|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 57 Lexime.
 Foto ilustruese
Burime nga policia e Dibrës bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit në një prej shkollave të mesme të këtij qyteti ndodhi një ngjarje e rëndë ku ka humbur jetën një adoleshent.
17- vjeçari K. Bërdulla humbi jetën pasi është vrarë me thikë nga bashkëmoshatari dhe shoku i tij E. Reçi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rreth rrethanave që quan në këtë tragjedi.
SONDAZH
Note: There is a poll embedded within this post, please... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime.

9 azilkërkuesit e parë të rikthyer nga Belgjika kanë mbërritur në Shqipëri. Atyre u është refuzuar kërkesa për azil që kishin paraqitur pranë autoriteteve belge.
Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, po kryen hetime ndaj personave të kthyer duke u sekuestruar dokumentacionin dhe po u merren deklarimet përkatëse.
Për këta persona pritet të ketë penalizimi duke u ndaluar udhëtimin... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 99 Lexime.
 Një 23- vjeçar nga Tirana u aksidentua rëndë pasi është përplasur me çiklomotor. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në fshatin Balldre, vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, ku pak ditë më parë u aksidentua një 8- vjeçar.
Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë të ditur se u përplasën 2 çiklomotorë, njëri me targa TR 910 C drejtohej nga shtetasi Dorjan Haruni, 23 vjeç, nga Tirana, dhe një çiklomotor me targa të huaja, me drejtues shtetasin Leonard... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 75 Lexime.
 Rreth 21 200 tonë municione janë demontuar gjatë këtij viti në vendin tonë. Lajmin e bëri me anë të një deklarate për emdiat zv. ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia. Ai theksoi se demontimi i municioneve po zhvillohet me transparencë të plotë dhe brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi.
“Në vitin 2010 janë asgjësuar 20 653 tonë municione ndërsa nga janari deri më datën 27 tetor 2011 që është edhe më i suksesshmi është 21 200 tonë municione”, theksoi... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Foto ilustruese
Burime nga policia e Dibrës bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit në një prej shkollave të mesme të këtij qyteti ndodhi një ngjarje e rëndë ku ka humbur jetën një adoleshent.
17- vjeçari K. Bërdulla humbi jetën pasi është vrarë me thikë nga bashkëmoshatari dhe shoku i tij E. Reçi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rreth rrethanave që quan në këtë tragjedi.
Lajmi vijon…..
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime.
 Ministria e drejtësisë ngriti një grup kontrolli i cili ka vepruar në të njëjtën kohë në 12 gjykata të ndryshme të vendit. Pas kontrollit të ushtruar nga punonjësit e ministrisë janë konstatuar shkelje të cilat do të çojnë në hetim 12 kryetarët e gjykatave respektive.
Njëzetë inspektorë dhe informaticienë të Ministrisë së Drejtësisë kanë zhvilluar kontroll në këto gjykata duke konstatuar edhe disa shkelje në procedurat e shortit të ndarjes së... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 41 Lexime.
 Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se një sherr i nisur në Facebook, për foto dhe komente, përfundoi në një përgjakje me fraktura dhe dëmtime serioze për një 19-vjeçar.
Personat e përfshirë në sherr janë Dritan Osmanaj 26 vjeç dhe R.Mici, 19 vjeç, banues në Pogradec dhe student në Korçë. Pas shkëmbimit të batutave të para në Facebook, kanë nisur dhe ofendimet mes dy të rinjve.
Më pas Osmanaj takoi 19-vjeçarin Mici dhe e ka rrahur atë. Ai e ka qëlluar... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 66 Lexime.
 Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se u sekuestruan 4 kg kanabis. Policia e Shkodrës bëri të ditur se janë arrestuar dy poseduesit e drogës. Në pranga u vunë shtetasit Elvis Kajtazi 29 vjeç lindur në Pejë, Kosovë dhe banues në Podgoricë të Malit të Zi dhe Pëllumb Podja 34 vjeç nga Shkodra.
Pas kontrollit të ushtruar në mjetin me targë PG AA 817, me drejtues shtetasin Elvis Kajtazi dhe pasagjer shtetasin Pëllumb Podja, në brendësi të gomës rezervë, u gjetën dhe u... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 97 Lexime.
 Pas bërjes publike të shqetësimit për shtimin me anë të mashtrimit të azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë, sot janë kthyer dhe “mashtruesit” e parë. Në orët e para të mëngjesit zbritën në aeroportin e Rinasit 10 azilkërkuesit shqiptarë të kthyer nga Belgjika.
Në një vizitë pak ditë më parë në Tiranë, drejtori për Imigracionin dhe Azilin në Ministrinë e Brendshme belge, Freddy Rosemont, deklaroi se vetëm gjatë tetorit, shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime.

Policia ne vendin e ngjarjes
Policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur të premten e kaluar në rrugën “Siri Kodra”.
Nexhat Mulaj është vënë në pranga si i dyshuari kryesor pë vrasjen, ndërsa pritet që rreth orës 11:00, policia të dalë në një konferencë për shtyp, në të cilën do të jepen edhe detaje të tjera.
Ngjarja ndodhi një javë më parë në një argjendari në rrugën “Siri Kodra”, ku gjatë një grabitjeje me armë,... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|