Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Lajme nga Kronike

I vuri zjarrin kullotes, arrestohet

Publikuar me : 11.10.2011 Ne : Kronike - 40 Lexime.
I vuri zjarrin kullotes, arrestohetZjarri i disa ditëve më parë në fshatin Glinë të Gjirokastrës e ka çuar në pranga 71-vjeçarin Spiro Qiro. Sipas policisë, Qiro është shprehur se i ka vënë zjarrin kullotës për ta rigjeneruar për vitn e ardhshëm, por flakët kanë dalë jashtë kontrolli, duke përpirë një sipërfaqe rreth 1 ha e duke vënë në rrezik banesat e fshatit. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dhjetëra persona për zjarrvënie të qëllimshme gjatë muajit të fundit.   Lexo te gjithe artikullin »

Vodhi lokalin ku punonte, arrestohet

Publikuar me : 11.10.2011 Ne : Kronike - 73 Lexime.
Vodhi lokalin ku punonte, arrestohetNjë 37-vjeçar u arrestua në kryeqytet për vjedhjen e një shume parash në lokalin e lojërave të fatit ku punonte. Edlir Çerepi, punonjës në një lokal të lojërave të fatit është denoncuar nga menaxheri i kësaj pike, i cili ka konstatuar se në kasafortë mungonin rreth 600 mijë lekë. Çerepi rezulton i dënuar për vjedhje edhe herë të tjera.   Lexo te gjithe artikullin »

Prokuroria Te gjitha krimet e “Bandes se Durresit”

Publikuar me : 11.10.2011 Ne : Kronike - 50 Lexime.
Prokuroria  Te gjitha krimet e “Bandes se Durresit”Flamur Vezaj Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dje në gjykatë katër dënime me burgim të përjetshëm dhe 267 vite burg për të pandehurit e “Bandës së Durrësit”. Gjatë një seance maratonë prej pesë orësh, organi i akuzës ka renditur një nga një të gjitha akuzat që rëndojnë mbi 16 të pandehurit. Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit. Fillimisht ka qenë një organizatë e vetme, por më pas është ndarë në...Lexo te gjithe artikullin »

Jepet pretenca per banden e Durresit

Publikuar me : 10.10.2011 Ne : Kronike - 59 Lexime.
Jepet pretenca per banden e DurresitSot në Gjykatën e krimeve të rënda u dha vendimi për antarët e nbandës së Durrësit. Seanca gjyqësore zgjati 6 orë gjatë së cilës është lexuar vendimi me 282 faqet e konkluzione të prokurorisë për 16 të pandehurit. Prokurori Anton Martini ka dhënë burgim të përjetshëm për drejtuesin e bandës së Durrësit Lulzim Berishën. Me burgim të përjetshëm janë dënuar dhe Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, si dhe Endrit Dokle. I pandehuri Adriatik Coli mori gjithashtu...Lexo te gjithe artikullin »

Tirane, policia sekuestron 6 kg heroine

Publikuar me : 10.10.2011 Ne : Kronike - 38 Lexime.
Tirane, policia sekuestron 6 kg heroineBurime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se në një operacion anti- drogë të ndërmarr nga blutë e kryeqytetit u bë i mundur sekuestrimi i 6 kg heroine ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 4 persona. Mësohet se sasia e drogës është kapur në zonën e Laprakës në kryeqytet, policia ende nuk ka bërë një deklaratë të detajuar në lidhje me operacionin. Pritet që policia e Tiranës të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për...Lexo te gjithe artikullin »

Pranga shqiptarit te “bandes me kallashnikov”

Publikuar me : 10.10.2011 Ne : Kronike - 40 Lexime.
Pranga shqiptarit te “bandes me kallashnikov”Mediat greke bëjnë të ditur se është arrestuar një shqiptarë 30- vjeçar i njohur dhe si kreu i “bandës me kallashnikov”. Shtetasi shqiptarë njihet me emrin “Toni” dhe është organizuesi i disa grabitjeve nënë kërcënimin e armëve të tipit kallashnikov, në supermarkete, kioska dhe qendra të ndryshme tregtare. Hetimet e para të policisë greke zbuluan se vetëm në dy muajt e fundit, “Toni” bashkë me bandën e tij kanë kryer 7 grabitje. Në momentin e arrestimit...Lexo te gjithe artikullin »

Aksident ne Fushe-Kruje, dy te vdekur e dy te plagosur

Publikuar me : 10.10.2011 Ne : Kronike - 47 Lexime.
Aksident ne Fushe-Kruje, dy te vdekur e dy te plagosurDy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident në aksin Fushë Krujë – Milot, në Thumanë. Makina me të cilën udhëtonin katër personat ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një shtëpi buzë rrugës. Si pasojë kanë humbur jetën Armando Dervishi, 23 vjeç dhe Enver Veseli, 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e tjerë. Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia...Lexo te gjithe artikullin »

Krimi ne familje, djali vret te atin me cifte

Publikuar me : 10.10.2011 Ne : Kronike - 98 Lexime.
Krimi ne familje, djali vret te atin me cifteNjë krim brenda familjes është shënuar ditëne sotme në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Mësohet se një 16-vjeçar ka vrarë me armë zjarri të atin. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku pas një konflikti, adoleshenti ka rrëmbyer çiften, duke e qëlluar të atin për vdekje. Identiteti i viktimës dhe autorit të krimit nuk janë bërë ende të ditura. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin e krimit,...Lexo te gjithe artikullin »

Motori perplaset me makinen, 2 te plagosur

Publikuar me : 10.10.2011 Ne : Kronike - 77 Lexime.
Motori perplaset me makinen, 2 te plagosur Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Yrshek, ku motori me të cilin udhëtonin dy të rinjtë është përplasur me një automjet. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia ka nisur hetimet për aksidentin.       Lexo te gjithe artikullin »

Shqiptaret ne rrjetin e trafikut me serbet dhe kosovaret

Publikuar me : 10.10.2011 Ne : Kronike - 91 Lexime.
Shqiptaret ne rrjetin e trafikut me serbet dhe kosovaret Flamur Vezaj TIRANË- Prokuroria për Krime të Rënda në kryeqytet prej një muaj ka nisur hetimet ndaj disa shtetasve shqiptarë të implikuar në trafikun e klandestinëve që përfundoi me mbytjen e varkës që transportonte 19 kosovarë, mes tyre edhe 9 fëmijë. Katër prej personave nën hetim tashmë janë të arrestuar. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të institucionit qendror të akuzës, sipas të cilëve, të arrestuarit Avni Tahiraj, Vesel Hasani, Renald Sheshi dhe Petrit...Lexo te gjithe artikullin »

Ne daten 17.01.2012  nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?






Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte



Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit