|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kronike - 60 Lexime.
 Shërbimet e sektorit kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Angjelin Pali, 31 vjeç, lindur e banues në fshatin Grude e Re.
Arrestimi i tij u bë për arsye se, nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në mbrëmjen e së mërkurës tentoi të vriste me armë zjarri bashkëfshatarin e tij shtetasin D. Sh., 23 vjeç.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi për motive... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kronike - 23 Lexime.
 Konfederata Sindikale e Shqipërisë në bashkëpunim me Sindikatën e Industrisë po ngre një padi publike kundër qeverisë shqiptare, me akuzat për jete të shtetasve të saj.
Lajmi është pohuar nga kryetari i konfederatës Kol Nikollaj gjatë analizës së punës së degës së saj në prefekturën e Shkodrës. Nikollaj, gjatë këtij takimi kërkoi mbajtjen e një minuti heshtje për dy shtetasit nga Tropoja që humbën jetën në punë një ditë më parë.
Ai theksoi se qeveria... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime.
 Flamur Vezaj
TIRANË- Ekspertët kriminalistikë të policisë shkencore kanë zbuluar dy gjurmë gishtash në zyrën e provave brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku janë vjedhur 50 mijë lekë të reja dhe 300 euro, të cilat i përkisnin dy të dënuarve. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë grupit hetimor, sipas të cilëve, tashmë është përjashtuar nga këto gjurmë vetëm magazinierja e këtij institucioni, e cila kishte edhe çelësin e derës së zyrës... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kronike - 81 Lexime.
 Dashamir Biçaku
TIRANË- Policia e Tiranës ka pranuar gabimin në lidhje me targën e makinës në të cilën u arrestua Emiljano Shullazi. Edhe pse ajo makinë ishte në pronësi të Shullazit, në regjistra figuron ende si makinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo i jepte Emiljano Shullazit mundësinë që të lëvizte i privilegjuar në kryeqytet. Por skandali thellohet edhe nga fakti që makina është shitur nga Kuvendi muaj më parë dhe deri tek Shullazi ajo ka ndryshuar edhe dy... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Kronike - 60 Lexime.
 Foto ilustruese
Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se një 38-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. E arrestuara është shtetasja Pranvera Buzo, banuese në Elbasan lagja “5 Maji”.
Buzo akuzohet se ka shfrytëzuar për disa muaj gjatë vitit 2009, një 20-vjeçare me inicialet Q.P për prostitucion.
“Shitja” e 20- vjeçares bëhej në një lokal në Elbasan, në pronësi të qytetarit me inicialet M.A. Sipas policisë, edhe ndaj M.A... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Kronike - 96 Lexime.

Burime për “Shekullin” nga Durrësi bëjnë të ditur se sot në orën 07: 00 të mëngjesit një ngjarje ë rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar. Një vajzë 1- vjeçare është gjetur e mbytur në kovën e ujit në banjo.
Vajza quhej Eljona Qela dhe familja e saj banon në lagjen nr. 17. Sipas informacioneve të para mendohet se vajza është ngritur natën nga krevati dhe është futur në banjo ku ka rënë në kovën e ujit nga e cila nuk ka mundur të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Kronike - 64 Lexime.
 Struktura kundër narkotikëve në Durrës bëri arrestimin në flagrancë të dy shtetasve Ismail Kabili, 56 vjeç, banues në Mafsheq Krujë dhe Nuri Ismail Kabili, 27 vjeç, banues në Krujë.
Babë e bir u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesat e tyre respektive, në fshatin Mafsheq dhe shtëpinë e marrë me qera në Krujë, iu gjet një sasi lënde me peshë totale 1,8 kg, e cila dyshohet si narkotike e llojit Kanabis Sativa.
Materialet... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.11.2011 Ne :
Kronike - 55 Lexime.

Një aksident rrugor i ndodhur para disa minutash i ka marrë jetën tre personave nga e njëjta familje.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Vorë, në vendin e quajtur ura e Gjoles, ku si pasojë e përplasjes së një makine me një autobus, kanë mbetur të vdekur Atobel, Suela dhe Kejsi Shota, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Ervis Shota.
Makina në të cilën udhëtonte familja Shota është përplasur me autobusin e linjës Durrës-Rrëshen.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.11.2011 Ne :
Kronike - 98 Lexime.
 Është ekstraduar sot nga Madridi, Spanjë, drejtë vendit tonë shtetasi shqiptarë i shpallur në kërkim ndërkombëtar Perikli Kule, 42 vjeç lindur në Fier. Kule është dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Fierit me burgim të përjetshëm për “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”
I ekstraduari në vitin 1998, është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vrarë në Libofshë të Fierit, shtetasin Vlash Dece dhe më pas e ka fshehur... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.11.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Trupi i pajetë i një 23-vjeçari është gjetur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në fshatin Damjanec të Korçës.
I riu i identifikuar si Arjet Notoli është gjetur i vdekur, ndërsa pranë trupit të tij, policia ka gjetur edhe armën, një pushkë model 54, kalibër 7.62 mm.
Nga hetimet e para rezulton që i riu është vetëvrarë, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|