Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lajme nga Kronike

Grabitja e bankes, 5 te shoqeruar

Publikuar me : 02.11.2011 Ne : Kronike - 75 Lexime.
Grabitja e bankes, 5 te shoqeruarBanka e grabitur Pesë persona të dyshuar janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës për grabitjen e filialit të bankës “Raifeissen” një ditë më parë. Pavarësisht punës intensive të policisë për zbulimin e autorëve, ende nuk ka emra të autorëve që grabitën me armë në mes të ditës bankën. Ndërkaq, policia e ka përqëndruar punën në verifikimin e kamerave të sigurisë së bankës dhe marrjen në pyetje të banorëve të zonës ku ndodhi grabitja. * *...Lexo te gjithe artikullin »

Bulqize, tjeter inspektim per masat e ACR

Publikuar me : 02.11.2011 Ne : Kronike - 53 Lexime.
Bulqize, tjeter inspektim per masat e ACRNjë tjetër inspektim i minierës së Bulqizës nga ekspertë të Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave pritet japë vlerësimin për masat e marra nga kompania ACR pas shpërthimit të disa ditëve më parë, ku humbi  jetën një minator. Pas ekspertimit që po kryhet në zonën D të minerës, ekspertët pritet të dalin me një vendim mbi investimet e kryera nga kompania ACR, gjë që iu kërkua asaj pas inspektimit të RISHM. Kompania koncesionare u gjobit me 500 mijë lekë...Lexo te gjithe artikullin »

Prokuroria kerkon tri burgime te perjetshme per Gerdecin

Publikuar me : 02.11.2011 Ne : Kronike - 64 Lexime.
Prokuroria kerkon tri burgime te perjetshme per Gerdecin Flamur Vezaj TIRANË- Tre burgim të përjetshëm, 127 vite e 6 muaj burg, 80.9 milionë lekë të reja gjobë dhe një “pafajësi” kërkoi dje prokuroria për 27 njerëzit e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Burgimi i përjetshëm është kërkuar për Mihajl Delijorgjin, Dritan Minxhollin dhe Ylli Pinarin në një kohë kur të tre këta persona janë të lirë sepse u kanë mbaruar afatet e qëndrimit në paraburgim. Ata do të presin vendimin e gjykatës nga shtëpitë e tyre dhe...Lexo te gjithe artikullin »

Malesi e Madhe, grabitet malazezja

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Kronike - 58 Lexime.
Malesi e Madhe, grabitet malazezjaJera Mimiq, malazezja e grabitur Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se në fshatin Vukpalaj të Malsisë së Madhe një 51-vjeçare malazeze është bërë pre e vjedhjes me dhunë, nga dy persona, të cilët i vodhën 10 mijë euro dhe çantën, që kishte me vete. Shtetasja me iniciale J. M., banuese në Podgoricë të Malit të Zi, po udhëtonte në drejtim të Rinasit, kur u grabit nga persona. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se është vënë në pranga njëri...Lexo te gjithe artikullin »

Vlore, grabitet per here te trete filiali i bankes

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Kronike - 51 Lexime.
Vlore, grabitet per here te trete filiali i bankesBanka e grabitur Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se pak minuta më parë është sulmuar nga një grabitës filiali i një banke në Vlorë. Dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në degën e bankës “Raifeissen” dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash. Ata kanë dalë në mënyrë të rrufeshme nga filiali i bankës dhe janë futur në rrugicat e lagjeve, duke marrë me vete sasinë e parave, e cila ende nuk dihet. Filiali i...Lexo te gjithe artikullin »

Gerdeci, Prokuroria Burg perjete Pinarit, Delijorgjit dhe Minxhollit

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Kronike - 52 Lexime.
Gerdeci, Prokuroria  Burg perjete Pinarit, Delijorgjit dhe MinxhollitPas disa shtyrjesh për shkak të mungesës herë të avokatëve e herë të gjyqtarëve, sot në Gjykatën e Tiranës është përfunduar leximi i pretencës për 29 të akuzuarit e tragjedisë “Gërdeci”. Prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit kryesorë: Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli. Duke i cilësuar fjatorë për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 veta, Prokuroria ka kërkuar burgimin përjetë të ish-drejtorit të...Lexo te gjithe artikullin »

Vlore, grabitet banka, arratiset autori

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Kronike - 60 Lexime.
Vlore, grabitet banka, arratiset autoriBurime për “Shekullin” bëjnë të ditur se pak minuta më parë është sulmuar nga një grabitës filiali i një banke në Vlorë.  Një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës u ka kërkuar punonjësve paratë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e grabitësit. Ende nuk dihet sasia e shumës së grabitur nga banka. Lexo te gjithe artikullin »

Lac, shetiste me pushke ne krah, arrestohet

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Kronike - 64 Lexime.
Lac, shetiste me pushke ne krah, arrestohet Një 38-vjeçar u arrestua për armëmbajtje pa leje në qytetin e Laçit. Sokol Mashi, 38 vjeç, kishte dalë shëtitje në oborrin e shkollës nëntëvjeçare të qytetit i armatosur deri në dhëmbë. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan një pushkë 20-she, 48 copë fishekë mod-56, 4 kallëpë tritoli dhe 4 kapsolla detonatore të paplasura. Policia ushtroi gjithashtu një kontroll në banesën e tij, ku iu gjet 1 gëzhojë mod-54 dhe një predhë. Sipas policisë, Mashi kishte...Lexo te gjithe artikullin »

Elbasan, vritet ne lokal 50-vjecari

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Kronike - 53 Lexime.
Elbasan, vritet ne lokal 50-vjecariNjë 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesnatën e kaluar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një local në lagjen “28 Nëntori”, ku Vasil Kanani, 50 vjeç, është qëlluar për vdekje nga dy persona. Policia bën të ditur se ka arrestuar njërin nga autorët, ndërsa ka indetifikuar të dytin dhe po punon për kapjen e tij. Emri i dy autorëve të krimit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.     Lexo te gjithe artikullin »

Fushe-Kruje, motori perplas policin rrugor

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Kronike - 73 Lexime.
Fushe-Kruje, motori perplas policin rrugorNjë punonjës i policisë rrugore ka mbetur i plagosur sot në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, si pasojë e goditjes nga një motor. Efektivi i policisë rrugore, Besnik Mustafa, ka qenë duke kryer punën e tij në afërsi të urës së Gjolës, kur është përplasur nga një motoçikletë, e cila drejtohej nga shtetasi Dritan Muça. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   Lexo te gjithe artikullin »

Ne daten 17.01.2012  nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?






Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte



Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit