|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 31 Lexime.
 Një person është arrestuar ditën e mërkurë nga policia e Elbasanit, ndërsa akuzohet për tentativë vrasjeje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Klos, ndërsa është kapur nga policia shtetasi Vilson Dunga, 22-vjeç.
Ai ka goditur me sende të forta shtetasin Fabio Kalemi për motive banale.
Nga bluzat e bardha raportohet se gjëndja shëndetësore e këtij të fundit paraqitet mjaftë e rënduar.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 78 Lexime.
 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku një 21- vjeçar i identifikuar si Elton Koci ka mbetur i vdekur, ndërsa është plagosur edhe një tjetër i ri, shtetasi Andi Sulka.
Krimi ka ndodhur në një bilardo dhe autori është një 17-vjeçar, i cili nuk është arrestuar ende.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të krimit.
Dyshohet se këtë akt 17-vjeçari e ka ndërmarrë pasi të rinjtë janë grindur... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 38 Lexime.
 Vetëm pak momente më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Laç, ku një i ri 18- vjeçarë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Burime nga policia bëjnë të ditur se në Fushë Kuqe të Laçit, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi M. Pëllumbi, 18-vjeç.
Sipas informacioneve të fundit nga policia bëhet e ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që nuk ka asnjë lloj piste për shkakun e këtij veprimi tragjik nga ana e 18-... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 80 Lexime.
 Pranga katër klandestinëve, të cilët do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur të finalizojë një tjetër operacion me sukses, ndërsa në zonën e Doganës në Tiranë kanë kapur tre algjerianë dhe një shtetas turk.
Ata qëndronin në zonën e Doganës, në pritje të një makine për të udhëtuar drejt Shkodrës, për të kaluar kufirin.
Duke i’u referuar të dhënave të policisë, mësohet se të katërt klandestinët, të cilët... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 76 Lexime.
 Një ish-punonjëse e Albtelekomit është arrestuar pas tetë vitesh për një vjedhje që kishte kryer së bashku me të shoqin aksioner në një kompani “Call Center” në kryeqytet. Dëmi i shkaktuar shtetit, sipas burimeve të policisë dhe sipas procesit gjyqësor kapte shifrën e rreth 6.4 milionë lekëve të reja. Vojsava Nuraj, 65 vjeç, banuese në Tiranë, u arrestua nga komisariati i policisë nr.3, në kryeqytet me akuzën e vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 87 Lexime.
 Dashamir Biçaku
Një 34- vjeçar me profesion ekonomist, punonjës i një banke të nivelit të dytë në vend, u arrestua dje në mesditë nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit në mënyrë të përsëritur dhe atë të vjedhjes. Eugen Jonuzi u ndalua nga agjentët e antikrimit ekonomik në rrugën “Dedë Gjon Luli”, pas Muzeut Historik Kombëtar, teksa po merrte një sasi parash prej 35 mijë lekësh nga një biznesmene nga Durrësi. Paratë ishin paga mujore e Jonuzit dhe për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 81 Lexime.
 Një 29-vjeçar është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm në Korçë.
Sipas policisë së Korçës, viktima është Fjoraldo Berberi, banues i lagjes nr 2 në këtë qytet.
Ai u gjet i varur në një pemë në parkun e qytetit nga kalimtarë të rastit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 26 Lexime.

GJIROKASTËR- 150 kilogramë lëndë narkotike dhe tri pistoleta janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës gjatë operacionit të koduar “Akulli”.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë të ditur se pas informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes kanë zhvilluar një operacion në vendin e quajtur “Pylli i... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kronike - 34 Lexime.
 Dashamir Biçaku
TIRANË- Situata e kriminalitetit në vendin tonë është rritur ndjeshëm, por Policia e Shtetit e ka prezantuar këtë si një sukses të rritjes së treguesve të saj. Një fakt i tillë duket se u konfirmua dje në raportin vjetor të saj, të lexuar nga kreu i Policisë, Hysni Burgaj, ku vihej re se shifrat e të vrarëve si një nga treguesit më të rëndësishëm, ka pësuar rritje. Burgaj tha se janë regjistruar 124 vrasje, duke vënë re se ka pasur një rritje me... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kronike - 45 Lexime.
 Flamur Vezaj / Denis Dedej
TIRANË- Ekspertët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) kanë identifikuar pistoletën që ka vrarë demonstruesin nga Lezha më 21 Janar 2011, babanë e dy fëmijëve Aleks Nika. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëve, raporti i përpiluar nga ekspertët e FBI-së që tashmë ka mbërritur me valixhe diplomatike po përkthehet në zyrat e këtij institucioni. Sipas të dhënave paraprake, por konfidenciale,... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|