|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 73 Lexime.
 Një aksident i ndodhur pasditen e së dielës i ka marrë jetën një pesroni. Tahir Osmanaj, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga një autobus, në Kombinat.
Si pasojë e përplasjes, Osmanaj ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë. Policia e kryeqytetit ka arrestuar shoferin e autobusit, Arland Halili, 34 vjeç.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 81 Lexime.
 E mbanin të dënuar për orë të tëra, të mbyllur në ballkonin e shtëpisë të veshur vetëm me rrobat e brendshme, pasi e rrihnin. Ky është tmerri që ka jetuar një vajzë 12 vjeçare me babanë shqiptarë dhe nënën ekuadoriane.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA çifti është akuzuar për rrëmbim dhe kthim në skllavëri. Sipas dëshmisë vajza ishte e detyruar të bënte të gjitha punët e shtëpisë dhe për të ngrënë i jepnin vetëm mbeturinat që mbeteshin nga vaktet e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 36 Lexime.
 Forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen e 33- vjeçarit Vladimir Sokoli, i cili ishte shpallur në kërkim që nga 31 tetori i këtij viti për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Shkodrës pasi ka siguruar informacion për vendndodhjen e të kërkuarit, në fshatin Bardhaj, bënë të mundur kapjen e tij.
Vladimir Sokoli dyshohet se në paraditen e 31 tetorit të këtij viti, rreth orë 09.10, në lagjen “Ndoc Mazi”... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 44 Lexime.
 Policia e Kosovës vuri në pranga të paktën katër persona në Drenas. Operacioni i cili u krye mbrëmjen e së premtes vuri në pranga një grup prej katër vetash ndërkohë që atyre u janë sekuestruar rreth 80 mijë dollarë amerikanë të falsifikuar. Zëdhënësi i policisë së Drenasit, Fehmi Hoti tha se me kërkesën e njësitit të drejtorisë së krimeve të rënda, policia i është bashkangjitur operacionit në fjalë. Gjatë bastisjes së lokalit ku katër shtetasit u ndaluan... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 33 Lexime.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Karbunare në Lushnje.
Automjeti me targa LU 6165 B, i drejtuar nga shtetasi Orikel Këmbora, 29 vjeç, ka aksidentuar për vdekje 75 vjeçarin Lili Çuko.
Ky i fundit ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga automjeti i drejtuar nga Këmbora.
Duke iu referuar të dhënave të policisë, mësohet se 75-vjeçari ka humbur jetën, gjatë kohës në të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 59 Lexime.
 Pistoletat e fshehura në makinë nga Ali Koçi
Flamur Vezaj
TIRANË- Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurin Ali Koçi, i akuzuar për trafikim të armëve dhe municioneve nga Italia në Shqipëri. Ai u arrestua në qershor të këtij viti në portin e Durrësit duke tentuar të kalonte në Shqipëri 18 pistoleta të ndryshme dhe 43 kuti fishekësh. Sipas kërkesës për gjykim, i pandehuri Koçi ishte nisur nga Ankona me tragetin e linjës Ancona... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 54 Lexime.
 Flamur Vezaj
TIRANË- Një shtetas italian i akuzuar se ka pastruar paratë përmes vendit tonë ka tentuar të marrë mbrapsht rreth gjysmë milionë euro, të cilat i ishin sekuestruar nga shteti shqiptar me vendim të prokurorisë. Ky vendim, ishte apeluar në Gjykatë, e cila ka vendosur që parat e bllokuara t;i kthehen të dyshuarit dhe pse hetimet për atë po vazhdojnë për akuzën e pastrimit të parave. Por, ky vendim, nuk është zbatuar nga prokuroria, pasi sërish këto para janë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 96 Lexime.
 Dashamir Biçaku
Tenderi i uniformave të reja të policisë me një vlerë prej 22 miliardë lekësh është mbuluar nga një hije korrupsioni, e cila shtohet edhe më shumë për faktin se Policia e Shtetit nuk pranon të bëjë publike dokumentet e tenderit. Katër herë me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka refuzuar të verë në dispozicion dosjen përkatëse për gazetën “Shekulli”.
Në fillim të muajit korrik, gazeta “Shekulli”, në fillim të vitit të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 95 Lexime.
 Një ngjarje e rrallë ka çuditur qytezën e Bilishtit ditën e djeshme. Një çift bashkëshortësh kanë rrëmbyer rreth mesditës së të dielës një vajzë 11-vjeçare, me qëllim që ta martonin me nipin e tyre 15-vjeçar.
Policia njofton se ka nisur ndjekja penale të ngarkim të Dritan Ajredinit, 25 vjeç, banues në Rëmbec të Korçës, me arsim dy klasë dhe të shoqes, Entela Ajredini, 23 vjeç, edhe ajo me dy klasë shkollë. Burrë e grua e kanë marrë 11-vjeçaren E.T nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime.
 Një sasi prej rreth 25 kg lëndë narkotike është kapur sot nga policia në portin e Vlorës, ndërsa në pranga ka përfunduar transportuesi i saj.
Lënda narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marijuanë, e presuar, është gjetur në automjetin e Julian Tarajt, 31 vjeç, i cili po tentonte të kalonte traun në pikën e kalimit kufitar të portit të Vlorës, për të udhëtuar drejt Italisë, ku mësohet se jetonte prej 12 vjetësh.
Taraj e kishte fshehur drogën në bagazh... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|