|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 03.12.2011 Ne :
Kronike - 95 Lexime.
 Dashamir Biçaku / Lindita Çela
TIRANE- Dy drejtues të Shoqatës mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve janë marrë në ndjekje penale nga Policia e Shtetit me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gjin Marku, 55 vjeç, banues në Tiranë, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në Tiranë, si dhe Pashko Popaj, banues në Bajzë të Malësisë së Madhe, anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë në Shkodër, akuzohen se jepnin... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 80 Lexime.
 Këshilli i Evropës nëpërmjet një raporti të grupit të ekspertëve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i njohur si “GRETA” publikoi sot të dhënat mbi këtë lloj trafiku për Shqipërinë.
Sipas KiE-së autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të kushtojnë vëmendje për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, pasi ai është në rritje. Sipas raportit në vendin tonë ka pasur fushata të shumta për rritjen e ndërgjegjësimit, ndërsa më shumë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Kërcënon me armë zjarri në oborrin e shkollës dhe brenda pak minutash bie në prangat e policisë.
Burimet zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se një 20- vjeçar është arrestuar, pasi ka shtënë në oborrin e shkollës në fshatin Kalivaç.
Mbi të riun Nikollë Gjonoca, rëndon akuza e “kanosjes”, ndërsa uniformat blu i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 92 Lexime.
 Dënohet me 19 vite burg Bujar Gashi, i dyshuari si anëtar i Bandës së Durrësit.
Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila e gjeti Gashin fajtor vetëm për 1 nga 4 akuzat që rëndonin ndaj tij.
Ndërkaq, ai u dënua me 19 vite burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha.
Mësohet se trupi gjykues nën kryesimin e gjyqtarit Idriz Mulkurti, e shpalli të pafajshëm për veprat penale... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 41 Lexime.
 Foto Ilustruese
Para pak momentesh një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Fushë- Krujë – Vorë. Për shkak të përplasjes së dy makinave janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë dy shtetas.
Ende nuk është bërë identifikimi i të plagosurve të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarakë për të marr ndihmën mjekësore. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 32 Lexime.
 Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Rilindja” të qyteti të Vlorës është tentuar të digjet me benzinë një banesë. Si i dyshuar për këtë ngjarje është arrestuar Adriano Lumaj, vjeç 23, banues në lagjen “28 Nëntori”.
Lumaj pasi kishte blerë një bidon me rreth 6 litra benzinë, kishte spërkatur dhe ka tentuar ti vërë flakën derës së banesës së shtetasit E. M., vjeç 27, banues në lagjen “Rilindja” me detyrë punonjës policie në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 33 Lexime.
 Një 15-vjeçare nga Kruja i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. B.P. është dërguar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Ushtarak, ku më pas ka ndërruar jetë.
Sipas policisë së Durrësit, lënda që 15-vjeçarja ka përdorur për t’i dhënë fund jetës dyshohet të jetë fostoksinë.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar adoleshenten drejt vetëflijimit. / Mark Brunga
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Policia e Shtetit ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku për falsifikim dokumentesh. Së bashku me Markun do të hetohet edhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë, me qendër në Shkodër.
Sipas policisë, ata kanë shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e tyre duke kanë lëshuar vërtetime të falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Dy të rinj u arrestuan në Babrru, Tiranë, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shkëlzen Alla, 21 vjeç, dhe Fatmir Murati, 23 vjeç, të dy banues në Babrru janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
Të dy të rinjtë janë kapur në flagrancë me 2.8 gram heroinë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi lëndën narkotike, një telefon “Nokia” dhe 3500 lekë.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 31 Lexime.
 Një operacion i policisë së kryeqytetit ka çuar në pranga një person për prodhim dhe shitjes të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Fatmir Haka, 54 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar „Redon“, teksa transportonte një sasi pijesh alkoolike.
Hetimet e mëtejshme dhe kontrolli në banesën e tij çuan në zbulimin e një punishteje ku 54-vjeçari prodhonte pije të ndryshme alkoolike, kryesisht konjak.
Haka e ushtronte aktivitetin... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|