|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 48 Lexime.
 Komisariati numër 1 i Policisë së Tiranës ka arrestuar një 72-vjeçar me akuzën e kanosjes dhe fyerjes ndaj dy prokurorëve. I arrestuari është Raimi Karasani, i lindur në Filat Greqi dhe banues në Tiranë.
Dy ditë më parë, Karasani në rrugën “Qemal Stafa” rreth orës 22:00 ka kërcënua dhe ofenduar me një letër dhe një shishe me lende djegëse të pa ndezur, dy prokurorë të Tiranës, me iniciale Gj.T dhe S. S.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime.
Para përcjelljes për në banesën e fundit, trupi i pajetë i oficerit të policisë Nuri Kërçani, që humbi jetën në krye të detyrës është vendosur në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për kryerjen e homazheve.
Në mesditë, dhjetëra banorë, efektiva të Policisë së Shtetit, përfaqësues të administratës publike, pushtetit vendor, partive politike, miq dhe të afërm, kanë vendosur kurora me lule si dhe janë përkulur me nderim dhe respekt... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime.
 Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dënuar me burgim të përjetshëm Arjan Çelën, për vrasjen e trefishtë të ndodhur në një lokal në lagjen nr. 9 Durrës, ku mbetën të vdekur Luan Curri, Andi Curri si dhe Edmond Shemsi.
Çelaj është gjetur fajtor për vrasje në rrethana cilësuese të shtetasve Luan Curri, Ani Curri dhe Edmond Shemsi dhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Ngjarja ka ndodhur në janar, në një pikë bastesh në Durrës, ku janë ekzekutuar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 57 Lexime.
 Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit për vjedhjen e disa automjeteve.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, në pranga janë vënë Romeo Tufa, 19 vjeç, dhe Halim Xaka, 30 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Dorian Xhoxhaj, 21 vjeç, nga Berati.
Policia thekson se të tre këta shtetas janë autorë të vjedhjes së 13 automjeteve në Tiranë, të cilat janë sekuestruar.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 70 Lexime.
 Në orët e para të ditës së sotme në portin e Durrësit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme marijuanë. Policia doganore pas kontrolli të ushtruar në një kamion ka arritur të zbulojë se në të fshihej një sasi prej 227 kg lëndë narkotike.
Drejtuesi i automjetit Besnik Yzeiraj, është arrestuar me akuzën e trafikimit të drogës.
Kjo sasi droge e cila nga 38-vjeçari synohej të trafikohej për në Itali është një ndër më të mëdhatë të sekuestruara... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 69 Lexime.
 Vendi i ngjarjes
Një supermarket është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti, në një supermarket që i përket firmës Todis.
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se në momentin e grabitjes, në supermarket ka qenë vetëm arkëtarja, e cila po bënte mbylljen e xhiros. Një person i maskuar i është afruar asaj dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë të gjithë lekët e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 39 Lexime.
 Një 37 vjeçar u gjet i vdekur sot në një fshat të Matit.
Mësohet se viktima Rexhep Mani ishte endacak prej të paktën 10 vitesh dhe kishte probleme mendore.
Sipas policisë, trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë, e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 62 Lexime.
 Në orët e para të ditës së sotme në portin e Durrësit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme marijuanë. Policia doganore pas kontrolli të ushtruar në një kamion ka arritur të zbulojë se në të fshihej një sasi prej 227 kg lëndë narkotike.
Drejtuesi i automjetit Besnik Yzeiraj, është arrestuar me akuzën e trafikimit të drogës.
Kjo sasi droge e cila nga 38-vjeçari synohej të trafikohej për në Itali është një ndër më të mëdhatë të sekuestruara... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime.
 Burime nga policia bënë të ditur se në pyllin e Bërxullit është gjetur një person i varur. Trupi i pajetë është gjetur në pyll nga fëmijët. Nga të dhënat e para mësohet se trupi ishte i varur me një tel tek një pemë.
Përveç dyshimit se viktima ka qëndruar i varur në pemë prej disa javësh ku si pasojë trupi është dekompozuar, policia nuk ka të dhëna të tjera për viktimën.
Po punohet për zbardhjen e identitetit të kufomës dhe rrethanave në të cilat ka... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Kronike - 87 Lexime.
 Interpol Tirana bënë të ditur se është bërë i mundur ekstradimi nga Roma, të shtetasit shqiptar Albert Margjoni, vjeç 32, lindur në Mirditë. Margjoni është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lezhës në vitin 2009 e ka dënuar me burg për “Vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë”.
Ngjarja për të cilën akuzohet ky shtetas ka ndodhur më datë në superstradën Lezhë, tek kryqëzimi i Rrilës, ku shtetasi Albert Margjoni, ka tentuar të... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|