|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kronike - 70 Lexime.
 Një 49-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit për vjedhje. Bedri Gllava, banues në fshatin Visokë të Mallakastrës, u kap në flagrancë në afërsi të firmës “Abpetrol”, pasi kishte vjedhur një sasi të madhe nafte.
Sipas policisë, 49-vjeçarit iu gjetën në kamioncinën e tij 19 bidona me nga 28 litra secili, 5 kova llamarine me rreth 15 litra secili, dhe nje bidon 50 litër të mbushura me naftë bruto.
Nafta e vjedhur dhe automjeti u sekuestruan nga... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kronike - 59 Lexime.
 Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesnatën e kaluar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një local në lagjen “28 Nëntori”, ku Vasil Kanani, 50 vjeç, është qëlluar për vdekje nga dy persona.
Policia bën të ditur se ka arrestuar njërin nga autorët, ndërsa ka indetifikuar të dytin dhe po punon për kapjen e tij. Emri id y autorëve të krimit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa paralelisht po punohet edhe për zbardhjen e shkaqeve të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 41 Lexime.
 Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se në fshatin Vukpalaj të Malsisë së Madhe një 51-vjeçare malazeze është bërë pre e vjedhjes me dhunë, nga dy persona, të cilët i vodhën 10 mijë euro dhe çantën, që kishte me vete.
Shtetasja me iniciale J. M., banuese në Podgoricë të Malit të Zi, po udhëtonte në drejtim të Rinasit, kur u grabit nga persona. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se është vënë në pranga njëri prej autorëve.
Policia arrestoi... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime.
 Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se policia e këtij qyteti ka arrestuar tre femra nga komunat e Shkodrës nën akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit për prostitucion.
Burimet bëjnë të ditur se operacioni për ndalimin dhe vënien në pranga të 3 femrave është mbyllur në orët e para të mëngjesit.
Në pranga janë vënë E. S. 38 vjeç, lindur dhe banuese në Dobraç, D. P. 37 vjeç, lindur në fshatin Kllogjen, Komuna Temal, banuese në lagjen “3 Heronjtë”, si dhe ndalimin e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 33 Lexime.
 Policia e Tiranës bënë të ditur se sot në mesditë një makinë tip Ford me targa AA 320 AB është marrë përpara nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e para mësohet se në këtë aksident nuk ka viktima, apo të plagosur.
Ndërkohë që policia nisi hetimet për këtë ngjarje, nuk dihet ende nëse ka pasur apo jo... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 34 Lexime.
 Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar dhe sekuestruar 127 kg kanabis sativa. Automjeti mendohet se ka targa të falsifikuara TR 2375 I, gjatë kontrollit përveç drogës është gjetur dhe një automatik tip kallashnikov.
Pronari i mjetit dhe i drogës ka arritur t`u shpëtoj forcave të policisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bënë të ditur se droga vinte nga Gjirokastra me destinacion shtetin grek.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime.
 Burime nga Policia e Lezhës bëjnë të ditur se një person është plagosur me armë gjahu në Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak orë më parë në fshatin Gocaj, ku shtetasi Agron Keçi, 39 vjeç ka qëlluar me armë mbi shtetasin Marjan Marinaj, 23 vjeç duke i shkaktuar plagë të rënda.
I lënduari është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e parë, burimet bëjnë të ditur se gjendja e tij është kritike. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 86 Lexime.
 Vjedhja e një sasie të madhe teli bakri ka çuar në pranga 4 persona, ndërsa në kërkim është shpallur edhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Patos.
Vjedhja gjatë natës së mbrëmshme e 5 kampatave me tel bakri, e cila shërbente për të furnizuar me energji elektrike stacionin e pompave të ujit të Patosit, ka bërë që policia të organizojë një operacion, i cili ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur në orët e vona të natës dhe ka vënë në pranga 4... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 97 Lexime.
Një 86-vjeçare nga Korça ka mbetur viktimë e tre të rinjve që i kishin hyrë në shpëti për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Polloskë të Devollit.
E moshuara Emine Rrota, e cila jetonte e vetme, është sulmuar nga 3 të rinjtë për ta grabitur, por pasi ajo i ka njohur, ata kanë ushtruar dhunë mbi të duke i shkaktuar vdekjen.
Pak orë më pas, tre të rinjtë kanë përfunduar në prangat e policisë. Ergys Rushitaj, 18 vjeç, i dënuar më parë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 85 Lexime.
 Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka bllokuar 120 kilogramë hashash në një operacion të koduar me emrin “Hallouin”. Droga vinte nga Lazarati dhe do shitej në Tiranë ndërsa tëarrestuarit janë Shkëlzen Kol Hajdari, 32 vjeç, Aleksander Zef Kola (Dedukaj), 32 vjeç, Eqerem Kapllan Hoxha, 56 vjeç dhe Maliq Xhemal Memo, 54 vjeç.
Arrestimi i tyre është kryer teksa po hynin në kryeqytet nga rruga e vjetër Tiranë- Durrës. Policia e Tiranës kishte marrë... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|