëkërkuari Alfred Prendi, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë një përleshje me Forcat e RENE-as.
Këto të fundit gjatë një operacioni të kryer në fshatin Gurëz të rrethit Kurbin kanë vrarë 40-vjeçarin, gjatë shkëmbimit të zjarrit, teksa tentonte t’u shpëtonte.
Burime policore bëjnë me dije se viktima, me origjinë nga Luthi i Pukës, dyshohet si bashkëpunëtor në 10 ngjarje kriminale, për të cilat policia kishte nisur hetimet.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 90 Lexime.
 Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e ditës së sotme në Bulqizë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Gjithshka ka ndodhur në komunën Shupenzë ndërsa plagë të rënda ka marrë shtetasi Diamand Tançi.
Sipas të dhënave, i plagosuri është transportuar me urgjencë për në spital, duke iu nënshtruar ndërhyrjes së specializuar të mjekëve kirurgë.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 99 Lexime.
 Gjykata e Lushnjës ka vendosur të lërë në burg pa afat 35-vjeçarin Shaban Zhuri i akuzuar për vrasje me dashje. Shaban Zhuri, 35-vjeç nga fshati Çermë i rrethit të Lushnjës nuk ka preferuar të japë deklarime para trupit gjykues.
Prokurori i çështjes, ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë burg pa afat. Nga deklarimet që Shabani ka dhënë para oficereve të policisë gjyqësore. Është mësuar se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Kur ai ka shkuar në banesën e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 29 Lexime.
 Bie në prangat e policisë personi i cili aksidentoi ish-ministren e Kulturës. Sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Artan Kotarja, 34-vjeç.
Nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë mbetën të plagosur Esmeralda Uruçi, ish -ministrja e Kulturës së bashku me bashkëshortin e saj, në autostradën Tiranë-Durrës, km 12.
Pas aksidentit, 34-vjeçari u largua nga vendngjarja në drejtim të paditur, por vetëm pak orë u deshën që ai të kapej.
Për këtë aksident të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime.
 Në Kurbin vritet me armë i shumëkërkuari Alfred Prendi, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë një përleshje me Forcat e RENE-as.
Këto të fundit gjatë një operacioni të kryer në fshatin Gurëz të rrethit Kurbin kanë vrarë 40-vjeçarin, gjatë shkëmbimi të zjarrit, teksa tentonte tu shpëtonte.
Burime policore bëjnë me dije se viktima, me origjinë nga Luthi i Pukës, dyshohet si bashkëpunëtor në 10 ngjarje kriminale, për të cilat policia kishte nisur hetimet.
Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|