|
Lajme nga Kronike
Publikuar me : 17.10.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Flamur Vezaj
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka pushuar padinë civile për dëmshpërblim të prindërve të këngëtares të vrarë Elsina Hidersha, e njohur ndryshe si “Emmy”, ndaj biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i cili u dënua me kusht për vrasjen nga pakujdesia. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të togave të zeza, sipas të cilëve, më datë 10 tetor 2011 gjyqtarja Fida Osmani pushoi padinë e prindërve, pasi nuk u paraqiten në seancë e dytë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.10.2011 Ne :
Kronike - 57 Lexime.
 Materialet dhe dëshmitë e zbuluara në gjykatë për serialin e vrasjeve të “Bandës së Durrësit” hyjnë në një fazë të re. Përveç hakmarrjeve të vjetra mes grupit të Lulzim Berishës e Klodian Saliut me Marsel Sotirën dhe miqtë e tij, në skenë shfaqen emra të njohur të krimit në Tiranë si Denis Gina, Median Shehu e Ilir Bardhi, por edhe emra si Gaxhai i Vlorës. Në materialin që botohet sot tregohen atentati i dështuar ndaj punonjësit të doganave Marsel Sotira dhe... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.10.2011 Ne :
Kronike - 77 Lexime.
 Flamur Vezaj
TIRANË- Prona e familjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, e cila dyshohet se është edhe motivi i vrasjes, ka shkuar në gjyq për herë të dytë vetëm një javë përpara ekzekutimit mafioz. Përfaqësuesit ligjor të familjes Toptani, njëherazi “pretendues” të të njëjtave prona Konomi fitoi në Gjykatën e Lartë, kanë paditur për të dytën herë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke i kërkuar t’i njihen si prona të tyre 58.6 hektar tokë që... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.10.2011 Ne :
Kronike - 43 Lexime.
 Nga vendngjarja
Policia e Lezhës ka përgënjeshtruar dje lajmin e dhënë në disa media se viktimës së ngjarjes tragjike në oborrin e Gjykatës,i është gjetur një dokument i falsifikuar policie. Dokumenti që mediat i janë referuar si “dokument i falsifikuar policie” është në fakt një diplomë e organizatës ndërkombëtare ICCU, që kryen trajnime në fushën e antikrimit ekonomik. I pyetur mbrëmë në linjë telefonike nga “Shekulli” lidhur me këtë detaj të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 16.10.2011 Ne :
Kronike - 87 Lexime.
3 vetë mbetën të plagosur mbrëmjen e kaluar në një zjarr të rënë në një kompleks magazinash në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Nga mjeku i urgjencës në QSUT, Besnik Lamçe, u bë e ditur se të plagosurit kishin marrë plagë të lehta dhe nuk kishin probleme serioze.
Policia bëri rrethimin e vendit, ndërkohë që zjarrfikëse nga Durrësi e Tirana mundën të vinin nën kontroll flakët që rrezikuan edhe depozitat e naftës e gazit.
Shkak për zjarrin mësohet se ishte një... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Kronike - 82 Lexime.
 Pranvera Cufaj duke deshmuar per BBC-ne
Një familje shqiptare, e cila jeton në veri të Irlandës në Britabnin e madhe është sulmuar nga një bandë grabitësish. Sulmi ndodhi në shtëpin e Fatos Cufajt. Në momentin që banda ka hyrë në shtëpi e pranishme ishte vetëm Pranvera Cufaj, e cila sipas agjencisë së lajmeve BBC është terrorizuar nga grabitësit.
Banda ka lidhur gruan për disa orë dhe kanë rrëmbyer çdo gjë me vlerë që familja shqiptare kishte në shtëpi. “ Unë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime.
 Pesë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës si autorë të dyshuar të konfliktit me armë një ditë më parë para gjykatës së këtij qyteti.
Sipas policisë janë vënë në pranga Alban Deda, Viktor Bersheni, Ermal Lulashi, Sokol Sejdia dhe Mhill Ndreu.
Konflikti për pronën mes dy familjeve u transferua dje nga salla e gjyqit në oborrin e gjykatës, ku degjeneroi në përdorimin e armëve, çka çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Kronike - 54 Lexime.

Burime nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur se para pak orësh një 17- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje që adoleshentja kishte me prindërit. Made Shato ka marr pjesë në një festë pa lejen e prindërve. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sheqeras.
Sipas hetimeve paraprake policia bën me dije e 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pas sherrit me prindërit e saj. Festa e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Kronike - 71 Lexime.
 Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Anisa Opingarit, vajzës 24-vjeçare, trupi i të cilës u gjet i dekompozuar në Shëngjin 3 muaj më parë.
Sokol Backa, 26 vjeç, dhe Genci Bikmeta, 43 vjeç, të dy nga Fieri, u arrestuan për vrasjen në bashkëpunim të vajzës 24-vjeçare, por policia e Lezhës nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin e kryer për kapjen e tyre.
Trupi i dekompozuar i Anisa Opingarit u gjet në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Kronike - 49 Lexime.
 100 kg lëndë narkotike janë kapur nga policia e Durrësit mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:30, ndërsa në pranga ka përfunduar Ermir Skardileva, nga Tirana.
Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në pjesë të ndryshme të një autobusi dhe kishte si destinacion Italinë dhe për njëfarë kohe u bllokua edhe udhëtimi i tij.
Policia e Durrësit nuk ka dalë akoma në një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin në fjalë, por burime pranë Policisë Kufitare konfirmuan... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|