|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 27 Lexime.
 Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se sot një 30-vjeçar është gjetur i vetëvarur.
Burime të policisë sqarojnë se viktima është 30-vjeçari Shpëtim Qorrja, një banues në lagjen nr 1 të qytetit bregdetar. 30-vjeçari, i cili jetonte i vetëm, është gjetur i vetëvarur në tualetin e banesës së tij nga fqinjët.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëvarjes ka qenë gjendja e depresionit, pasi 30-vjeçari ishte divorcuar pak kohë më parë
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 30 Lexime.
 Berisha duke takuar një nga minatorët e plagosur
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot minatorët e plagosur nga shpërthimi i gazit në minierën e kromit në Bulqizë. Edhe pse shpërthimi tragjik ndodhi dje paradite vizita e kreu të qeverisë ka ardhur pas 24 orësh.
Berisha vizitoi minatorët të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe që po trajtohen intensivisht në një spital privat në Tiranë.
Berisha pasi u uroi atyre shërim të shpejtë, siguroi se qeveria... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 48 Lexime.
 Burime nga Tropoja bëjnë të ditur se para pak orësh është vënë tritol makinës së djalit të kryeplakut të fshatit Markaj të komunës Lekbibaj në Tropojë.
Makina e djalit të kryeplakut të fshatit Markaj, Lulash Marku ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Makina tip kamionçine ishte parkuar në momentin e shpërthimit duke dëmtuar edhe një automjet tjetër.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 62 Lexime.
 Policia e Tiranës me anë të një deklarate për mediat bëri të ditur se janë zbardhur dy vrasjet e ndodhura disa ditë më parë në Kavajë dhe Lushnjë duke arrestuar edhe autorin e tyre.
Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça deklaroi se është arrestuar 19-vjeçari, Jurgen Kule nga Libofsha e Fierit. Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin E.I, i cili ka vdekur para një muaji pasi ka konsumuar një sasi fostoksine kanë vrarë në fillim... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 85 Lexime.
Vrasja e Marsel Sotirës është kryer vetëm në sajë të përdorjes së një vajze të re si karrem. Vetë vajza e etiketuar si “Miss Skrapari”, ka rrëfyer si u rekrutua nga Klodjan Saliu dhe momentet e fundit të jetës së Marsel Sotirës. Më poshtë pjesë nga dëshmia e vajzës:
“…kujtoj se në muajin Shkurt të vitit 1999 familje ime u transferua nga Çorovoda për në qytetin e Durrësit. Në atë kohë isha 17 vjeç. Pas një muaji që kisha shkuar në Durrës, një... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 66 Lexime.
 Një i vdekur e tetë të plagosur është bilanci tragjik i rrënimit të minierës së Bulqizës. Ajo që parashikohej nga 700 punëtorët e kësaj miniere duket se ka ndodhur tragjikisht ditën e djeshme ku për shumë se një orë i gjithë qyteti është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në orën 9 të mëngjesit. Për më shumë se një orë, gjithkush ka menduar se bilacin i viktimave si pasojë e shpërthimit të hidrogjenit do të ishtë shumë më i frikshëm. Kjo... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 63 Lexime.
 Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se një fabrikë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vaqarr. Fabrika mbante vajra makinash dhe sipas policisë ende nuk janë zbardhur shkaqet e zjarrit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 85 Lexime.
 Mediat italiane raportojnë se policia e Trevizos në Itali gjatë një operacioni ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikimin e femrave.
Mediat theksojnë se nga hetimi doli se anëtarët e bandës merrnin vajza në Rumani për t`i shfrytëzuar si prostituta në Itali.
Burimet nga policia bënë të ditur për mediat në Itali se vajzat në shumë raste merrnin fare pak nga fitimet e tyre prandaj dhe një nga vajzat për këtë arsye kishte arritur të arratisej.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime.
 Minatorët e Bulqizës kanë pezulluar punën në minierë. Vendimi vjen një ditë pas shpërthimit që i mori jetën kolegut të tyre, Naim Shyti, dhe plagosi 8 të tjerë.
Shpërthimi ndodhi mesditën e së martës në nivelin e 17 të minierës, ku mbeti i vdekur një minator dhe u plagosën 8 të tjera, 3 prej të cilëve rëndë.
Pas ngjarjes u mësua që pusi në të cilin punohej ishte nën administrimin e firmës koncesionare ACR. Task Forca e ngritur për rastin kërkoi që të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 40 Lexime.
 Një 30-vjeçar është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Kodër-Vilë, ku Shpëtim Çorja është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjarët e tij.
Sipas të dhënave të para, shkaku që e ka shtyrë 30-vjeçarin drejt vetëflijimit mendohet të ketë qenë depresioni. Shpëtim Çorja ishte divorcuar para disa kohësh nga bashkëshortja.
Mark Brunga
Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|