|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime.
 Policia e Vlorës pas një aksioni të gjatë arriti të zbulonte dhe më pas të arrestonte të shumë kërkuarin për trafik droge 31 vjeçarin, Andrea Lulaj.
I arrestuari akuzohet për trafikimin e 116 kg lëndësh narkotike. Materialet në ngarkim të Lulajt do t`i kalojnë Prokurorisë.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 45 Lexime.
 Policia kufitare e Vlorës bëri të mundur ndalimin e autobusit të linjës Vlorë-Brindizi për të kryer kontrollin e bagazheve të udhëtarëve. Gjatë procesit të kontrollit është pikasur një sasi prej 3 kg drogë e llojit kanabis sativa, në çantën e shtetasit Besian Bregu 23 vjeç nga qyteti i Fierit, i cili u shoqërua në rajonin e Policisë.
Ky është rasti i dytë ku droga transportohet me autobusët e linjës Vlorë- Brindizi. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe në datën 3... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime.
 Paraditen e sotme dy persona mbetën të plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Burime nga Lezha bëjnë të ditur se Ernest Margjoni, 35 vjeç nga Kallmeti i Lezhës është qëlluar me armë ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit rreth 18 vjeçe.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit. Nga dëshmitë e para rezulton se autorët e ngjarjes po lëviznin me automjet nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 25 Lexime.
 Droga e sekuestruar
Policia Kufitare e Kakavijës sekuestroi në orët e para të mëngjesit të sotëm 6 kg marijuanë dhe prangosi poseduesin e saj.
Sipas policisë të pikës doganore në Kakavijë në automjetin tip Benz me targa TR 21 20 I, që drejtohej nga shtetasi Anesti Nikolla , poshtë sediljes së pasme janë gjetur 6 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban, me lende narkotike të llojit marijuanë, që do të trafikohej në shtetin grek.
Bëhet e ditur se në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime.
 Një alarm fals për bombë në shkollën e mesme “Hasan Fulo” në Orikum ka bërë që mësimi të pezullohet plotësisht për sot. Ka qenë fillimisht pastruesja e shkollës ajo që ka dhënë alarmin në mëngjes, pasi ka parë se në hyrje të shkollës ishte vendosur një objekt në formë kallëpi.
Menjëherë është lajmëruar policia, ndërsa nxënësit dhe stafi pedagogjik nuk janë lejuar të hyjnë brenda ambienteve të shkollës. Pas mbërritjes së eskpertëve të policisë,... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime.
 Një pedagoge e Fakultetit të Infermierisë në Shkodër është arrestuar nga policia e Durrësit për mashtrim përmes kartave të kreditit.
Sipas policisë, E.F bashkëpunonte me 20-vjeçarin Kristian Pjetri në mashtrimin nëpërmjet kartave bankare, veprimtari që u sillte përfitime shumash të konsiderueshme.
Së bashku me E.F., policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe 20-vjeçarin Pjetri.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 84 Lexime.
 Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Spartak Spaho. Agim Hyka është vënë në pranga për vrasjen e 40-vjeçarit Spaho disa ditë më parë.
Policia dyshon se vrasja mund të jetë kryer pë motive hakmarrjeje, pasi babai i Hykës ishte vrarë para disa vitesh.
Ngjarja ndodhi para disa ditësh në lagjen “11 janari”, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.
40-vjeçari Spaho u... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 78 Lexime.
 Një 27-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Sarandës pasi pas një kontrolli iu zbuluan 2.8 kg lëndë narkotike e tipit kanabis sativa.
Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se në pranga përfundoi 27-vjeçari Qamil Cërriku, të cilit gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjetën tre pako cilindrike me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, të mbështjella me natriban në ngjyrë kafe.
Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan prokurorisë me akuzën e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kronike - 53 Lexime.
 Një aksion blic i skuadrës së Guardia di Financës në Itali, ka shkatërruar një bandë me narkotrafikantë shqiptarë.
Bëhet fjalë për 310 kg mariuanë, ndërsa ende nuk dihet destinacioni përkatës i lëndës narkotike.
Tashmë hetuesit italianë kanë mundur të organizojnë skenën e trafikut duke arritur të kapin katër shqiptarë, indetiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, kjo për arsye hetimi.
Nga ky operacion është bërë i mundur edhe sekuestrimi i mariuanës, në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime.
 Humb jetën pasi vetëhelmohet me fotoskinë. Kjo ngjarje e rëndë i ka ndodhur një 20-vjeçari, i cili nuk ka arritur të mbijetojë dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia e Durrësit njofton se një ditë me parë, rreth orës 13.20 është dërguar në spital i helmuar shtetasi me inicialet V.P., banues në fshatin Murqine, Komuna Bubq- Krujë.
Mësohet se megjithë ndihmën intensive që i është dhënë nga personeli mjekësor, 20-vjeçari nuk ka... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|