Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lajme nga Kronike

Fier, vetehelmohet me fostoksine gruaja 53-vjecare

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Kronike - 56 Lexime.
Fier, vetehelmohet me fostoksine gruaja 53-vjecareNjë grua i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë. Lavdie Tare, 53 vjeç, nga fshati Portëz i Fierit është gjetur nga familjarët e saj në minutat e fundit të jetës, pasi kishte konsumuar lëndën helmuese. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar gruan drejt vetëflijimit.   Lexo te gjithe artikullin »

Pranga 25-vjecarit, u kap me marijuane

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Kronike - 29 Lexime.
Pranga 25-vjecarit, u kap me marijuaneNjë 25-vjeçar është vënë vënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia e Lezhës njoftoi se ka arrestuar 25-vjeçarin Kastriot Malshi, teksa transportonte në mjetin e tij një sasi prej 2 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. Malshi është ndaluar në rrugën Skuraj-Superstradë mbrëmjen e së enjtes. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.   Lexo te gjithe artikullin »

Kurbin, pranga 19-vjecarit per vrasje

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Kronike - 29 Lexime.
Kurbin, pranga 19-vjecarit per vrasjePolicia e Krubinit arrestoi 19- vjeçarin Elton Kola, i cili dyshohet për vrasjen e shtetasit Kastriot Brozi, ngjarje që ndodhi tre ditë më parë në Laç. Burime nga policia bëjnë të ditur se 19-vjeçari u ndalua në shtëpinë e tij në fshatin Skuraj të Kurbinit. Prova më e fort që ka policia kundër 19- vjeçari është arma e vrasjes qe është zbuluar në banesën e tij. Pasditen e së mërkurës, Kastriot Brozi u qëllua në qendër të qytetit, në zbritje të autobusit të...Lexo te gjithe artikullin »

Tirane, perleshje me thika, kapet autori

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Kronike - 74 Lexime.
Tirane, perleshje me thika, kapet autoriDy të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasojë e nje sherri  i cili ka degjeneruar me perdorimin e thikave. Vetëm pak minuta më parë, uniformat blu sapo janë sinjalizuar për këtë ngjarje, kanë bërë të mundur dhe kapjen e autorit i cili dhe ai ka marrë plagë në trup. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Tiranë, ndërsa dy te plagosurit indetiteti i te cileve ende nuk bëhet i ditur,  ndodhen në trajtimin e mjekëve, jashtë...Lexo te gjithe artikullin »

Vjedhja ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nga nje punonjes i brendshem

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 54 Lexime.
Vjedhja ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nga nje punonjes i brendshem Flamur Vezaj TIRANË- Prokuroria dhe policia e Tiranës kanë zbarkuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të verifikuar skandalin e vjedhjes së parave nga zyra ku mbahen provat e sekuestruara. Gjatë verifikimeve të djeshme është konstatuar se shuma prej 50 mijë lekësh ishte e personit të dënuar për trafik droge Arben Veliko. Sipas prokurorisë, është dyshuese fakti se pranë kësaj zyre asnjëherë më parë nuk janë depozituar para cash, pasi çdo prokuror i dosjes ku...Lexo te gjithe artikullin »

Policia Shullazi u arrestua ne makinen e Kuvendit

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 81 Lexime.
Policia  Shullazi u arrestua ne makinen e KuvenditDashamir Biçaku TIRANE- Autovetura me të cilën lëvizin dy net më parë Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani rezulton të jetë në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur për “Shekullin”, nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilat thanë se automjeti i sekuestruar nga policia gjatë operacionit të arrestimit të dy personave të mësipërm kishte një leje qarkullimi e cila ishte e regjistruar në emër të institucionit më të rëndësishëm në vend. Në...Lexo te gjithe artikullin »

Policia Makina e Shullazit u shit ne ankand nga Kuvendi

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 33 Lexime.
Policia  Makina e Shullazit u shit ne ankand nga KuvendiPolicia e kryeqytetit ka sqaruar sot në një deklaratë për shtyp çështjen e makinës në të cilën u arrestua Emiliano Shullazi, e cila ishte e regjistruar në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas policisë, automjeti është blerë nga Shullazi pa u kryer ende procedura e ndërrimit të pronësisë. “Automjeti me targë TR.2703 L, nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 shtator 2011, shtetasi Besnik Dogushi e ka blerë këtë automjet me ankad nga...Lexo te gjithe artikullin »

Mat, vetevritet punonjesi i hidrocentralit

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 83 Lexime.
Mat, vetevritet punonjesi i hidrocentralitFoto Ilustruese Një 49-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Madhesh të komunës Ulëz të Matit, gjë për të cilën policia konfirmon vetëvrasjen. Burimet policore saktësuan se Mëhill Gjeci gjeti vdekjen nga një e shtënë arme, me një fishek të goditur në anën e majtë të zemrës, ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 7.30 të mëngjesit. Bëhet e ditur se 49-vjeçari punonte tek hidrocentrali mbi lumin Mat, ndërsa sapo ishte kthyer nga...Lexo te gjithe artikullin »

Fondacioni Veprime abuzive ne emrin tone

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 70 Lexime.
Fondacioni  Veprime abuzive ne emrin toneFondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka reaguar sot pas sinjalizimeve nga familjet që kanë fëmijë autikë se disa grupe vajzash paraqiten për të kërkuar para në emër të këtij fondacioni. Sipas qytetarëve, disa grupe vajzash janë paraqitur disa herë në familje të ndryshme në Tiranë, për të kërkuar kontributin e tyre financiar në emër të shoqatës së drejtuar nga Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit. Në sqarimin e tij, fondacioni “Fëmijët shqiptarë”...Lexo te gjithe artikullin »

Shkoder, trafikonte droge, nje ne pranga

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 98 Lexime.
Shkoder, trafikonte droge, nje ne prangaPolicia Shkodrës, arrestoi në flagrancë një 47 vjeçar nga Durrësi, pasi tek po kalonte pikën kufitare të Muriqanit, iu gjet një qese me lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa në banesën e tij në Durrës iu sekuestruan  gjithsej 6 kg e 134 gr, marijuanë. Ndre Gjeçi 47 vjeç, lindur në fshatin Geziq të rrethit Mirditë dhe banues në lagjen nr. 13, të qytetit Durrës mbrëmjen e së mërkurës ka dashur të kalojë drejt Malit të Zi përmes pikëkalimit kufitar të...Lexo te gjithe artikullin »

Ne daten 17.01.2012  nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?






Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte



Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit